Pishina në Koçan ngelet e pambuluar

 

Projekt: Mbulimi i pishinës olimpike në Koçan

Përshkrim i projektit: Realizimi i këtij projekti do të siguroj shfrytëzim më të madh të pishinës së qytetit dhe do të jetë në dispozicion të qytetarëve përgjatë gjithë vitit. Ky projekt do të sjellë edhe efikasitet për realizimin e projektit “Mëso që të notosh” i cili financohet nga bashkësia lokale, me të cilin mbështeten edhe aktivitetet jashtëmësimore në Komunën e Koçanit. Po ashtu, me këtë projekt do të krijohen kushte për hapjen e qendrave të sporteve në ujë. Projekti që planifikuar që të sigurojë shfrytëzim ujit të ngrohtë gjeotermal. (Mjetet: 73.800.000 denarë; Burimi i financimit: PPP; Afati: vitet 2014-2016)

 

ARSYETIM

Mbulimin e pishinës së qytetit në Koçani, përndryshe pishinë e ndërtuar në vitet 1980, e premtoi Ratko Dimitrovski, kryetar i atëhershëm i Komunës së Koçanit në faqen 26 në programin e tij zgjedhor, me të cilin si kandidat i VMRO DPMNE-së kërkoi besimin e qytetarëve për mandatin e tij të dytë në zgjedhjet lokale në vitin 2013. Ai premtoi edhe ngrohjen e pishinës së mbuluar me ujë gjeotermal, ndërsa e gjithë kjo të realizohet përmes partneritetit publiko-privat (PPP). Sipas asaj të cilën e hulumtuam, premtimi deri më tani është i parealizuar, me shanse të vogla që diçka të ndërmerret në këtë drejtim deri në fund të mandatit të Dimistrovskit, deri në përfundim të të cilit mbeten edhe tre muaj.

Mbulimi i pishinës së qytetit dhe shfrytëzimi i ujërave gjeotermal  për ngrohje të saj përherë të parë i gjetëm kur planifikuan mbulimin përgjatë mandatit të parë të Ratko Dimitrovski. Me 1 nëntor të vitit 2010 ai gjatë vizitës së qytetit Mishçunov në Poloni tha që me projektin e Mishçunovit planifikohet edhe “mbulimi i pishinës së qytetit dhe në shfrytëzimi i ujërave gjeotermal nga burimet në Podllog”.

Përkrah premtimeve të Dimitrovski në programin zgjedhor në zgjedhjet lokale në vitin 2013, edhe drejtori i Agjencisë për rini dhe sport në Republikën e Maqedonisë Llazar Popovskin me 20 mars të vitit 2013 në Koçan premtoi rindërtimin e pishinës.

Pishina në Koçan do të marr pamje të re. Do të mbulohet dhe do të shfrytëzohet përgjatë tërë vitit. Do të formojmë ekip të vaterpolos, do të përkujdesemi edhe në zhvillimin e aktiviteteve të tjera sportive. Vlera e përgjithshme e mbulimit të pishinës do të rrotullohet rreth 2 deri në 4 milion euro të cilat do t’i sigurojë qeveria, Agjencia dhe Komuna si dhe nëpërmjet partneritetit publiko-privat, përfundon Popovski.

Në llogaridhënien e VMRO DPMNE-së të dhënë me 20 mars të vitit 2016 nuk përmendet se diçka është ndërmarr ose se janë ndarë mjete për këtë projekt.

Siç mundëm që të sigurohemi duke hulumtuar nëpër faqet e mediumeve lokale, deri në prill të vitit 2016 nuk ka asnjë shenjë për mbulim të pishinës dhe sjelljen e ujit gjeotermal. Televizioni 8 me 1 prill të këtij viti emeton kronik të premtimit të Dimistrovskit, duke theksuar se deri më tani nuk është ndërmarr asgjë. Transmetohet edhe përgjigja e kryetarit të komunës së Koçanit për pyetjen në këshill, në të cilën ai thekson se është e mundur që ky projekt të mbetet i parealizuar.

Investimi i cili u tregua si zhvillim kapital në sport dhe rekreacion në qytete, sikur mbeti i harruar, ndërsa i pari i Komunës në një pyetjet në këshill nuk dha një përgjigje shumë shpresëdhënëse. 

– Nuk parapamë mjete komunale për mbulimin e pishinës së qytetit, siç qëndron në program. Ka mundësi që të mbetet i parealizuar, përderisa nuk do të gjendet një investitor i cili do të shfaq interes, tha Ratko Dimitrovski, kryetar o Komunës së Koçanit. 

Televizioni 8 edhe më tej mbetet në këtë pyetje, ashtu që me 2 nëntor këtë vit emeton kronik për sesionin e dytë të forumit buxhetor, në të cilin qytetarët japin propozimet e tyre me prioritet për realizim, në të cilin përmendet edhe “si prioritet të jetë edhe pishina e mbyllur, me shfrytëzim të ujit të ngrohtë, gjeotermal”. Prej këtu shohim se nuk janë ndërmarr hapa për realizim të këtij premtimi të Dimitrovskit.

Kërkimi i shpejtë në ueb-faqen e Komunës së Koçanit na çoi deri te informacioni që prej 2 nëntorit të këtij viti deri më tani nuk është ndërmarr asgjë për realizim të këtij premtimi të Dimistrovskit për mbulim të pishinës së qytetit dhe për sjelljen e ujit gjeotermal për ngrohje të tij. Të rikujtojmë se me 1 prill të këtij viti Dimitrovsi potencon se është e mundur që të mos kryhet mbulimi i pishinës. Për atë, këtë premtim të Dimistrovskit të dhënë në zgjedhjet lokale në vitin 2013 e vlerësojmë si të parealizuar.

 

BURIME

 

Vlerësuar nga: Sasho Spasoski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *