Pishina e madhe në Kavadar mbeti vetëm një dëshirë për banorët e saj

Pishina nuk u zgjerua në Aqua park. Foto: printscreen.

 

Ndërtimi i Akua parkut, në  kuadër të pishinës së qytetit në rrugën e koncesionit ose PPP
Projekti do të realizohet me dhënien e pishinës me koncesion ose përmes partneritetit privato- publik. (Afati i realizimi: 2015-2016)

 

ARSYETIM

Aleksandër Panov, i cili në zgjedhjet lokale të viti 2013 si kandidat i VMRO DPMNE luftoi për mandat të dytë si kryetar i Komunës së Kavadarit, në faqen 52 të programit të tij zgjedhor, në pjesën Turizmi, premtoi ndërtim të Aqua Parkut në Kavadar në kuadër të pishinës së qytetit. Ai theksoi se do t’i jepet pishina me koncesion kompanisë e cila do të ndërtojë pishinën, ose me anë të partneritetit publiko-privat. Afati që është dhënë në premtim është vitit 2015 ose 2016, ndërsa pas disa adresimeve më pas, ai afat me precizitete do të caktohet viti 2015. Është fakt se jemi më pak se një muaj e gjysmë nga kalimi i afatit të dhënë nga Panov (fundi i vitit 2016), ndërsa për Aqua Parkun siç mësuam duke hulumtuar, nuk ka asnjë gjurmë, prandaj premtimin e vlerësojmë si të parealizuar.

Në kuadër të fushatës, në mitingun parazgjedhor në Kavadar me 19 mars të vitit 2013, Panov duke arsyetuar premtimin, thotë se pishina është kthyer nën qeverisjen e Komunës së Kavadarit dhe me vullnetin e qytetit, do të transformohet në Aqua Park.

“Në kohën e mandatit tim arritëm që këtë objekt, pishinës e qytetit t’ia kthejmë qytetit, i cili më shumë se 20 vite iu dha disa personave nga Shkupi për përdorim. Kjo qeverisje lokale është një rrugë që nëpërmjet aneksit të kthejë nën qeverisje. Sipas vullnetit të qytetarëve do ta transformojmë në mini Aqua park. Ajo është pjesë edhe e programit tonë dhe do ta realizojmë në periudhën e ardhshme” tha Panov.  Rreth aqua parkut ai informoi se tani për tani ka vetëm vendim paraprak, përderisa projekti do të realizohet përmes partneritetit publiko-privat, Panov lajmëroi se shumë përmbajte do të jenë në funksion të rekreacionit të banorëve të Kavadarit. 

Premtimin e njëjtë mund ta dëgjojmë edhe video incizimin e deklaratës, të vendosur në YouTube në kanalin e Aleksandër Panov me 20 mars të vitit 2013. Në këtë deklaratë Panov premton shumë elemente , si trampolina, pishinë për fëmijë, kafene dhe restorante, si dhe vende të tjera për rekreacion.

Me 28 dhjetor të vitit 2013 është caktuar buxheti i Komunës së Kavadarit për vitin e ardhshëm, vitin 2014, përgjatë të cilit Panov informon se do të ndërtohet edhe aqua parku. Një vit prej fillimit zë mandatit të dytë, në intervistën e 5 marsit të vitit 2014, Panov shprehet se është në përfundim përpunimi i qëndrueshmërisë ekonomike për shndërrim të pishinës olimpike në Aqua Park.

Në pritje të hapave të partë të këtyre paralajmërimeve, gjejmë lajmin se prej 30 qershor të vitit 2014 dhe përgjatë sezonit veror të po atij viti pishina do të funksionoj normalisht, ndërsa një vit më pas, gjegjësisht në vitin 2015, ajo do të rregullohet në Aqua Park, dhe do të filloi procedura për partneritet publiko-privat. Ky në të vërtetë është afati i dytë preciz për përmbushje të premtimit që Panov e jep.

Përllogaritim se këtë vit do e humbasim sezonin nëse hyjmë prej tani në partneritet publiko-privat dhe për këtë vendimin i fundit i këshillit ishte që pishina t’ju drejtueseve të sallës sportive Jasmin. Diku ka shtatori, kur do të përfundojë sezoni, do të filloi edhe realizimi i projektit për partneritet publiko-privat, tha kryetari i komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov dhe deklaroi se koncepti për Aqua Park ende qëndron. 

Por edhe sezoni veror i vitit 2015 në Kavadarci kaloi pa aqua parkun e premtuar. Me 10 gusht të vitit 2015, Panov në një bisedë televizive thotë se planifikon që pishina dhe aqua parku do të mbulohen, që të mund të shfrytëzohen përgjatë gjithë vitit, ndër nxënësit e shkollave të mesme do të mund ta shfrytëzojnë falas. Panov tregon edhe një detaj interesant – se ende nuk është shkruar tenderi për partneritet publiko-privat, ndërsa Këshillin i Komunës së Kavadarit e mbështeti studimin për partneritet publiko-privat.

Jo shumë vonë morëm vendim në këshillë me të cilin afirmuam studimin për partneritet publiko-privat. Në këtë moment ky studim dhe i gjithë procesi është para këshillit për prokurime publike. Me miratimin e parë ne do të nënshkruajmë tenderi për gjetjen e partneritetit prej të cilit nga pishina olimpike e tanishme do të bëhet aqua park, gjegjësisht pishinë e cila do të shfrytëzohet gjatë gjithë vitit, ndërsa me atë nxënësit e shkollave të mesme do të mbajnë orë pa pagesë – deklaroi Panov. 

lajmin për seancën solemne të Këshillit të Komunës së Kavadarit, e mbajtur me 7 shtator të vitit 2015, me rastin e Ditës së çlirimit të Kavadarit, është transmetuar deklarata e kryetarit të komunës se është duke u punuar për procedurën e tenderit.

Ai gjithashtu lajmëroi para të pranishmëve për punën dhe angazhimin e ndërtimit të kopshtit të fëmijëve, ndërtimi i Aqua Parkut procedura për tender e të cilit është në proces, vazhdon me ndërtimin në afërsi të lumit, ndërtimi i  OJQ Qendër është duke u realizuar, ashensori për persona me aftësi të kufizuar si komuna e parë në Maqedoni me një të tillë dhe përfundimi i rindërtimit të disa shkollave fillore dhe të mesme. 

Më pas vështirë se gjenden informata për aqua parkun e premtuar. Në pjesën “Projekte të përgatitura“, “Projekte të realizuara” dhe “Projekte në realizim” në ueb faqen e Komunës së Kavadarit nuk gjejmë as edhe një informacion për aqua parkun. Lisitmi në pjesën Ngjarje duke shkuar mbrapa deri në 2 korrik të vitit 2015 nuk na dha asnjë informacion për Aqua parkun.

Por në sistemin elektronike për prokurim publik gjetëm lajmërim për anulim të procedurës për Marrëveshje të vendosjes së partneriteti publiko-privat për rindërtim dhe ndërtim të pishinës së mbyllur olimpike, pasi që asnjë ofertues nuk i është përgjigjur thirrjes. Lajmërimi është prej 11 korrikut të këtij viti. Informata të tjera në sistem nuk gjetëm.

Listimi i numrave në “gazetën e Kavadarit“, informatori i Komunës së Kavadarit, prej 1 korrikut të vitit 2016 deri në 4 nëntor të vitit 2016 gjithashtu nuk na çoi në asnjë informacion për Aqua Parkun.

Afati për realizim të këtij premtimi parazgjedhor të Aleksandër Panovit është më pak se një muaj e gjysmë, ndërsa deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë konkrete, përveç shpalljes së publikuar për Marrëveshje për partneritet publiko-privat, nga i cili kanë heq dorë, gjë tjetër nuk ka, për këtë arsye, këtë premtim e vlerësojmë si të parealizuar.

 

BURIME

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.