Pikërisht VMRO-DPMNE krijoi shtetin partiak

Aleksandar Nikolloski harron praktikën e VMRO-DPMNE-së. Foto: screenshot.

Заев и сите други функционери на СДСМ, повеќе пати изјавија дека нема потреба вработените во инстиуциите и во администрацијата да стравуваат за своите работни места, оти бркање нема да има во смисла на нови партиски вработувања и дека „никој нема да настрада“

 

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, në një intervistë më të gjatë për “Radio Sllobodna Makedonia”, mes tjerash deklaroi edhe këtë në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë: 

Plani i LSDM-së është që të mos ofrojë projekte të cilat do të përmirësojnë jetën në Republikën e Maqedonisë, edhe pse kështu titulloje Programi. Por plani përbëhet nga tre pjesë praktike: revansh, procese të montuara politike dhe okupim partiak të institucioneve. 

 

ARSYETIM:

Deklarata e Aleksandar Nikolloskit është tërësisht e pavërtetë. Ai nuk ofroi asnjë argument, përveç nëse për argumentim nuk i marrim fjalët e tij se “këtë e flet Zaev që para 4-5 viteve në Vallandovë në mitingje kur tha se do të përjashtojë nga puna, që nga pastruesja deri te ministri dhe se do t’i “han të gjallë” dhe se “më pas të njëjtën e ka thënë edhe me Stevo Pendarovskin si kandidat për president”. 

Me gjithë respektin ndaj kujtesës dhe informacioneve të Nikollovskit, kërkimet në internet për Pendarovski nuk mund që të vërtetohen, ndërsa, për sa i përket deklaratës së Zaevit, ai vet disa herë është nxjerr nga kontesti edhe pse nuk ka qenë ashtu. Ja të themi se Zaev është nxjerr prej asaj deklarate. Njeriu, si politikan mund edhe të ketë menduar ashtu para disa viteve. Tani është viti 2017, ndërsa Zaev së bashku me shumicën parlamentare pret që të merr mandatin për të formuar qeverinë e ardhme, dhe tashmë e ka të prezantuar edhe programin e asaj qeverie.

Nëse listohen dhe lexohet programi, do të shihet se se askund nuk ekzistojnë as tekstualisht, as nga ana thelbësore, ata pjesë dhe qëllime të cilat Nikolloski ja etiketon Zaevit dhe LSDM-së, por është pikërisht e kundërta.

Përveç kësaj, edhe Zaev dhe funksionarët e tjerë të LSDM-së, shumë herë deklaruan se nuk ka nevojë që të punësuarit në institucione dhe në administratë që të kenë frikë për vendet e tyre të punës, sepse largimi nga puna nuk do të ketë kuptimin e punësimeve të reja partiake dhe se “askush nuk do të vuaj pasojat”.

Vet Zaevi, por edhe të tjerët, kanë vendosur vijën e kuqe për ato që kanë kryer veprime të paligjshme: “nëse diku ka vendosur nënshkrim në diçka të paligjshme, do të përgjigjet”. 

Analistët dhe ekspertët në këto fjalë shohin qëllimin e një administrate publike profesionale dhe shtetërore, dhe jo si qëllim “okupimin partiak të institucioneve”, diçka që, nga ana tjetër kjo gjë shumë lehtë mund që t’i përshkruhet VMRO-DPMNE-së gjatë kohës së qeverisjes së saj me institucionet, sepse kjo është konstatuar në shumë raporte relevante dhe nota të institucioneve dhe organizata vendore dhe të huaja, si Komisioni Evropian ose Stejt Departamentit Amerikan.

Edhe po të mos eksitonte asnjë nga këto raporte, opinioni mban mend “defterin e Gordes“, ish shefen e ministrisë së brendshme nga VMRO-DPMNE, Gordana Jankullovska. Nga “bombat” të cilat i publikoi opozita, shihet partizimi i tërësishëm i institucioneve, pa marr parasysh nëse bëhet fjalë për punësim të inxhinierëve për program bërthamor në REK Manastir ose për zgjedhje të studimeve në tre shkallë të gjykatës.

Për këtë, në pjesën më të madhe të opinioni proceset gjyqësore janë të vlerësuara si të “montuara”, por çdo herë kur bëhet fjalë për “kundërshtarët” politik ose biznesor të VMRO-DPMNE-së, ose, në ata kur janë akuzuar funksionarë të partisë, siç ishte rasti me “Bankën e Maqedonisë”.

Prej këtu edhe lajmet e LSDM-së dhe qeverisë së ardhshme se do të bëhen reforma nga themeli dhe riorganizim të gjyqësorit dhe prokurorisë, si e drejtë legjitime që t’a ofrojë çdo subjekt politik, veçanërisht nëse qeveria gjyqësore është vlerësuar me nota katastrofale edhe nga ekspertët e vendit edhe nga Unioni Evropian. Por, ky nuk është revansh, sepse ky është kusht kryesor për hapjen e bisedimeve për hyrje në Unionin Evropian.

Bazuar nga kjo, deklaratën e Nikollovskit ë vlerësojmë si tërësisht të pabaza dhe të pavërtetë. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.