Përzgjedhje të shkrimeve të Vllado Gjorçev nga viti 2016

Vllado Gjorçev. Foto: Koleksion personal. Fotomontazhi: funphotobox.com Shkrime të lidhura me FJALA NË FUNKSION TË DEMAGOGJISË: Zgjedhje e teksteve në vitin 2016 zgjedhje e shkrimeve të Sasho Spasoskit në vitin 2016 Zgjedhje e shkrimeve të Olivera Vojnovska në vitin 2016 Heshtja parazgjedhore Projektet e "Metamorfosis" në TV emisionin "360 Shkallë" në Alsat-M

 

 

Ministri më ekspert se institucionet relevante për hetim të kualitetit të ujit (13.07.2016)

Deklaratën e Todorov se rezulatatet të cilat janë bërë janë të sakta, por janë keqinterpretuar, gjegjësisht në kontekst të rregullave të cilat nuk i zbatohen nga Unioni Evropian, gjegjësisht janë bërë matje të cilat janë krahasuar me parametra të cilat nuk janë të përdorshme në BE, e vlerësojmë si jo konsekuente. 

 

Këshilli gjyqësor nuk guxon që të jua ul pagat gjithë kolektivit përnjëherë  (08.072016)

Sipas sekretarit gjeneral të Sindikatës së të punësuarve në administratë, në organet gjyqësore dhe shoqatave e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë (UPOZ), Tërpe Dejanoski, ky është edhe një tentimi i radhës që të ndërpritet greva në administratën gjyqësore dhe tentim që të tërhiqet vëmendja prej problemeve të nëpunësve në gjyq  

Kërcet Përzhino 2 ose ngjishet Përzhino 1?! (04.07.2016)

Nuk duhet të kërkojmë marrëveshje të re, por duhet të realizojmë atë ekzistuese. Nuk ka kohë për t’u humbur. Qëllimi është që të zbatohet, jo që të shtyhet. Me rëndësi është që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike me mediume të reformuara dhe listë zgjedhore të pastruar. Do me thënë, të funksionojnë të gjitha elementet nga Marrëveshja e Përzhinos – thotë Radmilla Sheqerinska për Vërtetmatësin.

 

Shkolla e mesme “Koço Racin ende pret për ndërtesën e re (24.06.2016)

Duke pasur parasysh se afati për realizim të projektit të theksuar në programin e Mitrovskit (dhjetor 2013) ka skaduar, duket se do të ndodh edhe deri në fund të këtij viti (2016), kur është projektuar afati për përmbushje të tij të dhënë në Programin e Trajanovskit, këtë premtim e vlerësojmë si të parealizuar.

 

Si u zhdukën shërbimet e huaja nga fjalori i Gruevskit (08.06.2016)

Një vit e gjysmë pas fillimit të krizës në Maqedoni, “shërbimet sekrete” u zhdukën nga fjalori i Gruevskit. Në asnjë paraqitje publike (që ishin shumë) asnjëherë më nuk i përmendi detajet të cilat i dha ish kryeministri në ditën e fundit e të janarit të vitit të kaluar.

 

Principi i pandëshkueshmërisë vazhdon edhe më tej (28.05.2016)

Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse vendimi më i fundit i Ivanov do të ketë efekt. Reagimet e para tregojnë se gjendja do të ngel e njëjtë, e kjo do të thotë se protestat do të vazhdojnë ndërsa LSDM do të kërkoj anulim të plotë të faljes. Sidoqoftë, siç konfirmon profesoresha Gordana Siljanovska, po të ndodhte kjo në fillim nuk do të pësonte kaq shumë dëm shteti.

 

 

Gruevski nuk dëshiron që të sheh faktet e PSP-së për “Kosmos”(25.04.2016)

Duke pasur parasysh gjithë këtë mund të arrihet në përfundim se deklarata e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në të dy segmentet: PSP është institucion nën kontroll të plotë të LSDM-së, me qëllim të rrënimit të imazhit të tij dhe të udhëheqësisë së partisë; Prokuroria Publike Speciale nuk ka sjell asnjë fakt ligjor minimal, është e pavërtetë.

 

Ndalesa për publikim të listës zgjedhore me një serë kontradiktash (06.04.2016)

Që të arrihet pajtueshmëri me parimin për mbrojtjen e të dhënave personale masë e mjaftueshme mbrojtëse do të ishte secili qytetar të ketë qasje te lista zgjedhore me fjalëkalim të cilin vetë do ta krijonte, por edhe të sigurohet anonimiteti i një pjese e të dhënave. (numri, hyrja, banesa) të cilat janë publike nëse kërkon me emër dhe mbiemër

 

Janeva nuk e ka për detyrim që të paraqitet në Kuvend, por vetëm të paraqes Raport (22.03.2016)

Nga kjo mund të vërtetohet se deklarata e deputetit Vllatko Gjorçev në të cilën thotë: ikja nga Parlamenti është ikje nga vetvetja dhe nga obligimi për të paraqitur Raport, është e pavërtetë.

 

Rëndësia dhe ndikimi i sektorit civil nuk matet me masivitet  (17.03.2016)

Duke pasur parasysh këtë analizë, mund të konstatojmë se deklarata e Mirçevit: “Kur ka burime të huaja me siguri ato japin direktiva se çfarë duhet të punosh, në çfarë konkluzionesh duhet të vinë shoqatat civile, ose organizatat jo qeveritare, të cilat nuk kanë anëtarë, ndërsa thirren në emër të sektorit civil”, me një fjalë është jo konsekuente.

 

Daniella Rangellova: Tre të pavërteta në një deklaratë (029.02.2016)

Në shtet dihet se kush arreston. Dhe në asnjë moment nuk është LSDM, Aq më pak, Katica Janeva. Me urdhër të Prokurorisë janë të paraqitura propozime për arrestim atë atyre, për të cilët hamendësohet. Ajo që ministri i Punëve të Brendshme është nga radhët e LSDM-së, nuk do të thotë se “partia arreston”. 

 

“Bombat” zbuluan: Zgjedhja e emrit është kërkuar vazhdimisht dhe në tavolinë ka pasur numër të madh kompromiseve (28.01.2016)

“Bombat” e opozitës, e cila ka të bëj me bisedimet për emrin është shumë pak e analizuar në opinion dhe në mediume. Dhe kjo me siguri, do të mbete kështu edhe në të ardhmen sepse rrallë kush dëshiron që të flet publikisht për këtë temë. Por, edhe vet bisedat e përgjuara ofrojnë mjaftueshëm informacione që të dihet se çka ka bërë udhëheqësia maqedonase në këtë drejtim. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.