Përzgjedhje e shkrimeve të Olivera Vojnovskës të vitit 2016

Olivera Vojnovska. Foto: koleksion privat. Fotomontazhi: funphotobox.com

 

 

Kundëspin: Gruevski sulmon deputetët, VMRO-DPMNE pyet se kush i ka kërcënua?!(23.12.2016)

Partia qeverisëse duhet që të kërkoj “shembuj konkret” për atë se kush ka dërguar porosi kërcënuese ndaj ambasadorëve në oborrin e vet. Aty do të gjej jo vetëm një shembull, por më shumë shembuj, ndërsa më origjinali është i atij i cili ka timonin e partisë

 

Kundërspin: Zaev ose Gruevski, kush e mban peng Maqedoninë? (29.11.2016)

Është mjaftë interesant se si Gruevski e anashkalon rolin e tij dhe rolin e partisë së tij dhe fajtorin për situatën në të cilën gjendet shoqëria e gjen te opozita, gjegjësisht te Zaev! Edhe pse, lë shumë për të dëshiruar , se si ish kryeministër i dekadës së kaluar e ka praktikuar pushtetin, si i ka kryer detyrat të cilat i ka pasur sipas Kushtetutës, cilat janë liritë demokratike dhe të drejtat e qytetarëve, gjendjen e mediumeve…

 

Ndërtimin e gjashtë autostradave VMRO-DPMNE e premtoi tre herë (24.11.2016)

Pjesët e autostradave: Demi Kapi – Smokvicë, Milladinovcë – Shtip, Kërçovë – Ohër, Gostivar dhe Ohër, Trebenishtë – Strugë dhe Shkup – Bllace, i premton në tre cikle zgjedhore edhe atë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në vitin 2011, në zgjedhjet parlamentare në vitin 2014 dhe tani, për zgjedhjet e caktuara me 11 dhjetor të këtij viti (2016).

 

Kundërspin: Bumin investues, dhe spiunët i sheh vetëm qeveria! (15.11.2016)

Për atë se si është fotografia reale dhe sa dobi ka Maqedonia nga “bumi investues” mjaftueshëm tregojnë rezultatet e hulumtimit të Qendrën për analiza ekonomike (të publikuar në shkurt të vitit 2016), sipas të cilave një vend i ri i punës në kompanitë e huaja të cilat gjenden në zonat  teknologjike-industriale shtetit i kushton 21.000 euro

 

Kush do t’i heq paditë e fëmijëve të cilët nuk kanë mbiemra të “njohur” (28.10.2016)

Nëse para njëzet viteve personat udhëheqës partiak në pushtet i kanë mbyllur sytë para shkeljeve të “djalit të ish ministrit”, tani nuk lihet hapësirë për të shprehur habi për shkak të mistifikimit të dikujt dhe rolin e ndërtimit të kultit të “familjes”, ndërsa aq më pak të shprehim habi për rrënimit të institucioneve dhe mosfunksionimit të rendit ligjor. 

 

 

Kundërspin: Fetai flet për fakte, ministrja për thashetheme (21.10.2016)

Ministrja e shtrembëron te vërtetën dhe pohon që bëhet fjalë për teza të paargumentuara dhe thashetheme me prapavijë politike (opozitare), por në të njëjtën kohë përgjithëson, andaj akuzat për keqpërdorimet i lidh me gjithë Ministrinë, edhe pse PSP përgjegjësin e hedh ndaj personave konkret (duke mos i emëruar). 

 

Qeveria nuk është e “pafajshme” për vërshimet në rrethinë të Shkupit! (19.08.2016)

Dy institucionet kyçe në sistemin për menaxhim me krizat – QMK dhe DMSH, janë nën kontroll të qeverisë dhe ajo assesi nuk mund të mohohet dhe të del e “e pafajshme” për vërshimet në rrethin e Shkupit, por, sipas çdo logjike ajo është më përgjegjëse dhe duhet të qëndrojë në maje të piramidës për sa i përket përgjegjësisë.

Përparësi: Mjekësia ligjore për herë të parë për vërshimet në Shkup (12.08.2016)

Viktimat e përmbytjeve duhet që t’i kontrolloj profesionisti i Mjekësisë ligjore që të mund të thuhet nëse ka dhunë ose jo, Njerëzit janë varrosur duke mos u përcaktuar arsyeja e vërtetë e vdekjes nga ana e profesionistëve, thonë nga Instituti për mjekësi ligjore 

 

KUNDËRSPIN: Teuta Arifi tani i ka parë kuajt prej bronzi në Shkup! (05.08.2016)

 Shumë herë deri më tani ka pasur mundësin për të reaguar për atë që partneri i koalicionit shpenzon parat për kuajt prej bronzi. Atë ka mundur ta bëj edhe kur ka qenë deputete, kur ka udhëhequr me funksionin zëvendës-ministër, por edhe si kryetare e Komunës së Tetovës. Aq më tepër që ajo është një prej katër nënkryetarëve të partisë që i përket. 

 

Nuk është e njohur se Mijallkov dhe Jankulloska kanë refuzuar faljen e Ivanovit (30.05.2016)

Bëhet fjalë për deklaratën e shefit të diplomacisë Nikolla Popovski, të cilën e dha ai në një intervistë të ashpër e cila udhëhiqej nga gazetari i Deutsche Welle, Mishel Fridman. Në këtë deklaratë Popovski vërteton se ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska dhe ish drejtori i Drejtorisë për Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, kanë kërkuar nga Gjorgje Ivanov që të tërheq abolimin e tyre. 

 

VMRO-DPMNE merr “kthesa” për detyrimet nga Përzhino (22.04.2016)

Kur Dimovski thotë se partia e tij nuk i ka përmbush kushtet të cilat dalin nga Marrëveshja e Përzhinos, aspak nuk i përmend kushtet kyçe për dalje nga kriza politike, dhe ata janë: pastrimi i listës zgjedhore, reforma në mediume, sundimi i të drejtës dhe pavarësia e punë në institucionet shtetërore – ndarjen e partisë nga shteti. 

 

Ivanov, përsëri, fali krimin zgjedhore (13.04.2016)

Rasti i parë për të cilin Prokuroria Speciale në Nëntor të vitit 2016, filloi procedurë hetimore dhe kërkoi masën e paraburgimit për 8 persona,është (Titanik) dhe ai ka të bëj për disa lëndë që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Atëherë prokurorja Fatime Fetai, në konferencë për shtyp në PSP theksoi që ” është hapur procedurë hetimore për krim të organizuar, shkelja e të drejtës zgjedhore, shkelja e lirisë së përcaktimit të zgjedhësve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, zhdukje e materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të kampanjës zgjedhore në vitin 2012“.

 

Dil Zhernovski në tarracë! (31.03.2016)

Në periudhën e kaluar Zhernovski shumë herë lajmëroi rrënimin e pjesës kontestuese, por përsëri, kjo deri më tani (31.03.2016) nuk ndodhi. Ashtu që, deklaratën e tij e vlerësojmë si jo konsekuente. 

 

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.