Përzgjedhje artikujsh nga viti 2016 të gazetarit Teofil Bllazhevski

Teofil Bllazhevski. Foto: koleksioni personal. Fotomontazhi: funphotobox.com

 

Edhe po të ketë qeveri të re, deri te reforma serioze mund të arrihet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të reja (28.12.2016)

Nëse qeverinë e formon VMRO-DPMNE nuk duhet që të pritet ndonjë angazhim për reforma, duke pasur parasysh sjelljen e tyre të deritanishme. Nëse VMRO-DPMNE nuk do të ketë sukses dhe qeverinë do ta formon LSDM, do të ballafaqohemi me qeveri me “sovranitet të kufizuar”, sepse për zbatimin e reformave kyçe, për sa i përket gjyqësorit ose kontrollit të komunikimeve, duhet dy e treta e shumicës. Prej këtu, janë të domosdoshme zgjedhje të reja për shumicë të qëndrueshme

Kundërspin: Nata e gjuhës së urrejtjes (16.12.2016)

Që të kalohet nga festa në luftë, kufiri është i hollë. Është kohë që duhet të ndalojë retorika e mbushur me gjuhë të urrejtjes dhe përçarjes, ndërsa një prej mënyrave për të parandaluar këtë është që prokurori shtetëror publik të filloj procedura për ata që përdorin këto elemente destruktive në fjalimet e tyre

Kush fshihet dhe kush kërkon duele televizive në Republikën e Maqedonisë (1990-2016) (07.12.2016)

Politikani i parë maqedonas i cili kundërshtoi një duel televiziv ishte Kiro Gligorov në zgjedhjet presidenciale në vitin 1994 me deklaratat se “politika për të nuk është teatër”. Nikolla Gruevski, kryeministri me stazh më të gjatë në historinë e Republikës së Maqedonisë, nuk e konsideron si opsion të denjë që të prezantohet në televizion

Kundërspin: Trajko Vejlanovski me përkufizim hipokrit për interesin kombëtar (24.11.2016)

Është e vërtetë, siç thotë Veljanovki, se do të zgjidhet mes konceptit i cili ofron siguri dhe mbrojtje të interesave më të larta kombëtare dhe koncept i cili çon kah shkatërrimi i shtetit. Vetëm edhe përkufizohet saktë, se cilat janë interesat më të larta kombëtare, dhe cila është ajo hipokrizi e cila fshihet pas tyre

Kundërspin: Karaxhovski bind opinionin që as nuk dëgjon, as nuk sheh (17.11.2016)

Ekzistojnë një numër i madh i argumenteve që gjyqësori në Maqedoni vuan nga politizimi, për këtë arsye është e papranueshme që kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, të bëj opinionin në Maqedoni, de fakto, të verbër, të shurdhër dhe pa tru për të menduar duke pretenduar që një gjë e tillë nuk po ndodh, madje duke insistuar në të kundërtën

Kundërspin: Gruevski realizoi edhe atë të cilën nuk e premtoi – u bëmë vend jo i lirë (11.11.2016)

Fjala e dhënë e Nikolla Gruevskit dhe VMRO DPMNE-së kanë peshë sepse realizojnë pjesërisht atë që e premtojnë. Por, pesha më e madhe del nga ajo kur realizojnë plotësisht atë që nuk e kanë premtuar. Për shembull, regresi i demokracisë dhe të drejtat dhe lirit e njeriut, rritja e borxhit publik dhe lufta sa për sy e faqe kundër korrupsionit, ndryshim i  pamjeve të qyteteve deri në atë shkallë që të mos njihen si ishin dikur, e kështu me radhë

Kundër-spin: Spasov vetë u thye duke treguar përralla për fëmijë (03.11.2016)

Pas 5 ditësh nga ngjarja e cila shkaktoji interes të gjerë në opinion, sepse bëhet fjalë për dyshime të keqpërdorimit të pronës shtetërore dhe parave, si dhe për sjelljen e papërgjegjshme të funksionarit të lartë të administratës shtetërore dhe partisë në qeveri, zëvendës ministri Dime Spasov dha një intervistë të shkurtër, me të cilën jo vetëm që i konfirmoj dyshimet, por edhe u mundua që të shfrytëzoj ngjarjen për kampanjë politike.

Vanhojte: Gruevski dhe Zaev së bashku dhe pa negociata vendosën për afatin prej 18 muajve në Ligjin për PSP-në (27.10.2016)

Vërtetmatësi së bashku me agjencinë META, erdhën deri te disa përgjigje rreth disa detajeve të panjohur për Ligjin për PSP-në, për disa rregulla të cilat vlerësohen si pengesa reale në punën e Prokurorisë. Sipas dëshmitarit Piter Vanhojte, ndërmjetësuesi belg i cili insistonte që liderët partiak të respektojnë fjalën e dhënë – Ligji në versionin e parë ka qenë pa afat, ndërsa afatin e tanishëm e caktuan Gruevski dhe Zaev, pa ankesa edhe përgjatë paralajmërimit të rij se afati është shumë i shkurtër. 

Kush për dhjetë vite po bën spastrime partiake dhe “i han të gjallë njerëzit”! (26.10.2016)

Jo njëherë, por shumë herë anëtarët në LSDM kanë deklaruar dhe nënshkruar platforma se do t’i pranojnë dhe nuk do t’i përjashtojnë të punësuarit shtetëror dhe në administratë publike në bazë të përcaktimit partiak.

Kundër-spin: VMRO DPMNE gjeneroi krizën, LSDM e nxori në sipërfaqe (17.10.2016)

Në pjesën e fjalimit të liderit të partisë qeverisëse, Nikolla Gruevskit, për krizën politike, kishte fakte te shtrembëruara në mënyrë të ashpër në dy drejtime të përgjithshme – ajo që LSDM është shkaktare e krizës dhe se qëllime finale kanë qenë ridefinimi i shtetit. Faktet e flasin të kundërtën, ndërsa Gruevski spinon

Për gjithçka që u ra dakord, VMRO-DPMNE bëri obstruksione, posaçërisht ndaj PSP-së (04.10.2016)

Shumë herë gazetarët, politikanët, organizatat joqeveritare, organizatat ndërkombëtare, përfaqësues të huaj diplomatik, kanë thënë se VMRO DPMNE bënte pengesë në  pjesën më të madhe të detyrimeve të Marrëveshjes së Përzhinos. Ky ka qenë edhe arsyeja kryesore që dy herë erdhi deri te anulimi i zgjedhjeve me vlerësim nga të gjithë (përveç se nga VMRO DPMNE), se nuk janë përmbushur kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve

KUNDËRSPIN: Obstruksionet e sistemit kundër PSP-së për Dimovskin qenkan paaftësi e Janevës?! (26.09.2016)

Pas Janeva ju tregoi qartazi se ekziston një numër i madh i obstruksioneve nga ana e institucioneve dhe organeve shtetërore në lidhje me punën e saj, përgjatë asaj dhe duke shtuar katër shembuj konkret, deputeti i VMRO DPMNE-së dhe shefi i grupit të deputetëve të kësaj partie, Ilija Dimovski, deklaroi se pranon që “lëndët janë boshe” dhe se bëhet fjalë për paaftësi të Janevës dhe PSP-së. Ky lloj i ashpër i shtrembërimit të fakteve nuk është asgjë tjetër përveç se spin i dukshëm

VMRO DPMNE vs. PSP: Kundër fakteve me gjuhën e urrejtjes (16.09.2016)

Kjo deklaratë, e cila nuk është e vërtetë duke u bazuar në fakte, veçanërisht që karakterizohet edhe me elementet të maskuara të gjuhës së urrejtjes, që shihen pikërisht në dy pasazhe të cilat do t’i citojmë. Që mund të vlerësohet si e tillë, flasin disa dokumente të cilat përmbajnë definicione dhe qëndrime doktrinë, të cilat vinë nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht neni 10, më pas propozimet e Këshillit të ministrave në Këshillin e Evropës dhe nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, e cila në praktikën e saj ka mjaftueshëm gjykime për veprat në të cilat bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes

Ka vend për frikë – nuk e dimë se si është ndërtuar para 20 viteve (13.09.2016)

Ashtu siç theksojnë personat profesional, përfshirë këtu edhe Garevskin dhe Markovskin, pjesë prej atij ligji dhe propozimet ose rregulla si regjistrime nënligjore në lidhje me aspektin seizmologjik, u zhdukën ka fundi i fundit të viteve të tetëdhjeta, ndërsa Republika e Maqedonisë deri në vitin 2005 nuk ka shkruar ndonjë të ri, të përshtatshëm me kushtet e reja në Ligjin për ndërtim. Dokumenti i parë është sjellë në vitit 2005.

Kundërspin: “Me kërkesë të qytetarëve” shihet “mbretëria” e Gruevskit (02.09.2016)

Referimi, informimi, analizimi, konvertimi i mjeteve dhe vendimeve të tjera që i imponon Gruevski si lider i partisë me ministrat e tij dhe funksionarët tjerë, ndërsa përzierja e partisë me shtetin “pas kërkesës së qytetarëve në terren” është kundër kushtetutës dhe e paligjshme. Kjo vetëm se tregon “mbretërinë” për të cilën përkujdeset Gruevski si metodë e qeverisjes me shtetin

PSP është institucion shtetëror, jo vegël e opozitës! (18.08.2016)

Bëhet fjalë për përmbajtje shumë të ngjashme dhe pohim i përsëritur disa herë, jo vetëm nga Jankulloska por edhe nga VMRO- DPMNE, nga disa prej funksionarëve të saj të lartë, duke përfshirë edhe kryetarin Nikolla Gruevski, të cilat janë të mbuluara edhe me komente dhe analiza të publikuara në mediume, të cilat një pjesë e madhe e opinionit i vlerëson si të afërta me partinë në pushtet.

KUNDËRSPIN: Transparenca dhe ligjshmëria për borxhin nuk mund të jenë destruktive (15.07.2016)

Nuk është e mundur që opinioni dhe transparenca, dhe aq më pak ligjshmëria, të jenë destruktive, gjegjësisht të rrënojnë reputacioni e Republikës së Maqedonisë. Përkundrazi, duke pasur parasysh të gjithë krizën politike dhe jo transparencën e harxhimit të parave publike, veçanërisht për një projekt siç është Shkupi 2014, tani më 2016, pikërisht është vet qeveria e cila ul imazhin e vendit

Kundërspin: Nëse VMRO DPMNE kërkon dënim prej një euro, pse atëherë nuk i ndryshon ligjet për media në Kuvend (08.07.2016)

Deklarata e Nikolla Todorov që partia qeverisëse është mjaftë liberale kur janë në pyetje mediumet është pastër shtrembërim i të vërtetës, të cilën Përliçev në njërën prej veprave të tij (Vera e vitit 1762) e përshkruan si “Në fytyrë shenjtorë, në zemër ujqër”. Ndodh kështu sepse të gjitha ngjarjet e viteve të fundit, por edhe ngjarjet përgjatë krizës politike, tregojnë raport të rrejshëm dhe jo të sinqertë të VMRO DPMNE-së ndaj mediumeve, lirisë së fjalës dhe shtypit

KUNDËRSPIN: “Do të thotë se nuk e teproni” – qeveria është ajo e cila i blen mediumet me dhjetëra milion euro (06.07.2016)

Analizat serioze treguan se nuk ka mundësi teorike që të huajt të japin nga 10 deri në 15 milion euro për mediumet të përzgjedhura me kujdes. Nga ana tjetër, qeveria, sidomos pas humbjes së A1, vazhdimisht spinon se ajo është ashtu, por nuk tregon se vetë ka dhënë rreth 10 milion euro në vit, vetëm si qeveri e RM-së, dhe aspak nuk i përmend parat e tjera nga ndërmarrjet publike, fondet, komunat…Prej këtu, “mos e teproni”, siç do të thoshte Llatas, i cili vet e shpërndan këtë spin, se qeveria nuk ka konkurrencë në harxhimin e parave në mediumet e përzgjedhura me kujdes

Kundërspin: Gjorgje Ivanov mund të jap leksione spinimi (23.06.2016)

Për tre muaj, Presidenti i Republikës së Maqedonisë katër herë i është drejtuar publikut të gjerë me fjalime apo intervista, ku temë kryesore ka qenë kriza politike. Ivanov, në një pjesë të këtyre adresimeve manipulon me publikun, gjatë së cilave duke biseduar për rrethanat, shpesh ka shtrembëruar të vërtetën apo siç njihet ndryshe spinim. Këtë herë, nëpërmjet shtrembërimit të vërtetës në mënyrë direkte ka akuzuar Zaevin, Ahmetin dhe PSP-në     

Kundërspin: “Si ka qenë në kohën tuaj?” (13.06.2016)

Shtrembërimi i së vërtetës me shmangien e përgjigjes së pyetjes së parashtruar nga realiteti dhe krahasimi i kohës së para 10 viteve dhe më shumë, ka dy dobësi: a) kohët kalojnë dhe nuk kthehen dhe se ato kanë përfunduar përgjithmonë, përderisa e ardhmja në ndërkohë vinë, dhe për atë edhe publiku do të dijë gjithçka për “sot”, dhe jo për “dje” b) spini me krahasimin e kohëve me dallim 10 vjeçar në vetvete është i pavlefshëm, sepse krahasohen kategori dhe vlera të ndryshme që janë të pakrahasueshme

 

Ngjyrosja nuk ka të bëj fare me krimin ndaj shpirtërores dhe kreativitetit (01.06.2016)

Ajo çka është shpirtërore për Stankovskin, nuk duhet patjetër të jetë shpirtërore edhe për individët që kanë protestuar ose për qytetarët që janë vëzhgues dhe nuk janë të përfshirë  në mënyrë drejtpërdrejtë në protesta. Ajo që për Stankovskin është autoriale, për dikë tjetër mund të jetë plagjiaturë, ajo çka është kreative për Stankovskin, për dikë të tretë mund të jetë një shaka e keqe dhe e shëmtuar dhe nuk duhet patjetër të ketë ndonjë vlerë…

As Gjykata Kushtetuese nuk e ka kthyer ligjin 11 nga Ligji për falje, as Kuvendi nuk është “ilaçi” i vetëm (20.05.2016)

Deklarata e Talat Xhaferit është e pavërtetë edhe atë për dy arsye. As Ivanovi nuk ka të drejt të sjell vendim jokushtetues dhe joligjor, aq më pak, mënyrë e vetme për të tërhequr është me intervenim të parlamentit në Ligjin ekzistues për falje. Këtë e kanë deklaruar në muajin e fundit shumë ekspert – jurist, më së shumti profesor universitar të cilët janë ekspertë ose nga e drejta penale ose nga e drejta kushtetuese. Argumentet kryesore të tyre kanë të bëjnë me dy momente – Ivanovi me vendimin për falje/abolim thirret në nenin 11 të Ligjit për Falje i miratuar që në vitin 1993, i cili për ndryshe është shfuqizuar nga gjykata kushtetuese, dhe e dyta, akti i faljes/abolimit, i cili u referohet një numri të madh njerëzish të përfshirë me një vendim, më shumë i ngjanë amnestimit, i cili është kryesisht në kompetencën e kuvendi

Ka zgjidhje për shtyrjen e zgjedhjeve(16.05.2016)

Profesori i shkencave juridike dhe akademiku Vlado Kambovski ndan të njëjtin qëndrim si dy ekspertët më lartë, që mbajtja e zgjedhjeve është jo kushtetuese në një situatë të këtillë dhe bën thirrje kryetarit të parlamentit, Trajko Veljanovski, që të tërheq vendimin dhe të thirret Kuvendi:

 

Është shumë normale që me gjakun e policëve që humbën jetën të përfitohet në llogari të LSDM-së  (10.05.2016)

Nuk është aspak logjike lidhja e gjërave që të vërtetohet spini në titull dhe në përmbajtje, gjegjësisht nuk janë të paraqitura faktet të cilat do të arsyetonin këtë pretendim. Prej këtu, i gjithë teksti në Kurir të cilin mbrëmë në forma të caktuara e publikuan edhe një pjesë e televizioneve kombëtare, është tërësisht shtrembërim i të vërtetës, gjegjësisht spin. 

 

Kundëspin: Nuk ekzistojnë “huliganët e LSDM-së” në protestat për Martin Neshkovskin (06 .05.2016)

Me rastin e përvjetorit të protestave para qeverisë së Republikës së Maqedonisë në vitin 2015, të cilat nga protesta të qeta kaluan në të dhunshme, me ç’rast erdhi deri te konfrontimi me policinë, mbrëmë disa nga mediumet pro qeveritare kanë emituar kronikë gazetareske, në të cilat në qendër të vëmendjes ishin “huliganët e LSDM-së”, të cilët i vlerësojmë si spin, që do të thotë shtrembërim i të vërtetës.

 

Cilin raport lexoi Trajçevski që nuk pa shkeljen gjatë informimit?(03.05.2016)

Trajçevski konstaton se nuk janë vërtetuar shkelje të parapara në Kodin zgjedhor dhe se mediumet të cilat i kemi përcjellë të cilat emitojnë programe në nivel nacional nuk e kanë shkel as edhe kufizimin i cili parasheh që “gjatë informimit nuk duhet të anojnë në favor të partive në pushtet”, siç thotë drejtori. 

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.