“Përdhunimi politik” i vendosur në kontekst të gabuar

Ниту албанските партии сакаат да ја редефинираат Македонија до непрепознавање, ниту пак тоа можат да го остварат и да сакаат, затоа што за легално редефинирање на Македонија „до непрепознавање“ постојат законски процедури согласно Уставот на РМ, ниту пак СДСМ има таква намера, бидејќи своите намери и досегашниот тек на преговорите за состав на новата влада ги соопштија јавно, на прес конференција, заедно со предлог новата програма на идната влада и како последно, но не и неважно – т.н. Тиранска платформа, не содржи во себе такви намери и условувања.

 

VMRO-DPMNE pas takimit me komisionarin e BE-së Johanes Han dhe tre eurodeputet kumtoi/deklaroi, mes tjerash, edhe shumë të pavërteta të cilat i gjetëm në pjesën në vazhdim:

 

VMRO-DPMNE: …Qytetarët e Maqedonisë janë sensibilizuar përfundimisht dhe të revoltuar për atë se jo vetëm që është shkelur parimi “fituesi me fituesin”, të cilin e futi bashkësia ndërkombëtare, por është i qartë edhe qëllimi përmes asaj shkeljeje, shumica maqedonase të shkojë në opozitë që të mund partitë shqiptare së bashku me LSDM-në si parti e mundur e mbështetur nga pakica e qytetarëve, veçanërisht nga pakica maqedonase, që të ndërrojnë emrin dhe identitetin, dhe të zbatojnë Platformën e Tiranës me qëllim të ridefinimit deri në mosnjohje të vendit, dhe se PSP është mjeti kryesor për lehtësimin dhe zbatimin e këtij plani, përpiluesi i të cilët ka harruar se Maqedonia përveç partive dhe politikanëve ka edhe popull, dhe kjo çka është duke ndodhur është “përdhunim politik” i shtetit dhe i popullit dhe vullnetit të tij…

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb faqja, data: 22.03.2017]

 

ARSYETIM:

Kjo pjesë e kumtesës/deklaratës së partisë së VMRO-DPMNE-së është nxjerrë për tu vlerësuar,  është përplot me të pavërteta, mbi të cilën ngrihen politikat publike e kësaj partie.

E pavërteta e parë ka të bëj me pjesën, përse janë “sensibilizuar qytetarët maqedonas dhe të revoltuar”. Sqarohet me atë, sepse është shkelur parimi që koalicionin qeveritarë t’a përbëjnë “fituesi me fituesin”, andaj shumica Maqedonase do të shkonte në opozitë. 

Përsëri do të thirremi në rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve të 11 dhjetorit në vitin 2016, të cila nuk janë kontestuar nga askush, ndërsa parlamentarët kanë mandatet e verifikuara në Kuvendin e RM-së.

VMRO-DPMNE morri pjesë me koalicion të gjerë prej 15 partive të vogla. Me votat e fituara të cilat janë 17  mijë më shumë se koalicioni i LSDM-së dhe me dallim prej dy deputetëve në Parlament, VMRO-DPMNE nuk mund që të pretendojë se përfaqëson shumicën maqedonase. As nuk mund që të numërojë sa prej pakicave kanë votuar për koalicionin e tyre, as që mund të thotë se sa prej pakicave kanë votuar për LSDM-në, as që mund të thotë se për kë janë ndarë votuesit e tjerë maqedonas, të cilët për ndonjë arsye nuk kanë dal në zgjedhjet, dhe kjo as që është në frymën e Maqedonisë me rend parlamentar demokratik.

E dyta e pavërtetë është se mos krijimi i qeverisë sipas parimit “fituesi me fituesin”, partitë shqiptare së bashku me LSDM-në e mundur do të mund që të ridefinojnë deri në mosnjohje RM-në, duke zbatuar Platformën e Tiranës…

As partitë shqiptare nuk duan që të ridefinojnë Maqedoninë, as nuk mund që një gjë të tillë ta realizojnë edhe nëse duan, për atë se për ridefinimin e ligjshëm të Maqedonisë deri në “mosnjohje” ekzistojnë procedura ligjore në pajtim me Kushtetutën e RM-së dhe LSDM nuk ka një qëllim të tillë, sepse qëllimet e saja dhe rrjedhën e deritanishme të bisedimeve për përbërjen e qeverisë së re e kumtuan publikisht, në konferencën për shtyp, së bashku me propozimin e programit të ri për qeverinë e re edhe si e fundit, por jo edhe e parëndësishme – e a.q. Platforma e Tiranës, nuk përmban në vetvete qëllime të tilla dhe kushtëzime.

E vërteta e tretë është se për realizimin e pretendimit të mëparshëm për ridefinim të Maqedonisë deri në mosnjohje, mjeti kryesor për lehtësim dhe zbatim është Prokuroria Speciale Publike.

Ka të bëj me pretendimet e panumërta të lideri të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskit dhe funksionarëve të kësaj partie, se PSP, si “mjet në duart e LSDM-së”, ka për qëllim dhe fizikisht të shkatërroj partinë.

Aksioni i LSDM-së dhe PSP-së është i planifikuar deri në atë masë, që, jo vetëm të shkojnë ndaj individëve të VMRO-DPMNE-së, dhe me individ nënkuptojmë më së paku gjysmën e udhëheqësve, nëse është e mundur edhe gjithë udhëheqësit, por të sulmojë edhe partinë…Të konfiskohet prona e saj, të bllokohen llogarit bankare, të bllokohen mjetet e partisë, që të mos mund të funksionojë, që të mund t’i vihen edhe krejt kësaj agjende. (Gruevski)

Deri më tani VMRO-DPMNE, si dhe një numër i analistëve të cilët dalin në mediume dhe të cilët kanë qëndrim të njëjtë si partia, nuk ofruan asnjë argument të qendrueshëm se PSP i mbron interesat e LSDM-së dhe me këtë është institucion joobjektiv dhe institucion prokurorie selektive. Por, anash kësaj, ajo është ende produkt i “Marrëveshjes së Përzhinos” dhe PSP është votuar pothuajse nga e gjithë përbërja e mëparshme parlamentare, përfshirë këtu edhe votat e deputetëve të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së.

Konstatimi i katërt që thotë kjo që ndodh është “përdhunim politik” i shtetit dhe i popullit dhe vullnetit të tij, është totalisht i pavërtetë.

Maqedonia sipas rregullit në Kushtetutë është demokraci parlamentare. Në demokracitë parlamentare shumica formon qeveri. Gruevki dhe VMRO-DPMNE kanë mandatin që të krijojnë qeveri me “fituesin në bllokun shqiptar”, por nuk e arritën këtë as pas 20 ditëve, Presidenti Gjrogje Ivanov, i cili kërkoi dëshmi se një shumicë tjetër parlamentare ka mbi 61 deputet në Kuvend, që të ndaj mandatin, këtë dëshmi e mori me shkrim. Mandatin, përsëri, nuk e dha, me argumentin i cili nga pjesa më e madhe e ekspertëve kushtetues dhe ligjor u vlerësua si keqpërdorim, ndërsa nga politikanët të cilët e siguruan shumicën edhe si “sulm ndaj shtetit”.

Prej këtu, “përdhunimi politik” është pikërisht mos ndarja e mandatit dhe kundërshtimi i VMRO-DPMNE-së që të krijoj qeveri të re dhe trupa të rij në Kuvend të RM-së.

Për shkak të gjithë asaj që është arsyetuar më lartë, vlerësojmë se pjesa e kumtesës/deklarata e VMRO-DPMNE-së të cilën e analizuam është e pavërtetë.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.