Për një vit janë rikonstruktuar 3.600 metër nga rrjeti i ujësjellësi në Vinicë

Foto: opstinavinica.gov.mk

 

Rikonstruktim i plotë i rrjetit të ujësjellësit, ndërrim i tubave të vjetër të azbestit me tuba të rinj prej polietileni. 

[Burimi: Programi zgjedhor i Ivica Dimitrov për zgjedhjet lokale 2017-2021 – “Jetë në Vinicë për të gjithë” (faqe 18), data: tetor 2017 ]

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Vinicës,, Ivica Dimitrov në zgjedhjet lokale (tetor 2017), premtoi rikonstruktim të rrjetit të ujësjellësit, ndërrim të tubave prej azbesti me tuba të ri polietilen. Premtimi i përmendur është pjesë e programit parazgjedhor i Dimitrov “Jetë në Vinicës për të gjithë“, dhënë në suaza të një projekti më të gjerë për përmirësimin e ujësjellësit në Vinicë (faqe 18), me afat të realizimit prej dy vitesh (2018-2020) dhe ky premtim është duke u realizuar. 

Në fillim të shkurtit të këtij viti (2018) mediumet informuan se ka filluar faza e dytë e rikontruktimi të rrjetit të ujësjellësit dhe ndërrimin e tubave ekzistues të azbestit me tuba të ri prej polietileni. Atëherë u transmetuar edhe deklarata e kryetarit Dimitrov në të cilën thotë:

Në vitin 2018 startojmë me projekte kapitale, rikonstruktimi i rrjetit të ujësjellësit në qytetin e Vinicës. Është paraparë gjatësia prej 3960 metra për ndërrimin e tubave prej azbesti, ndërsa është financuar nga ana e Bankës Evropiane Investuese, Ministrisë për Transport dhe Lidhje dhe nga Komuna e Vinicës. Ky projekt do të fillojë që të realizohet këtë muaj, pritet zgjedhja e mbikëqyrjes. Si ekzekutues më i mirë është zgjedhur firma “Kop- engineering”, ndërsa vlera e projektit është 6,5 milion denarë. (Dimitrov)

Të përmendin se me etapën e parë të këtij projekti, në Vinicë para pjesë vitesh janë ndryshuar tubat e ujit me gjatësi prej 4.367 metra.

Me 07.11.2018 kryetari i Komunës Dimitrov duke prezantuar llogaridhënien për punën e vetëqeverisjes lokale në periudhën e kaluar, mes tjerash doli edhe me të dhënat në vazhdim:

Vitin e kaluar realizuam ndërrim të plotë të tubave prej azbesti me tuba prej polietileni në 12 rrugë me gjatësi prej 3698 metra. Në këtë projekt investuam 6,5 milion denarë. Me ndihmën e Ministrisë për Transport dhe Lidhje e cila ka investuar 14 milion denarë, përmirësuam kualitetin e rrjetit publik të ujësjellësit në Vinicë, ndërsa në të ardhmen është planifikuar zgjerimi stacionit të filtrimit në qytet në të cilin duhet të kyçen të gjithë 180 matësit e ujërave prej f. Leski në ujësjellësin e qytetit. (Dimitrov)

Këto ditë “Vërtetmatësi“, ju drejtua Komunës së Vinicës dhe kërkoi sqarim për atë nëse ka përfunduar procesi i rikonstruktimit të rrjetit të ujësjellësit, gjegjësisht nëse është bërë ndryshimi i tubave të azbestit me ato prej polietileni në Vinicë. Nga kabineti i kryetarit Dimitrov na u përgjigjën:

Përgjatë vitit 2018 është rikonstruktuar rrjeti me gjatësi prej 3.600 metrash, ndërsa për rikonstruktim mbete edhe rreth 3.800 metra gjatësi, për të cilat është planifikuar që të përfundojnë në vitin 2019 dhe në vitin 2020

Duke pasur parasysh informacionet e lartshënuara në mediume dhe në ueb-faqen e Komunës së Vinicës, si dhe përgjigjen nga kabineti i kryetarit Dimitrov, ky premtim zgjedhor sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, merr vlerësimin “duke u realizuar”. 

 

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.