Pengesë e re ndaj marrëveshjes politike dhe ligjeve

 

 

Zëvendës ministri shtesë në Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljubço Nikollovski, në dy-tre ditët e kaluara alarmoi opinionin duke deklaruar që nuk ka pas mundësi për punë në Ministri, sepse nuk i është dhënë zyra kështu ka pasoja mbi zbatimin e ligjeve:

L. Nikollovski:…Që nga 2 (shtatori) e kanë vendimin për zëvendës ministrat shtesë dhe në pajtim me të fillohet që të ndryshohen detyrimet ligjore për nënshkrim të dyfishtë të të gjithë akteve dhe dokumenteve në suaza të ministrisë. Kjo hap një sistem më të madh problemesh se a funksionojnë institucionet në shtet dhe si funksionojnë nëse nuk respektohet, pikërisht, ligji për qeveri i cili është votuar në Kuvend. 

[Burimi: Tv24 Lajme, Data: 14.09.2016]

 

ARSYETIM:

Deklarata e Nikollovskit është e vërtetë, pa marrë parasysh që Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave (MBPU) në Republikën e Maqedonisë mundohet që të demantojë një pjesë të deklaratës dhe të gjejë justifikime.

Ljubço Nikollovski është votuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë që me 2 shtator ti vitit 2016, si zëvendës ministër shtesë në këtë ministri, ndërsa me propozim të qeverisë së kryeministrit Emil Dimitriev edhe atë, në bazë të marrëveshjes politike të arrirë mes liderëve të partive më të mëdha politike në vend në korrik të vitit 2016.

Në pajtim me këtë, Nikollovski merret si zëvendës ministër legal dhe legjitim që nga nënshkrimi betimit në Kuvendin e RM-së, prandaj, de fakto, as nuk duhet të pritet publikimi në gazetën Zyrtare, e cila në këto raste, shtypet pas seancës në Kuvend. Ky interpretim i ekspertëve ligjor (Stojanovski, në këtë rast për tjetër pyetje), do me thënë se Nikollovski ka të drejtë që nga ai çast (e premte 2 shtator), të shkojë në MBPU dhe të kërkojë që t’i rregullohet zyra.

Organi i drejtorisë i cili udhëheq me ministrinë Mihail Cvetkov, ka qenë i detyruar që të bëj përgatitjet e nevojshme, sepse data e zgjedhjeve dihej disa ditë më herët, prej momentit të liderët vërtetuan funksionimin e marrëveshjes politike.

Ministria, së pari nuk reagojë ndaj pretendimeve të Nikollovskit, edhe pse pas deklaratës së djeshme dhe pas kërkesës së një prej mediumeve për vërtetim të këtij pretendimi, praktikisht pranojnë se janë vonuar:

Është informuar, i kanë çelësat, këto zyra janë përgatitur para katër ditëve që nga e premtja (9 shtatori) dhe punohet për zyrat e këshilltarëve të zëvendësit shtesë dhe për zëvendës ministrin shtesë. Me të vërtetë kemi pasur probleme me zyrat, megjithatë u rregulluam, të punësuarit tanë i vendosëm në zyra të tjera dhe liruam dy hapësira, me atë u siguruan kushte teknike për punë – deklaroi sekretari shtetëror i MBPU, Besir Jashari. 

Nga incizimi i TV raportit nga 13.09.2016, shihet qartë se zyrat kanë tavolina dhe ulëse, pa kompjuterë ose aparat telefonik, gjë që rëndë mund të konsiderohen si kushte të përmbushura teknike.

Por, si do që të jetë, vet pranimi “kanë pasur problem me zyrat” dhe se “zyrat janë gati që nga e premtja” (9 shtatori) dhe vet MBPU pranon se të paktën 7 ditë nuk e ka respektuar ligjin për qeverinë edhe atë dokumentet dhe aktet për të cilat janë të nevojshme nënshkrimet e dyfishta është shkelur.

Pa marrë, parasysh arsyet dhe qëllimet – me qëllim ose jo, nuk mundet që të protokollohet ndryshe, por vetëm si një pengesë më shumë në marrëveshjen politike, e cila, mes tjerash , parasheh dhe nënshkrim të dyfishtë në disa drejtori.

Prej këtu, deklaratën e Nikollovskit në pjesën se nuk i janë mundësuar kushtet për punë, veçanërisht në pjesën kur me të shkelet Ligji për qeveri dhe krijon probleme në funksionimin e institucioneve, e vlerësojmë si të vërtetë.

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

BURIMET:

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *