Pendarovski nuk ka qenë këshilltar për siguri dhe politik të jashtme që nga viti 1990

 

Profesoresha Gordana Siljanovska- Davkokva, kandidate e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet presidenciale, sonte në debatin e kandidatëve presidencial në MRT, duke ju drejtuar Stevo Pendaroskit, kandidat i kualicionit qeveritar, e tha të pavërtetën në vijim:

.… kundërkandidati im i cili ka qenë këshilltar i sigurisë dhe politikës së jashtme pothuajse në të gjithë strukturat ( të pushtetit) nga viti 1990, deri sot

[Burimi: data: 12.04.2019]

 

ARSYETIM:

Kjo deklaratë e profesoreshës Gordana Siljanovksa-Davkova është e pavërtetë. Faktet flasin që kundërkandidati i saj, Stevo Pendarovski është emëruar si këshilltar politik në vitin 2001. Kjo mund të shihet edhe në biografinë e tij në ueb-faqen e Qeverisë, si dhe nga të dhënat në Vikipedija.

 Në periudhën 1998-2001 ka qenë udhëheqës i Sektorit të analitikës dhe hulumtimit në Ministrinë e punëve të brendshme dhe zëdhënës i ministrisë, Nga 2001 deri në vitin 2004 ka qenë Këshilltar për sigurinë nacionale i Presidentit të Republikës së Maqedonisë… ( ueb-faqja e Qeverisë)

 

Pas mbarimit të arsimit të lartë, është vendosur si udhëheqës në sektorin e analitikës në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Përveç kësaj, tri vite, paralelisht ka qenë zëdhënës ( zëvendës-ministër për marëdhëniet me publikun) në MPB. Nga viti 2001 është caktuar si udhëheqës për sigurinë nacionale dhe këshilltar kryesor për politikën e jashtme në kabinetin e Presidentit Boris Trajkovski dhe Baranko Crvenksvski. (Vikipedija)

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.