Pendarovski, formalisht, ka të drejtë – ka dy raste të përfunduara nga PSP për korrupsion

Pas deklaratës së parë së kandidatit për President Blerim Reka në tv duelin në RTM, ku potencoi që qëllimi i tij kryesor në kampanjën parazgjedhore është sundimi i së drejtës dhe ligjeve në të gjithë vendin, me çka një nga argumentet, siç tha ai, është se nuk ka asnjë rast të zbardhur të korrupsionit të megaskandaleve të fundit, replikoi kandidati për President Stevko Pendarovski.

Pendarovski: Kam një replikë shumë të shkurtër për pasaktësinë e fakteve, ndërsa për sa i përket tezave jemi këtu diku, në fakt, të paktën sipas retorikës pajtohemi.. në atë se nuk ekziston asnjë rast, i zbardhur për korrupsion. Ekziston. Rasti “Trust” dhe ekziston një rast i cili është i lidhur me problematikat që po flasim, sundimin e së drejtës, i mbaruar në aspektin juridik, për fat të keq, bëhet fjalë për ish kryeministrin i cili iku dhe nuk e priti drejtlësinë. Duhej të vuante dënimin…, Por, dënimi është përcaktuar edhe nga shkalla e dytl, kështu që kemi raste që hynë në këtë shkelje. Vetëm të precizojë..

[Burim: МRT –  debati i kandidatëve për President(rreth 5 min.) – 12.04.2019]

 

ARSYETIM:

Replika e Pendarovskit është e vërtetë, por vetëm nga aspekti formal, në fakt, ai këtë edhe e thekson në fillim. Është e vërtetë që ka vendim në fuqi për rastin “Trust”, në të cilin ka dy persona të dënuar për manipulim të prokurimeve për nevojat e REK Manastir. Vendimi gjyqësor ka të bëj me biznesmenin Sead Koçan dhe Vasilie Aviroviq, si i akuzuar i parë dhe i akuzuar i dytë, për prokurim në vitin 2011. Rasti i dytë është për rastin e PSP-së “Tanku”, për furnizimin me “mercedesin” për nevojat e ish kryeministrit dhe nevoja të tjera, për të cilin Gruevski, mori dënim, të konfirumar edhe nga shkalla e dytë nga Apelacioni gjatë vitit të kaluar, me çka menjëherë me ikje të organizuar e lëshoi Maqedoninë dhe u vendos në Hungari, ku edhe mori azil politik. Megjithatë ky precizitet formal i Pendarovskit nuk e ndryshon thelbin e argumenteve të Rekës, që në fakt, edhe vet Pendarovski i konformon në fillim të deklaratës së tij, që në nivel të tezave janë me qëndrime të afërta por që vërejtja e tij ka të bëjë me faktet.

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.