Pas premtimeve të shumta, Tetova ende pa makineri filtruese të ujit

Projekti: Ujësjellësi në Tetovë; Vlera: 252.1 milion denarë (0.63 buxhet), 2 (BB) dhe 1.5 milion euro (BEI); Afati i realizimit: 2014-2018; 

ARSYETIM:
Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve lokale 2013, para banorëve të Tetovës premtoi zgjidhjen e problemit me ujin e pijshëm në Tetovë. Pasi ajo fitoi besimin e qytetarëve të Tetovës, ajo premtoi që menjëherë do të fillojnë t’i realizojnë vizionet  për Tetovën të prezantuara gjatë fushatës parazgjedhore. Afati për përfundimin e punimeve është dhënë viti 2018, por deri më tani kur dhe jemi në fund të mandatit të saj 4 vjeçar (13.04.2017) ky projekt është pjesërisht i realizuar. 

“Menjëherë do të fillojmë t’i realizojmë vizionet tona për Tetovën të prezantuara gjatë fushatës parazgjedhore. Na pret një punë e mundimshme për të cilën kërkojmë mbështetje nga qytetarët”. (burimi: Telegrafi, 11.04. 2013)

Gjithashtu, ky projekt ishte  pjesë e Platformës zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014 (faqe 274) ku si afat për përfundimin e punimeve u  dha viti 2018.

Platforma e BDI-se, 2014-2018    Foto1. Pjesë nga Platforma e BDI-së, zgjedhjet 2014-2018

Teuta Arifi_Ujesjellesi

Foto2. Shkëputur nga Profili zyrtarë i Teuta Arifit, Kryetare e Komunës së Tetovës

Edhe pse punimet për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit përfunduan, problemi me ujin e pijshëm mbeti i njejtë pasi që nuk është bërë vendosja e makinerisë për filtrim të ujit. Këtë të fundit, Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, më 29.12.2016 premton që do ta zgjidh nga viti 2017.

Në vitin 2016 përfunduan punimet nga trasa e mbetur e ujësjellësit prej 8.5 kilometra dhe nga viti 2017 me vendosjen e makinerisë për filtrim të ujit, uji i pijshëm nuk do të mungojë në Tetovë. (burimi: Almakos, 29.12.2016)

Ndërkaq, ditë më parë Arifi bashkë me Ministrin e Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti, kanë bërë pranim dorëzimin teknik të tubacionit të ujësjellësit i cili ende nuk është gati.

Me ketë hap bëhet përfundimisht përmbyllja e një çështje kruciale për qytetarët e Tetovës, siç është uji i pijshëm. Përmbyllja e këtij projekti ofron një zgjidhje afatgjate për qytetarët e Tetovës. Saga njëzetvjeçare  e ujit të pijshëm mbyllet përfundimisht, me rrumbullaksimin e ndërtimit të stacionit të filtrimit i cili shkon drejtë fazës përfundimtare.” tha Arifi (burimi: Portalb, 06.04.2017).

Projekti për ujin e pijshëm për Tetovën u premtua që në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Gjithashtu, ky projekt ishte dhe pjesë e Platformës zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014 (faqe 274) ku u dha viti 2018 si afat për përfundimin e punimeve. Nga ajo që kemi arritur të vlerësojmë në bazë të burimeve të lartpërmendura,  rreth 80% e projektit ka përfunduar dhe ka mbetur të vendoset edhe makineria për filtrimin e ujit. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit mund të përfundojmë që projekti “Ujësjellësi në Tetovë”, deri më tani (13.04.2017) është pjesërisht i realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *