Partit kanë pas në dispozicion 1,4 milion euro për kampanjë, ndërsa kanë harxhuar 3,1 milion euro

Prej nga vinë paratë? Foto: Meta.

 

Shkup, 12 dhjetor, 2016 – 12:11 (META)

Gjatë kohës së kampanjës zgjedhore, partitë politike kanë harxhuar dy herë më shumë para se sa kanë pasur të hyra. Të hyrat e përgjithsme të të gjitha partive politike kapin vlerën prej 88.314.902 denarë (1.436.015 euro), ndërsa harxhimet kanë qenë 195.501.767 denarë (3.178.890 euro).

Këtë e deklaruan sot nga “Transparency Macedonia” gjatë prezentimit të rezultatave të marra nga mbikqëyrjet e shpenzimeve të partive politike në preiudhën prej 1 deri me 9 dhjetor dhe nga analiza e raporteve të dyta financiare të cilat partit plitike i dorëzuan në institucionet përkatëse.

Një pjesë të madhe të shpenzimeve të partive poltike i kanë pasur për reklamat televizive në kuadër të kampanjës, mintingjeve, takimet me qytetarët dhe për shtypjen e materialit propagandues.

Ajo e cila mbete e panjohur është shuma e harxhur për reklamat në internet, të cilën i kanë paguar vet politikanët persoanlisht në vend të llogarisë zgjedhore.

– Një shumë e madhe e parave mbetet në zonën gri të rekalmimit të internet. Nuk e dim se sa para janë harxhuar për kampanjën në internet. Politikantë këto shpenzime i kanë mbuluar nga llogaria personale, dhe jo nga llogaria zgjedhore. Është interensate se në mediumet e shkruara në gjuhën shqipe, reklamat janë pagaur nga individ, gjegjësisht nga ministrat, dhe jo nga partia. BDI, dhe partit e tjera politike shqiptare, kanë treguar zero shpenzime në mediumet e shkruara – deklaroi i “Transparency Macedonia”, Sllagjanja Taseva.

 

Sipas saj, sponzorizimi personal nga ana e politikani i cili nuk del si kandidat i pavarur, por pjesë e një partie politike dhe koalicioni, paraqet shkelje ligjore.

Sipas raporteve financiare për periudhën prej 1 deri më 9 dhjetor, kohë në të cilën partitë i kanë dorëzuar deri te institucionet përkatëse këto raporte, ndërsa nëse shihet numri i publikimeve në televizionet nacionale, VMRO DPMNE ka më shumë, ndërsa LSDM-ja edhe pse më pak, i ka kushtuar më tepër. Taseva thotë se ky fenomen duhet të hetohet në mënyrë të veçantë.

Është i madh dallimi mes të hyrave të përgjithshme (294.825 euro) dhe shpenzimeve (1.905.898 euro) të VMRO DPMNE-së dhe koalcionit për jetë në Maqedoni dhe sipas kryetares së “Transparecy Macedonia”, duhet të shihet se si ajo vrimë do të mbushet.

Raportin financiar deri te institucionet përkatëse nuk e ka dorëzuar PPD-ja.

Vlerësim i “Transparency Macedonia” është se partitë politike kanë harxhuar më shumë se kanë deklaruar dhe se kjo do të vërtetohet kur do të mbyllet llogaria zgjedhore, 30 ditë pas zgjedhjeve, dhe me dorëzimin e raporteve finale financiare.

Vërejtje: Teksti është publikuar në Agjencinë META

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.