Paralajmërohet fillimi i ndërtimit të magjistrales Shtip – Radovish

Lokacioni i rrugës Shtip-Radovish, Foto: Skrinshot

Projekti: Ndërtimi i magjistrales Shtip- Radovish. Seksioni Shtip- Radovish do të ndërtohet si rrugë magjistrale me gjerësi prej 11.4 m, gjegjësisht me dy linja për vozitje dhe dy për ndalim. Gjatësia totale e seksionit është 38 km. Mjetet do të sigurohen nga institucionet financiare ndërkombëtare. ( Buxheti: vlera e vlerësuar është 60 milion euro, Afati-2017-2019)

 

Projekti ” Ndërtimi i magjistrales Shtip-Radovish”, është paralajmëruar në programin Zgjedhor të VMRO-DPMNE-së në pjesën-Infrastruktura rrugore (faqe 53), me afat të realizimit 2014-2018. Duke marrë parasysh që periudha kohore për implementimin e këtij projekti e tejkalon mandatin e rregullt të qeverisë i cili zgjat deri në vitin 2018, vetë premtimi është jo konsekuent. Por, për shkak se përgatitjet e projektit filluan më herët, dokumentacioni projektues është përgatitur, janë siguruar mjetet financiare për këtë dhe është zbatuar prokurimi dhe është realizuar edhe procedura e prokurimit për zgjedhjen e ofertës më të favorshme, ky premtim vlerësohet se është duke u realizuar.

Dokumentacioni projektues për rrugën magjistrale Shtip-Radovish është përgatitur në vitin 2014 nga kompania “Prostor” nga Kumanova. Për përgatitjen e saj para dy viteve NP për rrugët shtetërore ka ndarë mjete financiare në lartësi mbi 160 milion denar, gjegjësisht 1,9 milion euro. Në pajtim me projektin e përgatitur parashihet zgjerimi i trajektores rrugore, i cili në të ardhmen parashihet të ketë dy linja rrugore me gjerësi nga 3,5 metra dhe dy linja komunikacioni ndihmëse me gjerësi prej 2,2 metra. Si pjesë e rrugës A4, ky drejtim i riparuar i rrugës do të lidh edhe auto rrugën e re Milladinovci- Shtip, auto rrugë e cila çon deri te seksioni ku priten dy korridoret pan evropiane Jug-Lindore (Korridori 8 dhe 10).

Me 06.11.2015 Kuvendi i RM-së e aprovoi ligjin për sigurimin e huas nga BERZH për ndërtimin e magjistrales Radovish-Shtip ( Ligji për sigurim të Republikës së Maqedonisë për obligimet sipas Kontratës për hua për financimin e pjesës së rrugës Shtip-Radovish, nëpërmjet Bankës Evropiane për ndërtim dhe zhvillim dhe NP për rrugët shtetërore). Borxhi është në vlerë prej 64 milion euro, ndërsa vlera e përgjithshme e projektit është 78,4 milion euro.

Me 18.11.2015 është nënshkruar Kontrata për hua ndërmjet BERZH dhe Ministrisë për Financa për ndërtimin e magjistrales Radovish-Shtip. Me këtë rast ministri për financa Zoran Stavrevski deklaroi:

Bëhet fjalë për rrugë me gjatësi prej 39 km, rrugë moderne, magjistrale e cila në mënyrë të dukshme do të përmirësoj infrastrukturën rrugore në pjesën juglindore të vendit, gjegjësisht do të siguroj lidhje e tërë regjionit juglindor nga Strumica, Radovishi, nëpërmjet Shtipit me Shkupin, kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë. Me këtë mënyrë do të sigurohet zhvillim, i shpejt ekonomik të gjithë qyteteve dhe komunave të cilat gravitojnë rreth këtij rajoni. ( Zoran Stavrevski, Ministër i financave 18.11.2015)

Në rastin e njëjtë, Sju Baret, Drejtor për transport i BERZH-it deklaroi që ky është projekti i katërmbëdhjetë të cilën e ka nënshkruar me Qeverinë e Maqedonisë dhe kjo rezulton në shumën e përgjithshme prej 660 milion euro për investim në infrastrukturën e transportit në vend.

 Me 18.03.2016 gjatë vizitës të regjionit të Radovishit, kryetari i VMRO-DPMNE-së , Nikolla Gruevski deklaroi se prokurimi për rrugën magjistrale Radovish-Shtip është duke u realizuar dhe se ndërtimi i rrugës do të filloj në muajin qershor-korrik të vitit 2016:

 Faza e parë është përfunduar. Janë paraqitur 18 kompani, një pjesë e tyre të cilat do të kualifikohen në fazën e dytë do të japin oferta konkrete kështu që presim se ndërtimi i rrugës magjistrale do të filloj në muajin qershor- korrik të këtij viti, deklaroi Kryetari i VMRO-DPMNE gjatë vizitës së sotshme në rajonin e Radovishit.

Duke e pas parasysh këtë analizë, mund të konstatohet se projekti “Ndërtimi i rrugës magjistrale Shkup- Radovish” i paralajmëruar në programin zgjedhor të VMRO- DPMNE-së 2014-2018 është duke u realizuar.

BURIME:

Vlerësuar: Milena Josifovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë. Qeverisjen e mirë dhe integrimin euro-atlantik më Evropën Jug-Lindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED dhe BTD.

Your email address will not be published.