Pagat e ministrave akoma janë larg syve të qytetarëve

Foto: vlada.mk

 

Do të vendosim masa për çdo qytetarë i cili në kompjuterin e tij do të mund të shoh se sa është paga e çdo ministri 

 [BURIMI: Programi parazgjedhor i LSDM „Plani për jetë“, faqe 231 , data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit 2016, LSDM, mes tjerash, premtoi se në gjashtë muajt e parë të mandatit do të vendos masa me të cilat çdo qytetarë nga kompjuteri i tij do të mund të verifikojë pagën e çdo ministri. Premtimi i përmendur zgjedhor i LSDM dhënë në programit të tyre: “Plani për jetë në Maqedoni“, është pjesë edhe e “Planit 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë”, në pjesën “Drejtësi, siguri, kontroll i qeverisë” (faqe 231) dhe deri më tani (05.11.2018) nuk është realizuar. 

Plani i kryeministrit dhe ministrit nuk është publikuar. Informacioni për atë se sa janë të hyrat e tyre, qytetarët nuk do të mund i kenë në kompjuterin e tyre në një mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë, siç është premtimi zgjedhor i socialdemokratëve. As në internet-faqen e Qeverisë, as në ueb-faqen e ministrive, nuk ka fushë të veçantë përmes të cilët mund të shihet paga e ministrave. Në menynë kryesore, një “vegël” e tillë nuk mund të gjendet me kërkimet në internet-faqen e këtyre institucioneve. 

Në mars të këtij viti në konferencë për shtyp të Qeverisë u prezantua Vegla për llogaridhënie të shpenzimeve të bartësve të funksionit, ku mund të shihen informacionet për shpenzime zyrtare të kryeministrit, zëvendës kryeministrave, ministrave, zëvendës ministrave, sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, sekretarëve shtetëror të ministrive. Por, me këtë zgjidhje softuerike nuk ka mundësi të shihet se sa është paga e ministrave.

Përndryshe, pagat e ministrave janë rregulluar me Ligjin për paga dhe kompensime të tjera të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në Republikë, ku për ministrat është vërtetuar koeficienti prej 3,7, për kryeministrin 4,4, ndërsa si bazë për llogaritje merret paga mesatare e të punësuarve të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në dhjetor vitin e kaluar paga mesatare ka arritur vlerën prej 23.850 denarë, megjithatë nga Qeveria na sqaruan që nga viti 2009 si bazë për llogaritjen e pagës ë ministrave është merret mesatare 20% më e vogël nga paga mesatare, gjegjësisht në kushtet e tanishme- afërsisht 18.000 denarë. Kështu del që paga mesatare e ministrave më së paku është 88.245 denarë, ndërsa e kryeministrit 107.325 denarë.

1. Zoran Zaev, kryetar i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë  88.161,00 denarë;
2. Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i Qeverisë, për çështje ekonomike dhe për koordinim të sektorëve ekonomik  80.206,00 denarë;
3. Oliver Spasovski, zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme  92.299,00 denarë;
4. Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryeministre në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe ministre e Mbrojtjes  79.150,00 denarë;
5. Bujar Osmani, zëvendëskryeministër i Qeverisë, për çështje evropiane  75.635,00 denarë;
6. Hazbi Lika, zëvendëskryeministër i Qeverisë, për çështje të zbatimit të Marrëveshjes kornizë dhe sistemit politik  76.340,00 denarë;
7. Damjan Mançevski, ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë  69.370,00 denarë;
8. Robert Popovski, ministër pa portofol për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë  71.970,00 denarë;
9. Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme  71.644,00 denarë;
10. Ljupço Nikollovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe ujësjellësit  68.068,00 denarë;
11. Mila Carovska, ministre e Punëve dhe Politikës Sociale  67.743,00 denarë;
12. Dragan Tevdorovski, ministër i Financave  70.346,00 denarë;
13. Suhejl Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes lokale  66.442,00 denarë;
14. Edmond Ademi, ministër pa portofol për diasporën  68.719,00 denarë;
15. Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë  68.393,00 denarë;
16. Arbër Ademi, ministër për Arsim dhe Shkencë  68.719,00 denarë;
17. Sadulla Duraku, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor 72.621,00 denarë;
18. Aksel Ahmedovski, ministër pa portofol i caktuar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë  70.994,00 denarë;
19. Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë  68.393,00 denarë;
20.  Zoran Shapuriq, ministër pa portofol për rregullore për përmirësimin e klimës investuese të ndërmarrjeve në vend  77.825,00 denarë;
21.  Asaf Ademi, ministër i Kulturës  66.117,00 denarë;
22. Bardhyl Dauti, ministër pa portofol, i caktuar për investime të huaja 69.695,00 denarë;
23. Goran Sugareski, ministër për Transport dhe Lidhje  71.644,00 denarë;
24. Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë  72.296,00 denarë;
25. Adnan Qahil, ministër pa portofol i caktuar për investime të huaja  74.898,00 denarë;
26. Zorica Apostollska, ministre pa portofol për investime të huaja  76.793,00 denarë.

Lartësia e neto-pagës për tetorin e vitit 2018; Burimi: Qeveria

Por, ideja e premtimit nuk është që qytetarët vet të llogarisin se sa janë shumat e ministrave, por një informacion të tillë ta kutpojnë në një mënyrë më të thjeshtë,  nëpërmjet një vegle softuerike të publikohet në vend të dukshëm dhe të bie në sy. Verifikimin, tani për tani nuk do të mund ta bëjnë me një të klikuar në internet.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .

Your email address will not be published.