Pacientëve ende ju jepen receta dhe udhëzime të shtypura në letër

 Deri më tani për receta dhe udhëzime janë lëshuar në letër nga ana e institucionit shëndetësor. Duke ndjekur shembullin e shumë vendeve të Bashkimit Evropian me këtë projekt do të ndërpresim formularët në letër për udhëzime dhe receta dhe do të vendosim receta dhe udhëzime elektronike. Për vendosjen e recetave dhe udhëzimeve elektronike është e nevojshme zbatimi i nënshkrimit elektronik, i cili është i realizueshëm me kartelën shëndetësore elektronike. Efektet e këtij projekti do të mundësonin zvogëlimin e harxhimeve për shtypjen e këtyre formularëve dhe lehtësim administrativ për punëtorët shëndetësor, shërbim më i shpejtë dhe efikas për pacientët.Në (Bartës: Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për Sigurimin Shëndetësor i Maqedonisë: Afati: Tre mujori i katërt i vitit 2015)

 

ARSYETIM: 

Projekti “HEQJA E RECETAVE DHE UDHËZIMEVE TË SHTYPURA NË LETËR”, është premtim i parealizuar i VMRO-DPMNE-së, dhënë në programin e saj zgjedhor E vërtetuar” (2014-2018), në pjesën “Shëndet për çdo shtëpi”, shëndet për çdo qytetar” (faqe 307).

Përndryshe, ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, këtë projekt e ka premtuar edhe në muajin prill të vitit 2013, por ngase nuk funksionoi asokohe,ky projekt është kyçur në programin zgjedhor “E vërtetuar”, në pjesën e fundit të vitit 2015.

Gjegjësisht, Todorov edhe para tre vitesh paralajmëroi se nga 15 maj ( të vitit 2013), do të fillojnë provat e këtij sistemi në kohëzgjatje prej 15 ditësh, ndërsa nga qershori 2013 do të filloj zbatimi i sistemit të recetave elektronike.

Legjislacioni i njëjtë dhe rregulloret e njëjta të cilat vlenin më parë, vlejnë edhe tani. Kjo është vetëm zëvendësim i recetave të shkruara me receta elektronike. Do të kemi më pak dokumentacione dhe do të fitojmë evidencë më të saktë për atë se çka ndodh në sistemin shëndetësor. Do të mundemi në mënyrë të tërësishme ta ndjekim punën e mjekëve amë në aspektin e dhënies së barnave, por edhe një pasqyrë të tërësishme për dhënien e barnave në vend. (Todorov)

Problemi me recetat dhe udhëzimet elektronike është paraqitur qysh në muajin gusht 2013, vetëm dy muaj (pas paralajmërimit për fillimin e tij). Atëherë mediumet informuan:

 Mjekët amë ende nuk shkruajnë receta dhe udhëzime elektronike. Një pjesë e madhe e pacientëve shkojnë te specialisti me udhëzimet e vjetra të shkruara.

Kompetentët për zbatimin e sistemit shëndetësor elektronik “Termini im” thonë që dhënia e recetave të shkruara nuk është më shumë se 1%.

Mediumet theksuan këtë problem dhe në muajin tetor të vitit 2014. Atëherë Dr. Lili Çollakova -Dervishova, kryetare e shoqatës së mjekëve amë, tha se edhe në takimin e fundit me ministrin e Shëndetësisë, ata kanë kërkuar që të largohet e gjithë evidenca me shkrim nga ordinancat kur tashmë kemi shëndetësi elektronike.

Përse edhe më tej të bëjmë shtypjen e recetave dhe udhëzimeve kur kemi një sistem të tillë, çdo receta ka kodin e saj dhe gjithë udhëzimet kanë shifrën e tyre. Kemi shtete ku pacientët nuk mbajnë me vete dokumente të shtypura, por kanë qasje në sistem. Në kërkesën tonë morëm përgjigje pozite nga ministri, i cili u pajtua që kjo është gjithsesi përparësi, dhe se grupi punues punon për zgjidhjen e kësaj çështje. Sistemi shëndetësor duhet të zhvillohet në atë drejtim që të kemi më shumë kohë për pacientët, a pikërisht ky është edhe qëllimi i sistemit – të ketë më shumë kohë për ata, ndërsa sistemi të mos mbrohet nga gabimet eventuale që bëhen. Për shembull, pikërisht sistemi duhet të na informoj që ndonjë pacienti i kemi shkruar tre barna dhe ai i ka marr në barnatore dhe jo mjeku të kontrolloj atë që e ka për obligim ta bëj sistemi. (dr. Çollakova)

Për atë se zvarritet realizimi i këtij projekti, mediumet kanë shkruar edhe në nëntor të vitit 2014:

Sa i përket ndërprerjes së librezave shëndetësore, udhëzimeve dhe recetave kjo është në procedurë qeveritare. Si na shpjeguan nga Fondi, së pari duhet të integrohen sistemet, ndërsa ky është proces i cili kërkon kohë që të realizohet me sukses.

Pacientët vërtetojnë që edhe më tej u jepen receta dhe udhëzime të shkruara. Sasho Arizanovski nga Shkupi, thotë që kurdo që të shkoj për recetë tek mjeku, ai gjithmonë i jep recetë të shkruar në letër, dhe se vetëm atë e pranojnë në barnatore.

Nga shkaku se kam sëmundje kronike më shpesh shkoj në barnatore. Atje recetat mi kërkojnë në letër, si deri tani. Nuk kamë dijeni se ka ndryshime. Receta është e shtypur, nuk është e shkruar në dorë por është prej letre-thotë Arizankovski.

Të njëjtën e dëshmojnë edhe mjekët. Ata thonë se recetat dhe udhëzimet evidentohen në mënyrë elektronike, por ende duhet të shtypen në letër.

Recetat dhe udhëzimet elektronike i evidentojnë nga se të gjithë funksionojmë sipas projektit ” Termini im”, por edhe më tej i shtypim në letër për shkak se nuk kemi marr urdhër tjetër. Mendoj se edhe më tej ka problem me kartelat shëndetësore elektronike, prandaj ndodh edhe kjo vonesë – thotë dr Marija nga një poliklinikë e Shkupit.

Nga e gjithë kjo mund të vërtetojmë që në shërbimet mjekësore ende funksionojnë recetat dhe udhëzimet në letër,kështu që, këtë premtim zgjedhor e vlerësojmë si të parealizuar.

LINQE:

 

Vlerësuar nga: Vllade Gjorgjiev

 

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *