Orar fleksibil i punës për administratën

 ORAR PUNE  FLEKSIBËL 

Do të prezantojmë orar punë ne institucione të cilat to të fillojnë prej 07:30 deri në orën 08:30 në mëngjes dhe do të zgjas deri në 15:30, përkatësisht deri në 16:30 pasdite.

 

ARSYETIM:

Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit 2016 LSDM premtoi orar pune fleksibil për të punësuarit në institucionet shtetërore. Ky premtim zgjedhor i socilademokratëve, dhënë në programin zgjedhor të titulluar “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 25 dhe në faqe 243), është i përmbushur. Orari i ri fleksibil punues i cili fillon mes 07:30 dhe 08:30, ndërsa përfundon mes 15:30 dhe 16:30, startoi prej 1 shtatorit të këtij viti (2017). Me katër korrik ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski, kumtoi se Qeveria mori vendim që të hyjë në fuqi orari fleksibil i punës për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore, ndërsa disa institucione edhe punë me dy ndërrime.

Vendimi do të zbatohet prej 1 shtatori. Me të edhe vërtetohet se fillimi i orarit të punës do të jetë mes 07:30 dhe 08:30, ndërsa përfundon në mes 15:30 dhe 16:30 me me kohëzgjatje të orari prej 8 orëve. 

Mançevski  atëherë tha edhe se

me këtë vendim poashtu rregullohet edhe orari me dy ndërrime në disa institucione përkatëse, siç është Drejtoria e të Hyrave Publike, Dogana, Drejtoria për menaxhim me librin amë, Ministria e Punëve të Brendshme, seksionet e departamenteve në Sektorin për Çështjet Administrative-Mbikëqyrëse – departamentet për mbrojtjen e rajonit me qytetet dhe komunat. Orari i punës në këto institucione do të zhvillohet prej orës 7:00 deri në 14:30 dhe prej orës 14:00 deri në orën 21:30, si dhe e shtuna e parë e muajit me orar prej 8:00 deri në 16:00. 

Me 31 gusht të vitit 2017 nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe administratë kumtuan:

Duke filluar prej nesër (1 shtator të vitit 2017) hynë në fuqi edhe Vendimi për vërtetimin e orarit në kohën e punës në Qeverinë e R.M, ministri dhe në organe të tjera shtetërore (GAZETA ZYRTARE E RM Nr. 86 Prej 10.07.2017). Në kontekst të të drejtave komunale të të punësuarve në administratë shtetërore, nënkuptohet edhe e drejta e të punësuarve në orarin e punës për përmbushjen efektive dhe efikase të detyrave punuese, në suaza të dispozitave ligjore pozitive. Prej këtu, në pajtim me dispozitat e Vendimit, çdo ditë pune në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ministritë dhe organet e tjera shtetërore të administratës shtetërore kanë të drejtë që të arrijnë në vendin e punës mes orës 7:30 dhe 8:30 dhe të ik nga orari i punë në periudhën prej 15:30 dhe 16:30, ashtu që ka për detyrim që të përmbush 8 orë pune në ditë. 

Të punësuarit në administratën shtetërore (në më shumë ministri) na vërtetuan se një orar i tillë flelksibil është në fuqi tashmë prej dy muajsh.

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *