Oliver Spasovski

 

JETA PRIVATE

Oliver Spasovski është lindur me 21 tetor 1976 në Kumanovë. Maqedonë. I martuar.

ARSIMI

Shkollën fillore dhe te mesme e ka kryer në Kumanovë. Ka diplomuar në fakultetin juridik “Justiniani I” pranë universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup.

Momentalisht është magjistër në të Drejtën Kushtetuese në Fakultetin Juridik “Justininiani I” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup.

Flet gjuhen angleze dhe franceze.

 

KARRIERA

Pas diplomimit në fakultetin juridik në Shkup, ka punuar si avokat ligjor në vitin 2000. Prej vitit 2001 deri në vitin 2005 ka qenë këshilltarë i kryetarit të komunës së Kumanovës. Prej 2008 deri në vitin 2011 ka qenë sekretar në Komunën e Kumanovës.

KARRIERA POLITIKE

Oliver Spasovski në dy mandate është zgjedhur deputet, në zgjedhjet e vitit 2006 dhe zgjedhjet e vitit 2011. Mandati i ka zgjatur deri me 2008 (i pari) dhe deri me 2014 (i dyti). Ka qenë anëtar në shumë komisione në Kuvend të Republikës së Maqedonisë dhe ka qenë anëtar i disa grupeve të deputetëve.

Ai është sekretar gjeneral i LSDM-së, Spasovski është edhe ministër për punë të brendshme në Republikën e Maedonisë, dhe ministër i punëve të brendshme në qeverinë e Republikës së Maqedonisë, si propozim i LSDM-së sipas Marrëveshjes së Përzhinos.

Mandati i parë në këtë kontekst është prej 11.11 të vitit 2015 deri me 18.05 të vitit 2016, kur jep dorëheqje. Merr funksionin përsëri, në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Përzhinos së 2 shtatorit të vitit 2016.

 

BURIME

MPB – Biografia e ministrit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë – Oliver Spasovski

Wikipedia në gjuhën maqedone

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.