Ohri ende pa port modern

 

Projekt: Porti modern i qytetit 

Përshkrim: Maksimalisht do të angazhohemi që të sigurojmë mbështetje financiare nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë që Ohri të bëhet me port modern. Këtë do ta bëjmë me renovimin e portit të tanishëm të qytetit dhe do të ketë zgjerim të portit të vjetër, me mbrojtës nga valët, me çka do të rritet oferta turistike në komunë. Një port i këtillë do të mundësojë përmirësim të infrastrukturës në komunikacion, si dhe lehtësim të komunikacionit në Liqenin e Ohrit. (Mjetet: 610.000.000,00 denarë; Burimi i financimit: Buxheti i RM-së; Afati: 2013-2017)

ARSYETIM:

Ohri, edhe pse është një prej qendrave më të mëdha në Maqedoni, edhe pse ka shume anije dhe barka për navigacion liqenor, ende nuk ka port modern. Projekti për herë të parë është premtuar në ofertën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2013 nga kryetari aktual Nikolla Bakraçeski, së bashku edhe me një projekt tjetër, ndërtimin edhe të marinës të burimet e Biljanës.

As marina, as porti modern i qytetit për të cilin ka qenë i dhënë afati deri në vitin 2017, nuk janë ndërtuar, edhe pse ka pasur aktivitete edhe per njërën edhe për tjetrën.

Më saktë, një vit pas zgjedhjeve Komuna ka marr vendim që të nxjerr konkurs për të interesuarit në rikonstruktimin e një porti të vogël para Hotel Pallas, vitin e ardhshëm ka marr “vendim për fillimin e procedurës për ndërtimin dhe udhëheqjen e një marine të vogël nga porti i vogël”, prej ku një muaj më parë ka shqyrtuar edhe kanë bërë studim të fizibilitetit për justifikimin e projektit.

Në ndërkohë edhe vet VMRO-DPMNEpër zgjedhjet parlamentare në vitin  2014 e premton këtë projekt, por vetëm me afate të ndryshme. Më saktë partia thotë se deri në fund të vitit 2016 do të përgatitet dokumentacioni dhe do të kërkohet partner për ndërtim, ndërsa nëse gjendet do të ndërtohet deri më 2018. Nëse jo, do të kërkohen zgjedhje të tjera dhe mundësi financimi.

Prej gjithë kësaj, aktiviteti i fundit që është vërejtur është shkrimi i konkursit për zgjedhje ideore të dy lokacioneve të mundshme, i cili është shkruar dhe përfunduar në fillim të vitit 2016. Janë fituar shtatë projekte në Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, por prej atëherë heshtje.

Sido që të jetë, është fakt se porti modern i qytetit nuk është ndërtuar, edhe pse është premtuar jo vetëm si angazhim, por edhe si projekt konkret – të përshkruar me detaje në program dhe me mjete të projektuara për realizimin e saj – para nga Buxheti i RM-së me vlerë prej 610 milion denarë. Për këtë, projektin e kryetarit Bakraçeski të vendosur në programin parazgjedhor, do ta vlerësojmë me notën i parealizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *