Obstruksionet ndaj Janevës tashmë janë vërtetuar nga UE dhe PE!

Parlamenti evropian i sheh qartë obstruksionet ndaj Janevës. Foto: Nga ueb faqja e PE.

Pjesë më të rëndësishme nga Raporti i Prokurorisë Speciale Publike të Katica Janevës, të cilat këtë javë janë në procedurë në Kuvend dhe në Këshillin e prokurorëve, tashmë janë vërtetuar edhe nga Unioni Evropian dhe nga Parlamenti evropian. Ato kanë të bëjnë me vendimet e dirigjuara politike në organet gjyqësore dhe ato të prokurorisë, ku përsëri në veçanti theksohet  korrupsioni dhe drejtësia selektive duke shpërdorur detyrën zyrtare dhe autorizimin.

Shkruan nga: Teo  Bllazhevski

Raporti i parë i Prokurorisë Speciale Publike, i cili ju prezantua opinionit javën e kaluar dhe u dërgua në Parlamentin e RM dhe deri tek Këshilli i prokurorëve publik, ka treguar, sipas prokurores Katica Janeva, që PSP përballet me obstruksione nga shumë institucione në vend, dhe deri tani më vështirë e ka bashkëpunimin me institucionet e prokurorisë dhe gjyqësorit.

Ky raport këtë javë do të shqyrtohet edhe nga Këshilli i prokurorëve dhe nga Parlamenti, por që nga fillimi duket që problemet ” në komunikim” vazhdojnë. Këshilli i prokurorëve publik tashmë deklaroi që Janeva ” ka mungesë respekti dhe që “ka pasur paqartësi” në raport dhe i bëri thirrje përsëri për të marrë pjesë në seancën e Këshilli,të mërkurën.

Në Parlament, megjithatë, Raportin duheshe ta shqyrtojnë komisionet përkatëse parlamentare, dhe në seancën plenare duhet të jetë në shqyrtim në fund të javës.

Sido që të jetë rezultati i seancave në të cilat shqyrtohet raporti i Janevës, fakt është që pjesë të rëndësishme të raportit tashmë janë të përfshira në vlerësimet e Bashkimit Evropian, në dokumentin e tyre për përparimin e Maqedonisë drejt integrimeve euroatlantike dhe në dokumente të tjera të organeve dhe institucioneve të BE-së, ndërsa konfirmimi final  gjendet në një pjesë të Rezolutës për Maqedoninë që u miratua nga Parlamenti Evropian më 10.03.2016

 

 

PE: PROKURORIA TË MOS  PENGOHET NË PUNËN E SAJ

Të kujtojmë një pjesë nga Raporti i Janevës, i cili thotë që ka një shkallë të lartë të mos bashkëpunimit me institucionet në vend, a të cilat sipas Ligjit për funksionim të PSP duhet të bashkëpunojnë:

Gjegjësisht, me veprimin e një pjesë të prokurorive publike  në kundërshtim me kërkesën time për dorëzimin e vetëm pesë lëndëve dhe dorëzimin e të gjithë lëndëve të përfshirë në shqyrtimin statistikor të Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë, është shprehur mungesë respekti ndaj dinamikës së punës  dhe autonomisë së kësaj Prokurorie publike.Njëkohësisht të njëjtat Prokurori publike edhe në periudhën që pason refuzojnë të bashkëpunojnë me këtë Prokurori, duke refuzuar të më dorëzojnë lëndë në shqyrtim edhe pse nuk kanë bazë ligjore për refuzim të tillë, dhe në përgjithësi duke refuzuar që t’i dorëzojnë lëndët që i kam kërkuar me qëllim të vendos për kompetencat reale të kësaj Prokurorie.

Janeva u ankua në Raportin e saj edhe për bashkëpunimin e Gjykatës penale në Shkup, veçanërisht për mundësinë për të pasur në dispozicion provat për një pjesë të lëndëve që më herët i kishte në dispozicion edhe Prokuroria themelore publike për krim të organizuar:

Gjykata themelore Shkup 1 Shkup, nuk i dorëzoi provat e kësaj Prokurorie publike si paditës i autorizuar me çka shkaktoi vonimin e fillimit e gjykimit të rastit të njohur “Puç”(me refuzimin për të vepruar në përputhje me rregullat e bashkëpunimit ndër institucional), e rregulluar në nenin 8 nga LPP dhe të sigurojë kopje të dëshmive nga lënda për këtë Prokurori Publike).E njëjta gjë ndodh edhe gjatë dorëzimit nga kjo Prokurori Publike të kërkesës për shqyrtim të lëndëve të arkivuara. Trajtim të papërshtatshëm bëjnë edhe institucione dhe organet tjera shtetërore të cilat nuk veprojnë sipas kërkesave dhe afateve të përcaktuara nga Prokurori Speciale.

Këto konstatime në Raportin e Janevës, çdo ditë mohohen nga një pjesë e mediumeve, dhe nga institucionet e përmendura dhe nga partia në pushtet e cila më nuk përmbahet duke e vlerësuar Janevën si dorë e zgjatur e Zoran Zaev dhe LSDM-së. Megjithatë, institucionet evropiane e shohin qartë obstruksionin dhe ju bëjnë thirrje përgjegjësve që të ndërpresin sjelljen e këtillë. Në Rezolutën për Maqedoninë të PE nga 10.03.2016,një javë përpara se të publikohet Raporti i Janevës, në pikën 7 thuhet:

:

„(PE) Duke pas parasysh që është me rëndësi thelbësore për procesin demokratik, Prokurorisë Speciale t’i jepet përkrahje e plotë për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në bazë të marrëveshjes, të ruhet autonomia e saj e plotë dhe t’i jepen të gjithë resurset e nevojshme në hetimin e keqpërdorimeve që dolën nga bisedat e përgjuara ;

 (PE) Bën thirrje për ndërprerje të obstruksioneve në gjykata kundër dhënies së dëshmive të kërkuara nga Prokurori special dhe në përkrahje të ndryshimeve në Ligjet, për sa i përket sigurimit të autonomisë së PSP në lidhje me mbrojtjen e dëshmitarëve në rastet ku përgjegjëse është zyra e Prokurores.

Siç mund të shihet, PE, e cila në rezolutën e saj në preambulë i referohet disa dokumenteve, mes të cilave edhe raportit të Pribe,  të deklaratave dhe dokumenteve  tjera të Komisionit evropian nga gjysma e dytë e vitit 2015, qartë konstaton obstruksione dhe atë tek gjykata edhe në mungesën e vullnetit të ndryshohen ligjet që do t’i mundësojnë Janevës punë më të lehtë dhe më të sigurt me dëshmitarët e mbrojtur.

 

Në fakt, Janeva këtë e kërkoi edhe më herët, me çka në Parlament dorëzoi kërkesë për ndryshim urgjent të Ligjit, ndërsa ofroi tekst të gatshëm për shqyrtim, pas disa thirrjeve të saj këtë ta bëj Qeveri ose Ministria e drejtësisë. ose dikush nga deputetët, e gjithë kjo ju kthye me heshtje.

 

DREJTËSI SELEKTIVE NËPËRMJET “SHPËRDORIMIT TË DETYRËS ZYRTARE”

Ka edhe një pjesë nga Rezoluta e cila është në përputhje me Raportin e Janevës dhe mund të trajtohet jo vetëm si vërtetim, por edhe si ndihmë deri tek PSP nga ana e PE, për shkak se bën thirrje në depolitizimin e gjykatave dhe në gjykim të drejtësisë selektive, posaçërisht me ” keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit“. Kjo është posaçërisht e apostrofuar në nenin përkatës të Ligjit të procedurës penale.

Neni 363 i KP  e definon ” Keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe autorizimit” dhe i parasheh sanksionet për këtë vepër. Ato lëvizin nga më së paku 6 muaj, deri maksimalisht 5 vite burg, nëse vepra penale është kryer gjatë furnizimeve publike dhe në dëm të buxhetit të shtetit.

Në Rezolutë, në pikën 14 thuhet:

Duke e vlerësuar pozitivisht kornizën ligjore dhe masat fillestare në drejtim të reformës gjyqësore, por duke i dënuar rastet e drejtësisë selektive, posaçërisht për keqpërdorimin e Ligjit 353 të Kodit penal, ( PE) bën edhe një herë thirrje për vullnet politik për depolitizim gjatë emërimit të gjykatësve dhe prokurorëve dhe në sigurimin e  profesionalizimit të Këshillit gjyqësor;… dhe u bën thirrje palëve të përfshira për një strategji të re për reforma gjyqësore në periudhën 2015-2020 me plan veprimi.

Rastësisht ose jo, në Raportin për punën e PSP në gjashtë mujorin e parë, ishte deklaruar që në shqyrtim penal ( në proces hetimor) me 30 lëndë kundër 80 personave, nga ku, pjesa më e madhe, 37 nga ato, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit, nga ku një numër i madh i akuzave përkojnë me mashtrimet zgjedhore dhe krimin.

Në Rezolutën e Parlamentit evropian ka edhe pika të tjera që direkt ose indirekt tregojnë për pengesat që ballafaqohet Janeva, si në pikën 11, për shembull e cila ka të bëjë në politizimin e tepërt të administratës publike, posaçërisht në administratën shtetërore dhe publike ( pika 19 e Rezolutës), me ç’rast i bëhet thirrje Qeverisë në luftë joselektive kundër korrupsionit, posaçërisht nëpërmjet “thirrjeve deri tek autoritet që të zbatojnë ligjin për mbrojtjen e denoncuesve” të veprave për korrupsion, i miratuar në fund të 2015, i cili gjithashtu është i lidhur  me punën e PSP.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.