Nxënësit nga SHF „Petar Musev“ pa sallë të re sportive

Ndërtimi i sallës sportive në SHF “Petar Musev”. Në kuadër të projektit “145 salla” për nxitje të zhvillimit psikofizik dhe ngritje të shpirtit sportiv dhe garues tek të rinjtë, në bashkëunim me qeverisjen qendrore do të ndërtohet salla sportive në SHF “Petar Musev ( Afaqti qershor 2015 )

 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e sallës sportive në SHF “Petar Musev” është pjesë nga programi parazgjedhor ( faqe 21) për zgjedhjet lokale të VRMO-DPMNE-SË 2013-2017 i kryetares aktuale të komunës së Bogdancit, Anastasija Olumiçeva dhe ky premtim zgjedhor nuk është plotësuar. Ndërtimi i sallës sportive në SHF “Petar Musev” në Bogdanci, Ollimiçeva e paralajmëroi gjatë kampanjës parazgjedhore në prill të vitit 2013.

Duhet të ndërtohet salla sportive në shkollë që të ketë hapësirë për aktivitetet sportive të nxënësve. Vetë, në sallën sportive ata mund të shprehin dëshirën e tyre për të garuar, duke luajtur turne dhe kupa të ndryshme, tha Ollumçeva, transmetoi portali A1on.

Por, në internet kërkuesit askund nuk mund të gjendet informacioni që nxënësit në SHF “Petar Musev” kanë në dispozicion sallë të re sportive. Informacion të tillë nuk as në faqen e kryetares së komunës në rrjetet sociale. Nëse kërkohet në faqen e saj në facebook, mund të arrihet tek informacione të ndryshme për SHF “Petar Musev” por jo për sallën sportive. Sipas gjithë kësaj, mund të konstatojmë që premtimi i Ollumçevas për ndërtim të sallës sportive në SHF “Petar Musev” nuk është realizuar.

BURIMI:

Vlerësoi: Ana Anastasovska