Nxënësit e SHF “Zhivko Brajkovski” me objekt të ri shkollor

SHF "Zhivko Brajkovski" - Butel Foto: Printskrin

 

Projekt: Ndërtimi i objektit të ri shkollor në SHF “Zhivko Brajkovski”.

Nevoja për ndërtim të shkollës së re në komunën e Butelit vjen nga fakti se në objektet e shkollës ekzistuese mësimdhënia mbahet në baraka të shkatërruara, gjegjësisht në baraka të montuara që në kohën e tërmetit katastrofal në Shkup dhe të njëjtat tashmë janë amortizuar. Motiv shtesë për ndërtimin e shkollës së re është edhe numri i rritur i nxënësve që vinë në shkollë dhe nevoja për instalacione të reja. Lokacioni i shkollës gjendet shumë afër me objektin e tanishëm të shkollës. Për shkak të rrjedhës pa pengesa të procesit mësimor objektet ekzistuese do të ruhen. Me projektin parashihet ndërtimi i objektit që kap hapësirë prej 4.000 m² me lartësi kati përdhes +1 ose 10.5 m. Shkolla është paraparë për 900 nxënës prej klasës së parë deri në të nëntën, të cilët do të mësojnë me dy ndërrime dhe dy klasa për 60 nxënës për qëndrim ditor. Qëllimet bazë të projektit janë përmirësimi i infrastrukturës fizike të shkollës fillore në komunë me të cilën do të përmirësohen kushtet për zhvillimin e programit arsimor gjatë mësimdhënies dhe të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve të komunës. Projekti dhe dokumentacioni i projektit për shkollën e re ka përfunduar. Fillimi i ndërtimit të saj do të nis në dhjetor, dhe me atë edhe barakat e pas tërmetit do të ngelen në histori. Projekti kap vlerën prej 1.100.000 eurosh. Afati Dhjetor 2015.

 

ARSYETIM:

Objekti i ri shkollor për SHF “Zhivko Brajkovski” në Butel është ndërtuar në verën e vitit 2015, dhe mësimi zyrtarisht ka filluar me 1 shtator 2015. Ky është një premtim i realizuar i kryetarit Petre Latinovski nga VMRO – DPMNE, i dhënë në programin e tij zgjedhor (faqe. 19) në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Ky projekt filloi to realizohet që nga mandati paraprak i kryetarit Latinovski. Do me thënë, në Raportin për aktivitete të realizuara, të publikuar në tetor të vitit 2012 në faqen zyrtare të komunës së Butelit, është shtuar se kanë filluar përgatitjet për ndërtimin e objektit të ri shkollor “Zhivko Brajkovski”.

Në territorin e komunës së Butelit kanë filluar intensivisht përgatitjet për ndërtimin e objektit të shkollës së re “Zhivko Brajkovski”. Përgatitjet i referohen pastrimit të terrenit me qëllim të krijimit të kushteve për vendosjen e gur themelit të shkollës së re.

Me datë 06.07.2013, gazeta Nova Makedonija, publikon lajm se pas 50 viteve, barakat e shkollës “Zhivko Brajkovski” në Butel 1 do ti ngelen historisë.

Në lagjen Butel 1 kanë filluar aktivitetet që do të thotë fillimin e objektit të ti shkollor në lagje. Shkolla e re ndërtohet afër së vjetrës, më saktë në pjesën e oborrit të madh të saj. Shkolla e re do të ketë katin përdhes dhe një kat më shumë, ndërsa hapësira e përgjithshme është 4.000 metër katrorë.

Më 26.06.2014, ministri i Financave dhe komuna e Butelit, arritën marrëveshje, që faza e dytë e ndërtimit të shkollës të bëhet me mjetet e qeverisë.

Shkolla fillore “Zhivko Brajkovski” në komunën e Butelit me mjetet prej qeverisë të siguruara nga projekti i bankës Botërore do të marrë fytyrë të re bashkëkohorë. Marrëveshjen për financim të fazës së dytë me vlerë prej 73 milion denar e nënshkruan sot ministri i Financave dhe zëvendës Kryeministri, Zoran Stavrevski dhe Kryetari i komunës së Butelit, Petre Latinovski.

Më 22.07.2015, në mediume u publikua informata se është përfunduar ndërtimi i shkollës së re.

Kryetari i komunës së Butelit, Petre Latinovski sot do të vizitojë shkollën e re fillore “Zhivko Brajkovski”, ndërtimi i së cilës është në fazën përfundimtare.

I njëjti lajm u publikua edhe në web sajtin zyrtarë në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Prej 1 Shtatorit të këtij viti, pritet që shkolla fillore “Zhivko Brajkovski” në komunën e Butelit t’i hap dyert për objektin e ri shkollorë që përfshinë hapësirë prej 5.000 metra katrorë dhe me kapacitet për 900 nxënës.

Më 01.09.2015, u lëshua në përdorim shkolla e re SHF “Zhivko Brajkovski”.

Tetëqind nxënës nga shkolla fillore “Zhivko Brajkovski” në komunën e Butelit prej sot ndjekin mësimin në objektin e ri. Shkolla e re ka 25 klasa, komplet pajisje, kabinet, zyra… 52 vitet e fundit mësimdhënia zhvillohej në barakat e ndërtuara pas tërmetit. 

Duke pas parasysh këtë, mund të thuhet se ky premtim i kryetarit të Butelit, Petre Latinovski, është realizuar.

 

BURIMET:

 

Vlerësuar nga: Ana Anastasovka

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.