Nuk u përfundua ndërtimi i shtëpisë së kulturës në Mateç

Qëllimi i projektit është përmirësimi i kualitetit të jetës së qytetarëve nëpërmjet sigurimit të qasjes deri te kultura e banorëve lokal, krijimi i rrjetës për zhvillim kulturorë të qëndrueshëm si dhe promovimi i trashëgimisë kulturore.

ARSYETIM:

Në Komunën e Likovës mungonte objekt për ngjarje kulturore e sociale në territorin e saj. Në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve të vitit 2014, Kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, premtoi që në mandatin e ardhshëm do ta ndërtojë Komunën me projektet që janë pjesë e programit qeveritar. Projekti u premtua që do të realizohet deri në vitin 2016. Deri më tani (03.10.2016), projekti “Përfundimi i ndërtimit të shtëpisë së kulturës në f.Mateç, (Likovë)”, është realizuar pjesërisht. 

Projekti parashihej të realizohej në dy faza. Në fazën e parë parashihej ndërtimi i objektit, ndërsa faza e dytë ndërtimi i sallës prej 82 m2.

Më 21.06.2014, nga Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës, njoftuan se punët për ndërtimin e objektit të shtëpisë së kulturës, që kishin filluar para disa muajve, po kryhen në mënyrë të vazhdueshme.

“Pas zgjidhjes së kontestit në mes Komunës dhe Ministrisë së Kulturës, para disa muajsh kanë filluar punimet  me vazhdimin e kryerjes së punëve lidhur me ndërtimin e shtëpisë së kulturës në f.Mateç”. (burimi: Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës)

Punimet zgjatën deri në fund të dhjetorit të 2014-tës. Deri në këtë periudhë u arrit të përfundohet ndërtimi i karabinës së objektit.

Para disa javësh përfunduan punimet lidhur me ndërtimin e karabinës së shtëpisë së kulturës në fshatin Mateç, Komuna e Likovës…“. (burimi: Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës)

Pas përfundimit së karabinës dhe rrethojës së objektit, filluan punimet lidhur me ndërtimin e pjesës hyrëse, e cila përfshinte vendosjen e pllakave të begatonit dhe karrigeve.

Ky projekt ashtu sikurse edhe rrethoja janë të financuar prej Ministrisë së vetëqeverisjes lokale drejtpërsëdrejti, ndërsa gjithashtu dihet se edhe punët e tjera që janë në përfundim e sipër sa i përket fazës së parë të shtëpisë së kulturës, realizohen përmes kësaj ministrie, prandaj edhe urojmë që me projekte të përbashkëta edhe në të ardhmen të vazhdojmë me qëllimin e vetëm që sa më shpejt ky projekt të përfundojë punimet plotësisht”. (burimi: Shërbimi Informativ i Komunës së Likovës)

Më 19 maj 2016, u përurua përfundimi i fazës së parë të projektit.

Ky projekt në suaza të programit të bashkëpunimit evropian, ka përfunduar me seri aktivitetesh, dhe një pjesë e godinës së kulturës që do të shërben në krijimin e mundësive për të rinjtë e rajonit“. (burimi: Sadulla Duraku)

Faza e parë të këtij objekti u financua nga Ministria e Kulturës, ndërkaq objekti u kompletua me mjetet e BE-së nga fondet IPA. Objekti posedon bibliotekë, sallë mbledhjesh, zyra për SHKA-të (Shoqëritë Kulturore Artistike), sallë sociale dhe një hapësirë për ekspozitë të arteve.
Pranë kësaj godine, mbeti pa ndërtuar  salla sportive.

Sipas Platformës politike të BDI-së (2014), projekti duhej të jetë i përfunduar në vitin 2016. Sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, mund të përfundojmë që projekti “Përfundimi i ndërtimit të shtëpisë së kulturës në f.Mateç, (Likovë)”, është realizuar pjesërisht.


BURIME: 

Vlerësuar nga: Rabie Abazi