Nuk u bë rikonstruimi i Bit Pazarit

Projekti: Rikonstruimi i Bit Pazarit, Çair. Me këtë projekt parashihet që gjitha tezgat dhe dyqanet të përfshihen në brendinë e Bit Pazarit. Ndërsa mbi të, hapësirë parkingu për 240 makina. 

ARSYETIM:

Pothuajse në çdo fushatë zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim është premtuar realizimi i projektit të Bit Pazarit, Çair. Edhe këtë herë, në Platformën promovuese të Bashkimit Demokratik për Integrim, Zgjedhjet 2014, në fushën e infrastrukturës moderne dhe mjedisit të pastër në nivel komunal, në faqe 255/54, u premtua po i njëjti projekt. Si afati i fundit për realizim ishte dhënë viti 2015. Deri më tani (21.10.2016), projekti për Bit Pazarin, Çair nuk është realizuar.

Projekti u prezantua më 12 mars 2013, nga Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe drejtori i Ndërmarjes ‘Skopski Pazar’, Sasho Davitkovski.

“Kemi marrë parasysh të gjithë faktorët që të ruajmë Bit Pazarin dhe të krijojmë kushte moderne me standarde për të mirën e tregtarëve, për ata që frekuentojnë Bit pazarin dhe po ashtu që arkitektura e projektet të ri të përshtatet Çarshisë së Vjetër. Ideja është që në projektin e ri të përfshihen të gjitha tezgat të cilat tani janë jashtë pazarit “.(burimi: Alsat-M, 12.03.2013)

Drejtori i Ndërrmarjes ‘Skopski Pazar’, Sasho Davitkovski u shpreh se ky është një investim kapital dhe do të shndërrojë Bit Pazarin në një treg modern.

“Ky është një qëllim i jonë i përbashkët, një ide për të cilën kemi qëllime serioze që ta realizojmë” (burimi: Alsat-M, 12.03.2013)

Realizimi i projektit pritet të fillojë pas tre muajve dhe kishte vlerë prej 10 milion euro, mjete të siguruara nga ndërmarrja ‘Skopski Pazar’. Me këtë projekt parashihej që gjitha tezgat dhe dyqanet të përfshihen në brendinë e Bit Pazarit.

Edhe pse u premtua se projekti do të fillojë pas tre muajve, kjo gjë nuk ndodhi. Pritjet për fillimin e punimeve zgjatën deri pas një viti. Më 11.01.2014, Kryetari i Komunës së Çairit vazhdoi me arsyetime se po pritet plani urbanistik dhe se ky projekt mund të fillojë në pranverë (muaji prill/maj).

“Veçmë kanë hyrë në programin e shoqatës aksionare “Skopski Pazar” investimet e Bit Pazarit. Në përfundim janë procedurat për sjelljen e planit detal urbanistik. Pak është vonuar sepse u soll plani i ri gjeneral urbanistik, që nënkupton që duhet të sillen plane të reja. Mendoj që nëse përfundojmë procedurën së shpejti, diku nga prilli, majit mund të jetë edhe fillimi i punimeve, me çka kompletohet i gjithë ky projekt kompleks”. (burimi: Alsat-M, 11.01.2014)

Më 28/07/2015, Këshilli i Komunës së Çairit miratoi projekt Planin e detajuar urbanistik (PDU për Kuartatin e qytetit CS 02 Blloku 4) për rikonstruktim dhe mbindërtim të tërësishëm të Bit Pazarit.

“Me projekt planin e ri pasi që ti tejkalon procedurat do të rritet numri i tezgave, do të bëhet projekt i ri i cili do të siguron numër të mjaftueshëm të vendeve për parking me çka pazari i ri do të merr pamje moderne.  Ideja është që në projektin e ri të përfshihen të gjitha tezgat të cilat tani janë jashtë pazarit me çka do të hapet rruga drejt teatrit dhe rruga 192, do të shkarkohet edhe trotuari deri te Shtëpia Tregtare Mavrovasja”. (burimi: Aktuale.mk, 28/07/2015)

Pas kësaj, në drejtim të zbatimi procedurës së duhur dhe transparente duhej të vijonte debati publik, ku personat e interesuar juridik apo fizik do të mund të dorëzojnin propozimet dhe vërejtjet e tyre. Pasi që të mbaron debati, Komisioni profesional duhej të të dorëzonte konkluzion dhe do të nisej procedura e propozim Planit të detajuar urbanistik (PDU-së), i cili duhet të merr mendim pozitiv nga ana e të gjithave institucioneve publike dhe private të përfshira në të. Pas kësaj faza do të dorëzohet procedura e pajtueshmërisë nga ana e Ministrisë së transportit dhe lidhjes dhe më në fund Këshilli i Komunës së Çairit do të sjellë vendim për miratimin e Planit të detajuar urbanistik të Bit Pazarit. (burimi: Ueb Faqja e Komunës së Çairit, Mbledhja e Këshillit të Komunës)

Në gusht të vitit 2015, u hap debati publik i Bit Pazarit, ku menjëherë pas, pritej realizimi i projektit.

“Meqë është në debat publik plani detal, tani është mundësia që të jepet vërejtjet, sygjerimet..dmth i ftojmë të gjithë ata që kanë të thonë diçka për Bit Pazarin…”. (burimi: Alsat-M)

Afati i fundit për realizim (2015) të projektit kaloi, ndërsa në terren nuk kishte ndonjë punë konkrete të realizuar. Nga Komuna e Çairit, vonesat i arsyetojnë me procedurat administrative dhe miratime që duhen të merren nga shumë institucione për nisjen e këtij projekti, i cili premtohet që nga 2013-ta.

Ka një vonesë të vogël për shkak të procedurave dhe për shkak se duhet të merren pëlqime na shumë institucione. Por, sot e them që mbi 95% e procedurës është e kryer, tani presim këto ditë ndërmarrja ‘Skopski pazar’, të dorëzon kërkesën për marrjen e lejes së ndërtimit në bazë të planit të arritur detal urbanistik. Në momentin që e merr lejen nga Komuna, që të nesërmen mundë të fillon me punimet. (burimi: Alsat-M, 27.01.2016)

Nga Shoqata Aksionare ‘Skopski Pazar’ u njoftua se plani arkitektonik është dërguar për miratim në Komunën e Çairit, dhe më pas vijon procedura e miratimit të të njejtit. (burimi: Alsat-M, 18.03.2016)

“Derisa nuk përfundon kjo procedurë nuk mundë të fillohet me ndërtim…” (burimi: Alsat-M, 18.03.2016)

Edhe pse pushteti lokal i Komunës së Çairit, njoftoi se 95% e procedurës është kryer, punimet assesi të fillojnë edhe përgjatë vitit 2016. Vazhduan premtimet pa ndonjë përfundim të Kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili tha se projekti në fjalë është çështje ditësh.

Është dita në pyetje të fillimit të projektit kapital në Komunën e Çairit” (burimi: Alsat-M, 28.05.2016)

Nuk dihet ndonjë afat i caktuar lidhur me atë se kur do të fillojnë punimet për rindërtim edhe duke e ditur faktin që gjendja e tregut të Bit Pazarit dita ditës vazhdon të bëhet edhe më kaotike.

Meqë projekti u premtua vite me radhë, që nga viti 2013 kur u prezantua si projekt i një rëndësie të veçantë, dhe si afat i fundit për realizim u caktua viti 2015 (sipas Platformës promovuese të BDI-së, Zgjedhjet 2014), nga ajo që mundë të vlerësojmë, sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, mundë të përfundojmë që premtimi për realizimin e ndërtimit të Bit Pazarit është i parealizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.