Nuk ka trup koordinues për monitorim të pēlqimeve financiare për punësime në administratë

Foto: pxhere.com

 

Premtim: Trup koordinues dhe monitorim të pëlqimeve financiare për punësime në administratë

[Programi zgjedhor i BDI-së për zgjedhjet parlamentare 2016, data: dhjetor 2016 ]

 

ARSYETIM:

Në programin zgjedhor të BDI-së me të cilin partia morri pjesë në zgjedhjet parlamentare (dhjetor 2016), në pjesën “Administrata shtetërore dhe publike” është dhënë premtimi për formimin e “Trupit koordinues dhe monitorim të pëlqimeve financiare në administratë”. Ky premtim zgjedhor i BDI-së nuk është realizuar.

Planin “3-6-9” të cilin e publikoi Qeveria në pjesën e reformave në administratën publike ishin të zbatuar shtatë masa të premtuara prej pjesës për reforma, por në asnjërën prej këtyre reformave nuk ka iniciativë për formimin e trupit koordinues dhe monitorim të pëlqimeve financiare për punësim.

Me 21 dhjetor të vitit 2017 Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka formuar Këshillin për reforma në administratën publike, i cili do të ndjek realizimin e Strategjisë për reforma në administratën publike, pjesë e Planit “3-6-9”, por edhe aty nuk përmendet asnjë trup koordinues.

Verifikimi i Strategjisë për reforma në administratën publike 2018-2022, për masat të cilat do të ndërmerren në pesë vitet e ardhshme për realizimin e qëllimeve të përgjithshme dhe të veçanta të definuara në çdo fushë me prioritet, tregon se edhe pse shkruhet për reforma të shumta dhe jepen sqarime për procedura për punësim, në asnjë pjesë nuk ka informacion për formimin e trupit koordinues special:

Procedura për punësim të kandidatëve si administratorë fillon me publikimin e shpalljes publike 37, ndërsa përzgjedhja arrihet nga ana e Komisionit për përzgjedhje të kandidatëve për administratorë, të përbërë prej të punësuarve: AA, institucion për nevojat e të cilit është publikuar shpallje publike dhe prej SRMO, përderisa realizohet punësim në organet e administratës shtetërore. Sekretariati, gjegjësisht personi udhëheqës në institucion merr vendim për zgjedhje i cili dorëzohet deri te kandidati i zgjedhur dhe publikohet në ueb faqe dhe në tabelën për shpallje të AA. 

As edhe gjatë elaborimit të premtimeve të realizuara, si dhe të projekteve të cilët do të duhet të realizohen në këtë mandat, funksionarët e BDI-së për reforma të inicuar nga partia e tyre, nuk përmendin një trup të këtillë koordinues i cili do të shërbente për koordinim dhe monitorim të aprovimeve financiare për punësime në administratë.

As edhe gjatë kërkimeve nëpër mediumet në internet nuk mund të arrihet deri te informacioni për “Trup koordinues dhe monitorim të aprovimeve financiare për punësim në administratë”, edhe pse paraqiten trupa të tjerë koordinues të qeverisë dhe informacione lidhur me to, si për shembull, Trup koordinues nacional për mosdiskriminim.

Për këtë, sipas informacioneve të lartpërmendura, mund të konstatohet se premtimi zgjedhor i BDI-së për formimin e “Trupit koordinues për koordinim dhe monitorim të pëlqimeve financiare për punësime në administratë“, është i parealizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Drilon Saliu

 


Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni