Nuk ka seancë me pyetje deputetësh një herë në javë

Kryeparlamentari Xhaferi, ku janë pyetjet e deputetëve një herë në javë? Foto: Meta

 

 

Me 18 gusht të vitit 2017, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në përgjigjen e letrës së kryeministrit Zoran Zaev, në të cilën ai kërkon termin për pyetje tematike parlamentare javore, mes tjerash, thotë:

Kuvendi në Rregullore e ka të rregulluar çështjen e pyetjeve të deputetëve, ndërsa ideja, përkatësisht gatishmëria e Qeverisë për transparencë të plotë dhe mbikëqyrje të mundësojë parashtrimin e pyetjeve të deputetëve në fillim të seancës së sapo thirrur me kohëzgjatje prej një ore, ju sigurojë se do të realizohet pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Jam i bindur se në  gjetjen e zgjidhjeve për pyetjet e deputetëve aktivisht do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Qeverisë. 

[Burimi: Meta; Data: 18.08.2017]

 

ARSYETIM:

Kjo deklaratë e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi në të cilën e siguron kryeministrin Zoran Zaev se “parashtrimi i pyetjeve të deputetëve në fillim të seancës së sapo thirrur me kohëzgjatje prej një ore, do të realizohet pas përfundimit të zgjedhjeve lokale”, doli se është e pavërtetë. 

Rrethi i parë i zgjedhjeve lokale u mbajt me 15 tetor në vitin 2017, i dyti me 29 tetor, ndërsa Komisioni Shtetërorë Zgjedhor (KSHZ) zyrtarisht procesin e shpalli të përfunduar me 14 nëntor (v. 2017). Deri më tani (20.12.2017) Kuvendi mbajti vetëm një seancë kushtuar pyetjeve të deputetëve (24.11.217) edhe ajo në të vërtetë, ishte e para me këtë përbërje parlamentare.

Të rikujtojmë se para katër muajve (16.08.2017) kryeministri Zoran Zaev me shkrim kërkoi prej kryetarit të Kuvendit, Xhaferit, të caktojë një termin për pyetje të deputetëve në të cilën theksohet se Qeveria është e përgatitur që të fillojnë seancat për pyetje tematike parlamentare javore me kohëzgjatje prej një ore, në kohë dhe në format të rregulluar sipas folësit të Kuvendit.

Mbajtja e seancave javore për pyetjet e deputetëve deri te ministrat në Qeveri, faktikisht është premtim zgjedhor i LSDM-së dhe është pjesë e programit të tyre “Plani për jetë në Maqedoni” me të cilin dolën në zgjedhjet të parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016. Në lidhje me këtë, në programin e përmendur zgjedhor në pjesën “Llogaridhënia e qeverisë” (faqe 23), thuhet:

Për shkak të llogaridhënies së Qeverisë para Kuvendit, seancat për pyetjet të deputetëve, në vend që të mbahen një herë në muaj, do të mbahen një herë në javë. 

Përsëri, përkundër premtimeve nga ana e kryeparlamentarit Xhaferit thënë kryeministrit Zaev, se do të ketë seanca kuvendore javore në të cilat deputetët do të ju parashtrojnë pyetje ministrave, kjo deri më tani nuk po ndodh.

 

BURIME:

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.