Nuk është i mundur rezervimi i terminit për letërnjoftim nëpërmjet SMS porosive

 Ky projekt përfshin zgjerim të qendrës së thirjeve edhe për qytetet tjera dhe rezervim të terminit për nxjerrje të letërnjoftimeve, pasaportave dhe lejeve për vozitje nëpërmjet SMS porosive në të gjithë territorin e Maqedonisë. ( Buxheti:  në kuadër të buxhetit të miratuar, Afati: 2015 ).

ARSYETIM:

 

Projekti “Më lehtë tek dokumentet personale”, është deklaruar në Programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së 2014-2018 në pjesën Polici moderne, të reformuar, evropiane në shërbim të qytetarëve- Përmirësim dhe shërbime të reja për qytetarët (faqe 234), me afat implementimi deri në vitin 2015. Deri tani ky premtim nuk është realizua.

Portali uslugi.gov.mk i Republikës së Maqedonisë, në bazë të Ligjit për qasje të lirë dhe informacione të karakterit publik, mundëson mes tjerash edhe informacione në lidhje me procedurat administrative për nxjerrje të letërnjoftimeve të reja, pasaportave dhe lejeve për vozitje. Në bazë të udhëzimeve nga portali, në vitin 2007 termini për nxjerrje të letërnjoftimeve të reja, pasaportave dhe lejeve për vozitje bëhet nëpërmjet thirrjeve në telefonin pa pagesë 0800 192 92. Në asnjë pjesë nuk përmendet mundësia për termin për nxjerrje të dokumenteve nëpërmjet SMS0ve, siç është premtuar në Programin zgjedhor të partisë në pushtet. Mangësia për përcaktim të një termini qëndron tek ajo se një gjë e tillë mund të bëhet vetëm nga telefonat fiks, jo edhe nga celularët.

Ndryshim i vetëm n këtë pjesë është se në vitin 2011  Ministria Për Punë të Brendshme mundësoi rezervim të terminit për aplikim për letërnjoftime, pasaporta dhe leje për vozitje elektronike nëpërmjet Qendrës për kontakt e cila është pjesë e ueb portalit të MPB-së. Më pas theksohet qëKontakt qendra menaxhon rezervimin e terminit për dokumentet personale në formë elektronike vetëm për qytetarët me vendbanim në rajonin e qytetit të Shkupit.

Llogaridhënien për realizimin e programit të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, nuk përmenden aktivitetet rreth realizimit të këtij premtimi.

Vërtetmatësi bëri kontroll të disa premtimeve të ngjashme nga Programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së 2014-2018 në pjesën Polici moderne, e reformuar dhe evropiane në shërbim të qytetarëve. Bëhet fjalë për projektin Lehtësim i qasjes tek dokumentet me të cilin pa dallim të vendbanimit çdo qytetar me lajmërim paraprak do të mund t’i marrë dokumentet në një qytet tjetër, më pas projekti “Letërnjoftim në shtëpinë tuaj, me ç’rast edhe për këto projekte u vlerësua që nuk janë realizuar. Kjo tregon angazhimin e pamjaftueshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme për lehtësimin e procedurës për aplikim për nxjerrje të dokumenteve personale.

 

Duke e marrë parasysh këtë analizë, mund të thuhet që ky premtim “Më lehtë deri tek letërnjoftimi”, nuk është realizuar.

LINQE:

Vlerësuar nga: Milena Josifovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.