Nuk ka përfunduar salla në SHMQSH “Boro Petrushevski”

Salla e fizkulturës në SHMQSH "Boro Petrushevski" filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2016. Foto: ueb faqja e Qytetit të Shkupit

 

 

Projekt: Ndërtimi i sallës së re të fizkulturës në SHMQSH “Boro Petrushevski”.

Përshkrimi i projektit: Në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, qytetit i Shkupit do të ndërtoje sallë të re të fizkulturës në SHMQSH “Boro Petrushevski”. Ka projekt dhe ka filluar ndërtimi me mjete personale, ndërsa salla do të ndërtohet në bashkëpunim me qeverinë. Afati: 2015-2016

 

 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e sallës së re të fizkulturës në SHMQSH “Boro Petrushevski” është pretim i pjesërisht i realizuar i kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Projekti është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale për vitet 2013-2017, të titulluar “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Shkup më të mirë!” (faqe 33).

Ndërtimi i sallës së fizkulturës, siç lajmëruan disa mediume ka filluar me 23.02.2016.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trjanvosk, dhe drejtoresha e QSHK “Boro Petrushevski”, Sonja Ristovska, sot ishte e pranishme në fillimin e punëve ndërtuese të fazës së parë të projektit për ndërtim të sallës së fizkulturës në QSHK “Boro Petrushevski”. Me këtë projekt është paraparë ndërtim i sallës së re të fizkulturës për nevojat e QSHK “Boro Petrushevski”, e cila do të ndërtohet në kopshtin e shkollës së mesme, informoi portali Skopje info

Informacioni u transmetua edhe në faqen e Facebook-ut të kryetarit të Shkupit, Koce Trajanvoski.

Jam i kënaqur që sot filluam ndërtimin e sallës së fizkulturës për QSHK “Boro Petrushevski”. QSHK “Boro Petrushevski” deri më tani nuk ka pasur një sallë të atillë dhe nxënësit mësimin në edukatën e fizkulturës e kanë realizuar nëpër salla jashtë shkollës. Më ndërtimin e kësaj salle të re për 930 nxënës në këtë shkollë do të përmirësohen kushtet për mbajtjen e mësimit në edukatën e fizkulturës, sportit dhe rekreacionit. Salla e re do të ketë një hapësirë sportive të madhe, sallë ping-pongu, një sallë të vogël të gjimnastikës, hapësirë për rekuizitë, tre garderoba, tualet dhe hapësira për profesorët. 

Sipas informacionit të “Vërtetmatësit”, ndërtimi i sallës nuk ka përfunduar tërësisht. Siç na informoi drejtoresha e shkollës Sonja Ristoska, deri më tani ka përfunduar vetëm faza e parë e ndërtimit.

Salla është paraparë që të ndërtohet në tre faza. Për secilën fazë është planifikuar 1 vit punë, gjegjësisht salla duhet që të lëshohet në përdorim për tre vite. Deri më tani ka përfunduar tërësisht vetëm faza e parë, dhe ajo është ndërtimi i objektit dhe vendosja e dritareve. Faza e dytë, e cila duhet që të fillojë për disa ditë, parasheh furnizimin e brendshme të objektit me rryme, ujë etj. Në fazën e tretë është paraparë pajisja e sallës me rekuizita të nevojshme sportive – deklaroi Ristoska për “Vërtetmatësin”. 

Pyetjes, deri ku është ndërtuar salla e fizkulturës në QSHK “Boro Petrushevski”, përgjigje të njëjtë morëm edhe nga Qyteti i Shkupit.

Salla e fizkulturës në SHMQSH QSHK “Boro Petrushevski” filloi me ndërtimin përgjatë vitit 2016, deri më tani ka përfunduar faza e parë e punëve dhe në tërësi ka përfunduar pjesa ndërtimore nga ndërtimi i fasadës dhe ka mbetur të përfundojë edhe rregullimi i brendshëm dhe pajisja e hapësirave. Salla e re e fizkulturës do të ketë kat përdhes me sipërfaqe prej 1015 metra katror, si dhe kat me sipërfaqe prej 408 metra katrorë, ose sipërfaqja e përgjithshme e objektit të ri do të jetë 1423 metra katrorë. Objekti është i gjatë 54.5 metra dhe i gjerë 19.9 metra katrorë, përderisa lartësia kap vlerën prej 8.6 metra. Objekti i ri do të ketë sallë të madhe sporti, sallë ping-pongu, sallë të vogël të gjimnastikës, hapësirë për rekuizitë, tre garderoba, tualet dhe hapësirë për profesorët.

Duke pasur parasysh faktin se mandati i kryetarit skadoi me 27 mars të vitit 2017, ndërsa tash vonë (01.06.2017) me ndryshimet në Kodit Zgjedhor ai është vazhduar deri me 15 tetor të vitit 2017 ( kur duhet që të mbahen zgjedhjet lokale), si dhe se afati i paraparë në program të Trajanovskit për ndërtimin e sallës është viti 2016, mund që të arrihet në përfundim se premtimi i tij është pjesërisht i realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anasatasovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.