Nuk ka pengesë ligjore për shkarkimin e Zvërlevskit

Kodi zgjedhor nuk ndalon që të shkarkohen funksionarë shtetërorë. Foto: Printscreen kolazh

Законот не забранува именување или разрешување на државни функционери откако ќе се распишат изборите, туку забранува да се вработуваат или да се отпуштааа луѓе во државната и јавната админитрација

 

Ligji nuk ndalon  emërimin ose shkarkimin e funksionarëve të lartë pasi të shpallen zgjedhjet, por ndalon që të punësohen ose të largohen nga puna njerëz në administratën shtetërore dhe publike

 

 

Deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE sot (09.08.2017) në konferencë për shtyp në Kuvend, mes tjerash, tha:

Reagojë fuqishëm për mënyrën se si zotëri Talat Xhaferi sot dhe në periudhën e fundit ka udhëhequr seancat dhe me Kuvendin Republikës së Maqedonisë.

 Së pari dua që t’jua rrëfej arsye e nervozizmit të cilin e imponon zotëri Talat Xhaferi në Kuvend.

Së pari është e qartë se as ai, as shumica parlamentare nuk kanë qenë të vetëdijshëm dhe nuk e kanë parë nenin 8 nga Kodi Zgjedhor me të cilin shtyhen të gjithë procedurat e tilla. 

Duke pasur në mendje përgjegjësinë kundrejt të gjithë parive politike dhe ndaj Qeverisë, si nismëtar të shkarkimit të Marko Zvërvelskit, i cili ne rastin konkret është irrelevante si temë, zotëri Talat Xhaferi dhe shumica parlamentare me vetëdije shkelin Kodin Zgjedhor, ndërsa atë akuzë e hedhin mbi ne.  

Për atë se nuk e kanë parë këtë ligj, për atë se janë vet përgjegjës dhe i mbajnë përgjegjësit para Qeverisë, para partive të veta, para qytetarëve. 

[Burimi: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së, Data: 09.08.2017]

 

ARSYETIM:

Kjo deklaratë e deputetit nga VMRO-DPMNE (dhe koordinatorit i grupit të parë prej dhjetë grupeve të deputetëve të VMRO-DPMNE-së), Ilija Dimovski, i cili pretendon se shkarkimi  i prokurorit publik Marko Zvërlevski gjatë kohës kur janë shpallur zgjedhjet lokale është kundërt Kodit Zgjedhor, është i pavërtetë. 

Se këto citime janë të pavërteta, mjafton që t’i hidhet një sy nenin 8 – a, paragrafi 1, alinea 4 nga kodi Zgjedhor (faqe 5), në të cilin thirret Dimovski.

Neni 8-а (1)

Nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Maqedonisë, deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtim me rezultatet e zgjedhjeve, si dhe nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjeve për kryetar komune ose anëtarë të këshillit, respektivisht deri në konstituimin e këshillit komunal dhe qytetit të Shkupit nuk mund:

 

(4) të fillojë procedura për punësimin e personave të rinj ose procedura për ndërprerje të marrëdhënies së punë në institucionet shtetërore dhe publike, ndërsa procedurat e filluara vendosen në pritje, përveç në rastin e çështjeve me urgjencë dhe të patjetërsueshme. 

 

Askund në këtë nen nuk thuhet së ndalohet emërimi ose shkarkimi i funksionarëve shtetëror pasi të shpallen zgjedhjet. kjo dispozitë specifikon që ndalohet të punësohen ose të largohen nga puna personat në administratën shtetërore dhe atë publike.

Ndalim për shkarkimin e funksionarëve nuk ka në asnjë nen tjetër nga Ligji i përmendur, as në, ndonjë ligj tjetër.

Përndryshe, të njëjtin pretendim të pasaktë dy ditë më parë e tha edhe kolegu i Dimovskit dhe koordinator i grupit të dytë të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, sipas të cilit:

nga dita e marrjes së vendimit për shpallje të zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjes dhe të vet zgjedhjeve, ekziston një pengesë ligjore që të shkarkohen dhe emërohen drejtorë të drejtorive të organeve shtetërore dhe institucioneve të tjera shtetërore për të cilët qeveria kë kompetenca. Përveç në raste kur mandati ka përfunduar, me çka mund të emërohet një kryes i detyrës. 

 

BURIME:

  1. Веб-страница на ВМРО-ДПМНЕ (09.08.2017): Талат и парламентарното мнозинство да не помислува дека може да си поигрува со волјата на 450 илјади граѓани  [Пристапено на 09.08.2017]
  2. Собрание  на РМ: КООРДИНАТОРИ НА ПРАТЕНИЧКИ ГРУПИ ВО СОБРАНИЕТО НА РЕПУБЛИКА МАКЕДОНИЈА 2016-2020   [Пристапено на 09.08.2017]
  3. Курир (07.08.2017): Mилошоски: Постои законска пречка да се разрешуваат и именуваат директори на органи на државата [Пристапено на 09.08.2017]
  4. Собрание на РМ : Изборен законик – пречистен текст (стр.5)  [Пристапено на 09.08.2017]

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.