Nuk ka panele diellore për energji efikase në kopshtet e Komunës Qendër

Sigurim dhe montazh i paneleve për të gjithë kopshtet e fëmijëve.

 

ARSYETIM:

Në programin zgjedhor (2013) të kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovskit është dhënë premtimi për vendosjen e paneleve diellore në të gjitha kopshtet e fëmijëve në Komunën Qendër. Deri në ditën kur është shkruar ky tekst, 13 prill 2017, nuk ka informacione se është realizuar ose është në fazë për realizim ky premtim i kryetarit Zhernovski, i dhënë para zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Kater vite më pas, në fund të mandatit, mund të vlerësohet se ky premtim i Zhernovskit është i parealizuar.

Kë kapitullin e programit zgjedhor Andrej Zhernovskit, “E ardhmja tani. Është koha!” kushtuar efikasitetit energjetik (faqe 18), qëndron edhe arsyetimi në vazhdim:

Komuna Qendër si më urbania, 100% komunë urbane, duhet që të jetë lider në përqafimin e trendeve më të reja për efikasitetin energjetik të rritur. Qëllimi ynë është të rritja maksimale e efikasitetit energjetik në të gjithë objektet e institucioneve që janë nën kompetencat e Komunës,

ku, si një prej masave për realizmin e këtij qëllimi është futur edhe “sigurimi dhe montazhi i paneleve diellore për të gjithë kopshtet”.

Përsëri, as edhe kërkimi në themel i përmbajtjeve të internetit, si dhe përmbajtja e faqes zyrtare të Komunës Qendër, nuk kanë hedhur asnjë informacion i cili do të kishte të bënte me realizimin e premtimit për shfrytëzim te energjisë diellore, përndryshe, ka tre shtëpi parashkollore: “Koço Racin”, “Rade Jovçevski – Korçagin” dhe “13 Nëntori”, gjithsej dhjetë objekte (kopshte amë dhe klonet e tyre)

E vetmja lidhje me këtë temë që ekziston në faqen e Komunës Qendër është propozimi nga qytetari anonim i publikuar me 10.02.2017 në rubrikën “Ideja për Qendrën” (në të cilën qytetarët mund që të propozojnë ideja për përmirësimin e jetës në Komunë), i cili mbahet në pjesën e “paneleve diellore të pullazet e të gjithë banesave publike të territorit të Komunës Qendër”.

Të vendosen panelet diellore në të gjithë kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme dhe banesave të tjera nën kompetencave të Komunës Qendër, dhe në vend që ajo hapësira të ngelet e vdekur, le të prodhojë energji. 

Kjo rubrikë është mundësuar që qytetarët të shprehin idetë e tyre të cilat më pas Komuna zgjedh se cili propozim mund dhe duhet që të realizohet. Koment ndaj këtij propozimi të qytetarit, nga një person i autorizuar i Komunës, deri më tani (13.04.2017) nuk ka.

Deri në publikimin e këtij shkrimi “Vërtetmatësi” nuk mori përgjigje nga personat e Komunës Qendër, prej ku kërkuam informacion se deri ku ka arritur realizimi i këtij projekt të premtuat te kryetarit Andrej Zhernovskit.

Prej këtu mund që të përfundohet se premtimi parazgjedhor i Zhernovskit për efikasitet energjetik në objektet parashkollore në territorin e Komunës Qendër, në prag të skadimit te mandatit të tij si kryetar komune (maj 2017), nuk është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *