Nuk ka ndryshime thelbësore në punësimin “me kontratë”

Labor Construction Working Military Person Workers

 

Në programin parazgjedhor të partisë qeverisëse LSDM është përfshirë premtimi në vazhdim për të cilin sipas verifikimit të bërë vlerësuam se nuk është realizuar:

Me ndryshimet ligjore do të kufizojmë kohëzgjatjen e Marrëveshjeve për punësim me kohë të caktuar dhe do të lidhen me vendin e punës, dhe jo me përmbaruesit. Nëse bëhet fjalë për vend të ri të punës, Marrëveshja për punësim me kohë të pjesshme pas 6 muajve do të duhet të transformohet në punësim me kohë të pacaktuar

[Burimi: LSDM – Jetë për të gjithë në Maqedoni (faqe 217) – data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Ky premtim i LSDM prej programit parazgjedhor “Jetë në Maqedoni” prej dhjetorit të vitit 2016, nuk është realizuar.

Me 26.06.2018 u miratuan ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune (LMP), të cilat në Kuvend u dorëzuan vetëm para një muaji, ndërsa procedura ishte e shkurtuar, ashtu që, ajo përfundoi prej 07.06 deri me 26.06 kur teksti i ligjeve të ndryshuara u mbështet me 63 vota pro.

“Vërtetmatësi” verifikoi ndryshimet në tekstin e dorëzuar para deputetëve. Ati ndryshime kryesisht kanë të bëjnë me dispozita më të rrepta për luftën kundër diskriminimit i cili del nga marrëdhënia e punës, dispozita më të rrepa për votim të tepricës teknologjike, shkurtim të afateve në të cilët punëdhënësi mund të shkarkojë punëtorin nëse kjo ndodh për shkak të tij…

Megjithatë, në raport me pretimin se do të kufizohet kohëzgjatja e Marrëveshjeve për punësim me kohë të përcaktuar, lidhja e tyre me vendin e punës dhe jo me përmbaruesin dhe premtimi kryesor se marrëveshja me kohë të përcaktuar pas 6 muaj do të duhet të transformohet në kohë të pacaktuar pune – klauzola të këtilla nuk gjetëm te ndryshimet e reja.

Praktikisht, me ndryshimet e LMP nuk është prekur Neni 46 i ligjit ekzistues i cili thotë:

Marrëveshja për punësim me kohë të paracaktuar

Neni 46

1)  Marrëveshja për punësim mund të arrihet për kohë të paracaktuar për kryerjen e punëve të njëjta, me ndërprerje ose pa ndërprerje deri në pesë vite.

(2) Marrëveshja për punë të përcaktuar për zëvendësim të përkohshëm të punëtorit që mungon mund të arrihet deri në kthimin e punëtorit që mungon përkohësisht.

3) Marrëveshja e punën e arritur me marrëveshje për punësim me kohë të paracaktuar, përveç marrëveshjes për kryerjen e punës sezonale, transformohet në marrëdhënie pune me kohë të pacaktuar, nëse punëtor vazhdon të punojë edhe pas skadimit të afatit nga paragrafi 1 i këtij neni, nën kushtet dhe sipas mënyrave të caktuara me këtë ligj.

(4) Pas arritjes së marrëveshjes së punës të bazuar në marrëveshjen për punësim për kohë të përcaktuar mund të transformohet në marrëdhënie pune me kohë të pacaktuar dhe para skadimi i afatit prej paragrafit (1) të këtij ligji, nëse punëtori punon më shumë se dy vite në vendin e punës i cili është liruar për arsye pensionimi ose për arsye të tjera dhe për të cilin janë siguruar mjete financiare, përderisa punëdhënësi vërteton se ka nevojë të përhershme për punëtorin, nën kushte dhe sipas mënyrave të caktuara me ligj.

Në ndryshimet e bëra përmenden marrëveshjet për të punësuarit për kohë të përcaktuar vetëm në një vend, ku është bërë një shtesë vetën në Nenin 8, paragrafi tre. Më saktë, vendimi ekzistues në paragrafin tre thotë:

(3) Në raport me kushtet e punësimit, të punësuarit me kohë të përcaktuar nuk trajtohen në mënyrë më të volitshme se të punësuarit me kohë të pacaktuar vetëm për atë se kanë marrëveshje për punësim me kohë të caktuar, përveç nëse trajtimi ndryshe është i arsyetueshëm për shkak të arsyeve objektive.

Risia me ndryshimin ligjor në tekstin e ri është në atë se pas fjalëve “në raport me kushtet për punësim”, shtohen edhe fjalët “edhe e drejta edhe detyrimet nga marrëdhënia e punës”.

Në drejtim në kufizimit të punëdhënësit rreth tipit të marrëveshjes, ekziston vetëm një dispozitë prej ligjit ekzistues e cila ndryshon në këtë drejtim, dhe ajo është se punësimi në punën provë mund të zgjat më shumë se 6 muaj. Tani ai afat shkurtohet dhe thuhet se puna provë nuk mund të zgjat më gjatë se 4 muaj.

Vendimi ligjor i deritanishëm është rregulluar me Nenin 60, paragrafi i dytë i të cilit thotë kështu:

 (2) Në marrëveshjen për punësim përkrah të gjithë të drejtave dhe detyrimeve nga marrëdhënia e punës përcaktohet lartësia e pagës dhe kohëzgjatjes së punës provë, e cila nuk mund të jetë më e gjatë se gjashtë muaj. Puna provë mund të vazhdojë në rast të mungesës së arsyetuar në punë (sëmundje ose e ngjashme).

Sipas ndryshimeve të LMP, në Nenin 5 përfshihet edhe ndryshimi në vazhdim:

Në nenin 60 në paragrafin (2) në fjalinë fjala “gjashtë” zëvendësohet me fjalën “katër”. 

Ndryshimet, edhe nëse lexohet arsyetimi i tekstit të ligjit, do të shihet se nuk ka të bëj me premtimin e dhënë në program afati i miratimit të të cilit ka qenë fundi i vitit 2017.

Prej këtu, vlerësimi mund të jepet në raport me premtimin, dhe prej këtu del se premtimi është i parealizuar. 

BURIME:


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.