Nuk ka ndryshime në arsimin fillor – ligji akoma është duke u përpunuar

Foto: Pixabay

 

 

Qeveria e RM në Programin për punë në këtë vit ka paraparë miratimin e Ligjit të ri për arsim fillor. Ky premtim gjendet edhe në programin parazgjedhor të LSDM-së, si parti më e madhe e koalicionit qeveritare. Por, premtimin, qeveria nuk arriti të përmbush:

Iniciativa me prioritet të lartë për qershorin e vitit 2018:

Ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsim fillor

Qëllimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsim fillor është përmirësimi i kushteve për punë në kuadrin mësimore dhe kuadrin tjetër në shkollë, thjeshtëzimi i procedurave të caktuar administrative, përmirësimin e mënyrën e udhëheqjes së evidencës pedagogjike dhe dokumentacionit, si dhe reforma të tjera, ndërsa kanë për qëllim rritjen e përgjithshme të cilësisë së arsimit fillor. Iniciativa ka indikacione në lidhje me qëllimin prioritar: përmirësimin e kualitetit në arsim dhe shkencës përmes zbatimit të strategjive dhe reformave në arsim dhe shkencë. Iniciativa është e paraparë në Programin Nacional për miratimin e legjislacionit evropian për vitin 2018

[Burimi: Programi për punën e Qeverisë së RM për vitin 2018., data: viti 2017 ]

 

ARSYETIM:

Në bazë të programit parazgjedhor të LSDM-së “Plani për jetë në Maqedoni”, Qeveria e RM në këtë vit shkollor 2018/2019 ka pasur të caktuar që të miratohen reforma kualitative kapitale në procesin e arsimit në arsim fillor. Programi bazohet mbi baza të të gjithë dobësive të detektuara në gjithë sistemin arsimor, përfshirë edhe sistemin e arsimit fillor.

Ja cili ka qenë qëllimi i LSDM-së, të prezantuar në programin parazgjedhor, në lidhje me arsimin fillor:

Do të sigurojmë arsim shtetëror cilësor përmes modeleve të suksesshme evropiane. Për të gjithë reformat në arsim do të realizojmë diskutim publik dhe konsultime. Menjëherë do të shfuqizojmë testimin ekstern. Do të ulim numrin e lëndëve. Do të zvogëlojmë edhe numrin e nxënësve në paralele, më së shumit 25 fëmijë, me qëllim të arsimit cilësor. Arsimi parashkollor do të projektohet në periudhën prej një viti, duke mbajtur shkollimin nëntë vjeçar në arsimin fillor. Për të liruar fëmijët prej shtypjes së notave në vitet e para të shkollimit, vlerësimi prej klasës së parë deri në klasën e 5 do të jetë vetëm me shkrim. Do të sigurohet cilësi në arsim…(faqe 7),

Në fillim të mandatit do të organizojmë diskutim publik për ndryshime funksionale në konceptin e arsimit, sipas shembullit të një vendi nga Bashkimi Evropian, ndërsa koncepti që do të del prej atij diskutimi gjithëpërfshirës do të implementohet më së voni deri në fund të vitit 2018. faqe (116)

 Do të lehtësojmë përmbajtjet mësimore dhe do të zvogëlojmë ngarkesën e nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm. Do të vendosim fokusin në aftësitë matematikore dhe gjuhësore dhe në lëndë, të rëndësishme për zhvillimin e kompetencave kyçe te fëmijët (faqe 117)

Ky premtim me një qëllim të atillë, me ndryshime përkatëse në ligjin themelor, Ligjin për arsim fillore, duhej të miratohen në Kuvend në qershor të këtij viti.

Por, ligji me ndryshime dhe plotësim për arsimin fillor jo vetëm që nuk është miratuar, por akoma nuk ka dal nga Qeveria, thënë ndryshe nuk është përgatitur. Kjo vërtetohet edhe me kërkime të detajuara në faqet e Qeverisë së RM-së dhe në Kuvendin e RM-së, përmes gjeneratorëve të lajmeve në internet dhe të ngjashme.

Më saktë Qeveria, ministria resore ka përgatitur tekst ligjor me ndryshime në Ligjin për arsim fillor që në prill të këtij viti. Kjo mund të shihet edhe prej konferencës për shtyp të ish ministres për Arsim dhe Shkencës Renata Deskoksa. Ajo atëherë tha se ligji i ri është gati dhe se prej asaj date, 10.04.2018 do të vendosen në inspektim të diskutimit ligjor për të gjithë palët e interesuara.

Deskoka shtoi se pret që diskutimi publik të përfundojë për një muaj dhe ligji në qershor do të miratohet në Kuvend në RM.

Por, për shkak të ndërlikueshmërisë së materies Dejata ose për shkak të ndryshimeve të MASH – në maj Deskoksa u zëvendësuar me ministrin e ri Arber Ademi – prej MASH dhe prej Qeverisë akoma nuk kanë dalë me ligj.

Arsyetimi i ministrit të ru ka qenë se ligji është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të shpejtohet me miratimin e tij, që të mos paraqitet nevoja të ndryshohet për kohë të shkurtër:

Kur bëhet fjalë për vendim ligjore, nuk duhet të shpejtohet, për atë sepse kemi parë miratime të ligjit, dhe më pas menjëherë ka pasur ndryshime dhe plotësime të atyre ligjeve. Ligji për arsim fillor është shumë i rëndësishëm edhe për këtë duhet të gjendet zgjidhje më e mirë. Bëhet fjalë për krijimin e arsimit edukativo-arsimor cilësor për të ardhmen e fëmijë tanë

Sipas kumtesës së MASH në konferencë për shtyp në fillim të korrikut të vitit 2018, z. Ademi specifikoi se përgjatë përgatitjes së versionit të ligjit të ri për arsim fillor.

Shtesë, këto ditë edhe një pjesë e mediumeve konstatuan se një situatë e tillë akoma zgjat dhe se kjo ju është vërtetuar edhe nga Ministria e Arsimit, me arsyetimin se ndryshime janë komplekse dhe se duhet më mirë të mendohen që të mos dalin probleme shtesë:

Bëhet fjalë për reformë të guximshme e cila nënkupton lëvizje më serioze në sistemin arsimor. Për këtë është e nevojshme që Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe shkollat të përgatiten plotësisht para paraqitjes së reformave në procesin arsimor. Zvogëlimi i orëve dhe numri i fëmijëve nëpër paralele krijon sfida serioze në organizim. Koncepti parasheh mentorim të mësimdhënësve më me përvojë mbi mësimdhënësit me përvojë, si dhe kryerjen e detyrave administrative të caktuara të cilat i kanë pasur mësimdhënësit para zvogëlimit të orëve. Qëllimi është reforma që garantojë siguri për të gjithë palët e prekura në procesin arsimor – kanë deklaruar përfaqësuesit e MASH për Fakultet.mk, medium i cili para së gjithash, merrem me çështje të rëndësishme, por edhe përgjithësisht, me ato të arsimit dhe shkencës në tërësi.

Nuk dihet nëse arsyeja qëndron edhe në ndryshimin e kryesisë së MASH-it përgjatë këtij viti ose në kompleksitetin e reformës, por gjithsesi për shkak të argumenteve të lartshënuara mund të shtohet vlerësimi se premtimi i LSDM-së për arsimin fillor para së gjithash, i përfshirë në programin e Qeverisë për vitin 2018, në pjesën e ndryshimeve themelore në Ligjin për arsim fillor, nuk është realizuar. Për këtë, ato ndryshime dhe ligji i ri, edhe sikur të miratohen përgjatë kësaj vjeshte, nuk mund të pritet që ndryshimet të fillojnë menjëherë.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.