Nuk ka mbështetje financiare për vendosjen e filtrave nga ndotësit

РЕК Битола. Фото: Wikipedia

Partia politike qeverisëse LSDM në Programin e saj parazgjedhor premtoi por nuk e realizoi premtimin në vazhdim:

Do të inkorporojmë sistem për mbështetje financiare për ndërtimi e filtrave te ndotësit industrial. 

[Burimi: LSDM-Për jetë në Maqedoni, faqe 227 – data, dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM është dhënë me afat prej 6 muajsh prej momentin të zgjedhjes së qeverisë. Kjo mund të shihet nëse lexohet me kujdes programi i tyre parazgjedhor, kur premtimi është vendosur në “Planin 180“ (180 ditët e para), në pjesën e masave të parapara për avancimin e gjendjes së mjedisit jetësor.

Me verifikimin e më shumë burimeve, “Vërtetmatësi” vërtetoi se ky premtim nuk është realizuar. Verifikimi së pari përfshiu Programin për punën e Qeverisë në periudhën 2017-2020.

Në pjesën e “Mjedisi jetësor”, diçka e vetme që është përmendur në programit në faqen 49, dhe mund të lidhjet me premtimi në programin politik, është fjalia në vazhdim:

mbështetje të sektorit publik në vendosjen e standardeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, lehtësime doganore gjatë importimi të pajisjes së re teknologjike ose instalim të sistemit për pastrim të mbetjeve të gazrave ose të ujërave, sigurimin e mjeteve financiare përmes buxhetit, IPA fondeve të BE-së dhe “masave” kreditore të BBRZH-së, EIB dhe Bankës Botërore për stimulim të partneritetit publiko-privat si dhe transparencës të plotë dhe konsultime të gjera në fushë. 

Verifikimi më pas shkoi përmes kërkimit në Programin për punën e Qeverisë për vitin 2018. Më tej, prej asnjërës fjalë kyçe për kërkim nuk gjetëm se qeveria ka planifikuar përgjatë këtij viti të krijojë sistem financiarë si ndihmë për ndërrimin e filtrave të ndotësve industrial.

Kërkuam edhe në ueb-faqen e Ministrisë së Mjedisit jetësor, kur, po ashtu, nuk gjetëm asnjë program për sistemin e premtuar për mbështetje financiare për filtrat të ndotësve të mëdhenj industrial.

Informacioni i vetëm të cilin e gjetëm, dhe është i lidhur me filtrat dhe ndihmesën financiare, është dhënia e kredisë për kombinatin Jugohrom, Jegunovce nga Banka maqedonase për mbështetje të zhvillimit me lartësi prej 1,5 milion euro. Në të vërtetë bëhet fjalë për vendimin e qeverisë të miratuar në një prej seancave të fundit, me çka obligohet banka që të miratojë kredit përmes linjës së veçantë kreditore, dhe çka si qëllim final i mjeteve është ndërtimi i sistemit të filtrimit për materiet e dëmshme të Jugohromit, me çka do të mundësohet rifillimi i një pjese të pogoneve.

Se nuk është vendosur sistemi për mbështetje financiare, flet edhe deklarata e drejtorit të REK Manastir, mr. Vaski Kovapevski, prej korrikut të këtij viti (2018), në të cilën u shpreh se pret nga qeveria të jep mbështetje për rikonstruktimin e filtrave elekrostatik në REK.

Në fund, se nuk është miratuar “sistemi për mbështetje financiare për ndërtimin e filtrave të ndotësve në industri”, e verifikuam edhe nëpërmjet bisedës me një burim të lartë qeveritar, i cili na e vërtetoi këtë.

Duke pasur parasysh faktet e lartshënuara, mund të jepet vlerësimi se premtimi i LSDM në programin parazgjedhor nuk është realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Teo Bllazhevski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.