Nuk ka juntë – ka qeveri legale!

Partia në opozitë mund të bëhej "jutë" - për shumë pak, këtë e vërtetojnë shumë analiza. Foto: Ueb-faqja e VRMO-DPMNE-së

Партијата која обвинува за хунта за малку ќе станеше хунта. Воедно, за притворот на осомничените за тероризам и загрозување на уставниот поредок никој нема право во оваа фаза да каже дека биле во притвор само затоа што ја сакале Македонија и го мразеле Заев и СДСМ…

 

Partia e cila akuzon për juntë për pak do të bëhej vet e tille. Së pari, për arrestimin e të akuzuarve për terrorizëm dhe për rrezikimin e rendit kushtetues askush nuk ka të drejtë në këtë fazë të thotë se kanë qenë në arrest vetëm për atë se e kanë dashur Maqedoninë dhe e kanë urryer Zaevin dhe LSDM-në…

 

VMRO-DPMNE mbrëmë kumtoi se me shtetin udhëheq junta dhe se gjyqësori është nën trysnitë e pabaza arreston grupe njerëzisht, qëndrime të cilët ne i vlerësojmë si të pavërteta:

Junta i shkel ligjet dhe robëroi gjithë shtetin. Qeveria e udhëhequr prej Zoran Zaevit i vë nën shërbimin e vet organet ligjvënëse dhe përmes tyre kryen persekutim politik mbi ata që nuk mendojnë njëjtë. 

Gjyqësori është nën shtypje të madhe. Nuk gjykojnë duke u bazuar në argumente, por sipas diktatit të qeverisë. Pas urdhërit të qeverinë së juntës, montohen raste për terrorizëm kundër patriotëve maqedonas dhe njerëz të cilët kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre në shoqëri. 

Gjyqësori pa fakte fut në burg aktorë, regjisorë, artisët, mjekë, deputet dhe policë vetëm për atë se ata e duan shtetin dhe nuk pajtohen me politikat e qeverisë dhe Zoran Zaevit. 

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb-faqjadata: 17.12.2017]

 

ARSYETIM:

Pretendimin e VMRO-DPMNE-së se qeveria është një juntë dhe se personat lidhur me ngjarjet e 24.04.2017, që janë në burg, aty janë futur pabaza, nuk janë të reja, por, pasi që përsëriten në kontinuitet, është e arsyetueshme që të vlerësohet pavërtetësia.

Së pari, fjalori i partisë opozitare i përdorur në betejën politike. Termet dhe fjalori janë vullneti i lirë i partisë dhe i udhëheqësisë së sajë në largim (deri në fund të dhjetorit do të ketë një lider të ri dhe organe të reja në parti), por kjo është vetëm njëra anë, dhe është krejtësisht diçka tjetër nëse pretendimet e shprehura me këtë fjalor janë të sakta ose jo.

 

JUNTA LIDHET ME POLICINË, USHTRINË…

Fjala “juntë” është një fjalë specifike dhe vjen prej gjuhës spanjolle, Junta, e cila poashtu rrjedh prej shprehjes latine junctus…Kjo, sipas fjalorit Merriam-Webster ka kuptimin “këshill ose komitet për qëllime politike ose qeverisëse”; “grup njerëzish të cilët e kontrollojnë qeverinë veçanërisht pas marrjes revolucionare të qeverisë”.

Sipas Fjalorit digjital, fjala “junta” ka kuptimin “emrin e grupeve të politikave të ndryshme dhe organizata shtetërore në vendet ku flitet gjuha spanjolle – Spanjë dhe vendet e Amerikës Latine” ose “organe më të larat në duar e të cilëve gjendet qeveria pas një sulmi ekzekutiv”.

Dhe në fund, sipas Wikipedias, fjala “juntë” “lidhet me shprehjen e cila ka të bëj me trupa të ndryshëm udhëheqës, por në të shumtën e rasteve të lidhur me qeveri ushtarake ose trupa të tjerë të këtillë”, ndërsa shprehja “junta ushtarake është vetëm një lloj i juntës”.

Nëse nisemi prej definicionit ekzistues, VMRO-DPMNE me këtë shprehje tregon se qeveria e tanishme në Maqedoni ka ardhur me sulm shtetërorë dhe me ndihmën e disa grupeve militante (në luftë, polici ose paramilitar) dhe qeverisë me Maqedoninë pjesërisht prej 28 prillit, ndërsa tërësisht prej 31 majit kur edhe është votuar qeveria e Zoran Zaevit.

VMRO-DPMNE, gjegjësisht përfaqësuesit e sajë, i gëzojnë të drejtat universale dhe liritë e garantuara edhe me Kushtetutën maqedonase dhe me ligjet, siç është liria e fjalës dhe shprehjes, por kjo është vetëm një çështje, ndërsa e vërteta është krejtësisht e ndryshme.

 

VMRO-DPMNE ISHTE SHUMË AFËR PËR TU BËRË JUTË

Sepse, sipas shumë analizave të deritanishme, mediumet e shkruara, sulmin shtetëror me 27 prill tentoi të bëj pikërisht VMRO-DPMNE. Partia pas zgjedhjeve të parakohshme me 16 dhjetor të vitit 2016, edhe pse nuk arrit të formojë shumicën deri në fund të janarit të vitit 2017, disa muaj refuzonte t’ia dorëzojë qeverinë shumicë së sapoformuar, duke shfrytëzuar mjaftë procedura dyshuese juridike në Kuvend. Përgjatë saj, lideri i saj, deputetët dhe vetë partia, vazhdimisht flisnin se në qeveri duan të vijnë “tradhtarët” e vendit dhe gjatë gjithë kohës përmendën të ashtuquajturën Platforma e Tiranës, përmes të cilës Maqedonia do të ngelet pa identitet dhe do të ndahet, etj, etj.

Një retorikë e tillë zgjati me muaj, por pavarësisht kësaj VMRO-DPMNE e mbajti qeverinë, pasi që është jokushtetuese të mbetesh në qeveri kur nuk e ke shumicën parlamentare. Edhe kur kjo u kuptua fuqishëm, veçanërisht pasi që LSDM, BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët njoftuan dhe vendimet që të votojnë shumicën dhe të zgjedhin kryetarin e Kuvendit më sallën e Kuvendit, pikërisht u hapën dyert e Parlamentit nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, ngjarje te cilën i gjithë opinioni mundi ta sheh përmes incizimeve televizive dhe incizime të kamerave të Kuvendit të RM-së.

Pas kësaj vazhdoi edhe dhuna mbi deputetët e LSDM-së dhe të partive të tjera, me çka në raste të caktuara, si rasti i Zijadin Sela, ishte e qartë se ju rrezikohej jeta dhe më vonë nga organet legjislative edhe ashtu u kualifikua, tentim për vrasje.

Pikërisht për shkak të gjithë asaj që u tha më lartë mund të vlerësohet se qeveria e VMRO-DPMNE-së, ose pjesëve të saj, me metoda të dhunshme tentuan që të mbeten në qeveri dhe nëse kjo do të kishte sukses, atëherë shprehja “juntë” lirisht do të lidhje me ta, veçanërisht që një tentim i till, sipas akuzave të qeverisë, ka pasur mbështetje edhe nga një pjese të qeverisë dhe prej njësive dhe grupeve paramilitare.

 

KUSH MUND TË VËRTETOJË SE ARRESTIMI ËSHTË I PABAZË? 

Fundja, këtu është edhe pika kulminante që lidhet me të pavërtetën e dytë të thënë në kumtesën e VMRO-DPMNE-së dhe e cila përsëritet tashmë për shumë kohë nga ana e personave udhëheqës të partisë.

Më saktë, njerëzit të cilët përmenden se janë të arrestuar pabaza – aktorët, regjisorët, artistët, mjekët, deputetët dhe policët vetëm për atë sepse e duan shtetin dhe nuk pajtohen me politikat e qeverisë së Zoran Zaevit” – nuk janë në arrest për këtë, por për shkak të hetimit të ngritur nga ana e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion për veprën “kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Hetimi është ngritur pas procedurës hetimore, siç kumtoi vetë prokuroria me 28.11.2017.

Kjo pjesë, sipas Kodit Penal të RM-së, në vete përmban elemente të cilët i gjithë opinioni mund t’i shohë në incizimet prej 27 prillit të këtij viti dhe për këtë do të citojmë në tërësi nenin 313:

Ai që me qëllim kërcënon rendin Kushtetues ose sigurinë e Republikës së Maqedonisë do të sigurojë ose kërcënojë seriozisht duke shkaktuar eksploziv, zjarr, vërshime ose ndonjë veprim tjetër të rrezikshëm për shoqërinë ose akte dhune, duke krijuar  ndjenjën e pasigurisë ose frikës te qytetarët, do të dënohet me burg ose më së paku me dhjetë vite. 

Nëse gjykata kështu lehtë dhe padrejtësisht i ka pranuar urdhërat e Prokurorisë për dyshimin e krijuar, që, që në fazën e hetimit ka vendosur për arrest, do ta dim pas shpalljes së dëshmive mbi baza të të cilave do të ngritet ose nuk do të ngritet akuza, dhe kjo në pajtim me proceset gjyqësore. Por, nëse kryhet hetimi me dyshime se një vepër e tillë serioze dhe nëse i kemi parasysh seriozitetin e ngjarjeve të 27 prillit, është mjaftueshëm e qartë se askush nuk mund që të vërtetojë se arrestimi është pabaza, duke potencuar vazhdimisht se bëhet fjalë për aktorë, regjisorë, doktorë…sikur arresti caktohet në bazë të profesionit.

Për këtë, individët e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së në largim, edhe mund të shfrytëzojnë çfarëdo fjalori me fjalë të ndryshme dhe të pretendojnë atë çka ata duan – por pas verifikimit të “Vërtetmatësit” rreth prejardhjes dhe kuptimit të fjalës “juntë” dhe pretendimi se personat e arrestuar për ngjarjen e 27 prillit janë në arrest “vetëm për atë se e duan shtetin dhe nuk pajtohen me politikat e qeverisë së Zoran Zaevit”- mund të vlerësojmë se bëhet fjalë për pretendim të pavërtetë. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.