Nuk ka interes për ndryshimin e modelit zgjedhor me një njësi zgjedhore

Foto: KSHZ/kolazh i Vërtetmatësit

Partia qeverisëse LSDM në fushatën parazgjedhore të vitit 2016 dha premtimin në vijim, i cili deri më tani nuk është realizuar:

Do të vazhdojmë që deputetët të zgjidhen nëpërmjet parimit të listave të hapura, ndërsa Republika e Maqedonisë do të jetë një njësi zgjedhore. Në këtë mënyrë, çdo votë do të jetë e njëjtë, ndërsa qytetarët drejtpërdrejtë do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. 

[Burimi: LSDM – Plani për jetë në Maqedoni (faqe 231) – data: viti 2016 ]

 

ARSYETIM:

Kjo temë e vjetër e dilemave politike në Maqedoni, ishte edhe në programin parazgjedhor të LSDM, që në vitin 2016 premtoi se nëse vjen në qeveri menjëherë do të nis procedurën për ndryshimin e modelit zgjedhor. Premtimi është dhënë në mënyrë më konkrete në faqen 231 të programit zgjedhor, në pjesën e reformave urgjente në gjashtë muajt e parë.

Një vit e gjysmë mund të vlerësohet se premtimi nuk është realizuar, edhe pse, LSDM kishte mundësi të realizoj këto ndryshime para një muaji, kur u bënë ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Më saktë, Kodi Zgjedhor për herë të fundit është ndryshuar në fund të korrikut të vitit 2018, por edhe pse u gjend vend edhe për ndryshimin e tipit të financimit të fushatave parazgjedhore, ku partitë u vetëdijsuan se fushatat e tyre do të paguhen prej Buxhetit, nuk u gjet kohë për ndryshimin e modelit zgjedhor.

Kur filluan negociatat mes grupeve punuese për ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, LSDM pretendonte se i qëndron propozimit, por nuk ka përgjigje nga ana tjetër – VMRO-DPMNE, edhe pse opozita është partia më e madhe politike në parlament. Modeli zgjedhor është i rëndësisë së lartë për praktikën demokratike në Republikën  e Maqedonisë. Një njësi zgjedhore me lista të hapura, me mënyrë përkatëse të votimit proporcional dhe me prag të arritshëm për partitë e vogla, është model i cili nxit inkluzivitetin e spektrit të ndryshueshëm të politikanëve, mobilizojnë trupin votues dhe ju mundëson partive më të vogla ose të pavarura të sigurojnë vend në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Modeli ekzistues, ju përgjigjet vetëm partive të mëdha politike. LSDM ka të drejtë kur thotë se pa palën tjetër nuk do të mund të ndryshohet modeli, por tani që ka shumë zhurmë për shkak të referendumit, siç dëgjuam në mediume, partitë duhet t`í vazhdojnë bisedimet të cilat janë shumë të rëndësishme për demokracinë në RM.

BURIME:

  Vlerësoi: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky shkrim është përgatitur në kuadër të Projektit për rritje të llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve, Вистиномер, që e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri Metamorfizis me përkrahje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë formë nuk mund të vlerësohet që i paraqet pikëpamjet e Fondacionit Shoqëri e Hapur-Maqedoni .

Your email address will not be published.