Nuk ka filluar të ndërtohet unaza në bulevardin “Koço Racin”

Lokacioni te bulevardi "Koço Racin" ku duhej që të filloj ndërtimi i unazës Foto: www.google.mk/maps

PROJEKT: FILLIMI I NDËRTIMIT TË UNAZËS NË DY NIVELE NË BULEVARDIN “KOÇO RACIN” 

 Përshkrim i projektit: Ndërtimi i unazës në dy nivele të bulevardit “Koço Racin”, deri në hyrje të komunikacioni të ri nëntokësor që duhet të ndërtohet në afërsi të QT “Ramstor”. (Vlera e nevojshme për realizim e këtij projekti: 4 milion euro. Afati: 2014-2017)

 

 

ARSYETIM:

Projekti: Fillimi i ndërtimit të unazës në dy nivele në bulevardin “Koço Racin”, është premtim i parealizuar i kryetarit të Shkupit, Koce Trajanovski. Ky projekt është pjesë e programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale 2013-2017, të titulluar si: “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Shkup më të mirë!” (në pjesën Urbanizim, bulevarde, ura faqe 55).

Për ndërtimin e kësaj unaze Trajanovski fliste edhe në fushatën e zgjedhjeve lokale në vitin 2013.

Qyteti i Shkupit dhe Komuna Qendër do të ndërtohen dy unaza. Kryqëzimi i parë në bulevardin jugor me bulevardin “Kliment Ohridski”, ndërsa e dyta në fund të bulevardit “Koço Racin”, nëntokësor kah Cërniçe.  

Unazat, siç theksoi kandidati për kryetar komunë në Qytetin e Shkupit nga koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” dhe VMRO-DPMNE, Koce Trajanvoski në konferencën për shtyp, do të jenë në dy nivele. (informoi me 20.03.2013 portali A1ON)

Sipas, verifikimi të “Vërtetmatësit” deri në momentin kur është shkruar ky tekst (06.07.2017) ka vetëm lajmërime se do të ndërtohet unaza e përmendur.

Në dhjetor të vitit 2014, Trajanvoski duke prezantuar Llograidhënien për atë që është punuar i paralajmëroi edhe planet për vitin 2015, gjatë të cilës, mes tjerash. përmendi se:

Në vitin e ardhshëm (2015) do të përgatiten projektet për ndërtimin e unazave të udhëkryqet në bulevardin jugor me bulevardet Shën Kliment Ohridski dhe Koço Racin. 

Në tetor të vitit 2015 mediumet informuan që pushteti lokale lajmëroi se punohen projektet për ndërtimin e tre unazave në qendër të Shkupit, njëra te “Makpetroll”, mes rrugëve “Koço Racin” dhe “Shën Kiril dhe Metodij”. Trajanovski atëherë deklaroi së për të tre udhëkryqet

janë gati projektet e komunikacionit dhe tashmë përgatiten projektet ndërtuese. Nëse gjithçka shkon sipas planit, presim që në verë të shkruhet tenderi për realizuesin (Trajanovski)

Me 08.02.2016 në tekstin e publikuar ne portalin “Skopjeinfo” përsëri mund të lexohet lajmërimi se Qyteti i Shkupit do të ndërtojë tre unaza ndërsa njëra është “para komunikacionit nëntokësor te ndërtesa e “Makpetrolit”

Në gusht të vitit 2016 gazeta “Veçer”, duke u thirrur në informacionin e Qytetit të Shkupit shkruan së është “në fazën e projektimit të unazës te “NGB Nova Makedonija” dhe në bulevardin “Koço Racin”, dhe po ashtu planifikohet edhe ndërtimi i unazës te rruga “Pavell Shamev” (ish Bihaqka)”.

Në nëntor të vitit 2016 në portalin “Skopjeinfo” është publikuar informacioni se në buxhetin e Shkupit për 2017 janë ndarë para edhe për projektimin dhe ndërtimin e unazave të përmendura (mes të cilave edhe ajo në bulevardin “Koço Racin”).

Përsëri, ky projekt nuk përmendet fare në Llogaridhënien e Trajanovskit për 2016, dhe nuk është theksuar as në planet e tij për vitin 2017.

Me kërkimet më të thella në internet dhe në gjeneratorët e lajmeve, nuk mund që të gjendet informacion se është bërë projekt dhe se në bulevardin “Koço Racin”, te “Makpetrol”, ndërtohet unaza në dy nivele. Kontrolli në terren tregon se deri më tani – 06.07.2017 (para përfundimit të mandatit të kryetarit të komunës, i cili faktikisht është vazhduar deri me 15 tetor të vitit 2017), në lokacionin e theksuar nuk ka filluar ndërtimi i unazës, ashtu që, këtë premtim zgjedhor të Trajanovskit e vlerësojmë si të parealizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.