Nuk ka filluar ndërtimi në “Nova Makedonija”

PROJEKT: FILLIMI I NDËRTIMIT TË UNAZËS NË DY NIVELE AFËR NDËRTESËS “NOVA MAKEDONIJA”

Përshkrimi i projektit:

Me qëllim të shmangies së trafikut të ngarkuar, Qyteti i Shkupit do të fillojë ndërtimin e unazës së re te ish objekti i “Nova Makedonija”. (Vlera: 5 milion euro. Afati: 2014-2017)

 

ARSYETIM:

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kryetari i Shkupit Koce Trajanovski ju premtoi shkupjanëve se mandati i tij i ri (nëse e fiton besimin e votuesve), do të fillojë me ndërtimin e unazës së re në dy nivele te ndërtesa “Nova Makedonija”. Programin e tij zgjedhor “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Shkup më të mirë”, (në pjesën Urbanizim, bulevarde dhe ura, faqe 55), është shtuar se një unazë e tillë do të fillojë që të ndërtohet në periudhën (2013-2017). Mandati i kryetarit Trajanovski është në përfundim (ai formalisht skadoi në maj të vitit 2017, por është vazhduar për shkak se zgjedhjet do të duhet të mbahen me 15 tetor të vitit 2017), përsëri, ky projekt i tij për të cilin ai fliste edhe ne kampanjën e zgjedhjeve lokale është i parealizuar.

Kërkimi i “Vërtetmatësit” tregoi se deri më tani (04.07.2016) ka vetëm lajmërime se do të ndërtohet unaza e përmendur.

Në nëntor të vitit 2014 portali “Plusinfo”, duke u thirrur në deklaratën e Trajanovskit, informoji se “në vendin e parkut para ndërtesës së dikurshme të NGB Nova Makedinija”, i njohur si parku i gazetarëve, duhet që të ndërtohet unaza, më e madhe deri më tani, e cila do të shfrytëzohet për nevojat e dy mundësive të reja që do të zgjerohen”. 

Unaza e cila do të gjendet në vendin e parkut të gazetarëve, e cila i lidh dy pjesë të lagjes të cilët duhet që të lehtësojnë trafikun e qytetit.  Pjesa e parë, i cili do të lidh me unazë rrugën Shën Kiril dhe Metodij, ndërsa rruga e dytë është Jordan Mijallkov, ish Hekurudha, e cila gjendet në fazën e zgjerimit. Në këtë mënyrë do të ketë lidhje mes dy rrugëve me atë se Shën Kirili dhe Metodij do të lëviz në drejtim të udhëkryqit, ndërsa e Jordan Mijallkovit në drejtim të kundërt. 

Me kërkimet në internet merren informacione se në tetor të vitit 2015 pushteti lokal ka lajmëruar se bëhet fjalë për projektin për ndërtim të unazës së madhe te “Nova Makedonija” dhe dy më të vogla – një në semaforin në mbikalimin në Cërniçe te “Simpo”, në udhëkryqin mes “Pavlle Shatev” dhe “Jordan Mijallkov”, ndërsa tjetri te “Maketroll”, gjegjësisht në udhëkryqin mes rrugëve “Koço Racin” dhe “Shën Kiril dhe Metodij”. Atëherë u transmetua deklarata e Trajanovskit në të cilën thotë:

Kaosi në trafikun në qendër e qytetit do të zgjidhet me tre unaza. 

Te “Nova Makedonija” do të ndërtohet unaza e madhe, më e madhe në qytet. Projekti i komunikacionit është punuar pesë muaj sepse në atë ekzistues u paraqit problem me lejen për ndërtim të NLB “Tutunska Banka”, ku sipas projekti infrastrukturor të parë duhet që të merreshin pesë-gjashtë metra prej saj. Në të vërtetë, lejen të cilën banka e ka marrë në ndërkohë është rritur dhe vjen deri të rruga “Kiril dhe Metodij” . Për këtë, duhet që të unaza të zhvendoset në të majtë. Kjo është zgjidhja më e mirë, e cila lidhet edhe komunikacion nëntokësor, të cilin duhet që t’a ndërtojë kompania “Limak”, por nuk varet gjithçka nga kjo kompani. Për të gjithë unazat, janë përgatitur projektet e komunikacionit dhe janë duke u përgatitur punët ndërtuese bazë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, presim që këtë verë të shkruhet edhe tenderi për realizuesin. (Trajanovski)

Lajmërime se do të ndërtohet unaza te “Nova Makedonija” kishte edhe në shkurt të vitit 2016. Në tekstin e portalit “Skopjeinfo” të titulluar :“Tre unaza në udhëkryqin në Qendër” , për këtë unazë thuhet:

Do të ketë ketë pamje elipsoide dhe do të lidh bulevardet: Kliment Ohridski, Nënë Tereza, Jordan Mijallkovs, Shën Kiril dhe Metodij, Mitropolit Teodisij Golloganov, bulevardi i pandërtuar nëntokësor i “Limak” dhe rruga Vasil Gjorgov. Edhe pse nuk është specifikuar, kjo unazë do të ketë më së paku gjashtë linja. “Jordan Mijallkov” dhe “Shën Kiril dhe Metodij” mbeten njëdrejtimëshe. Ndërtimi i tre unazave, sipas qeverisë lokale, do të sjellë edhe rregull në trafikun e rënduar të qytetit. Ata, në të vërtetë, janë hyrjet dhe daljet e komunikacionit nëntokësor, të cilin do t’a ndërtojë kompania turke “Limak” nën bulevardin jugor.  

me 28 gusht të vitit 2016 gazeta “Veçer” në tekstin e titulluar: “Unaza, për presionin në komunikacion, ilaç i vërtetë”, transmeton informacionin e qytetit të Shkupit, ku mes tjerash, shkruhet edhe se:

Unazat te NGB “Nova Makedonija” janë në fazën e projektimit, njëjtë dhe bulevardi “Koço Racin”, po ashtu planifikohet edhe ndërtimi i unazës në rrugën “Pavlle Shatev” (ish Bihaqka”)

Në nëntor të vitit 201 portali “Skopjeinfo” informoi se:

Në buxhetin e Shkupit për vitin (2017) janë ndarë para edhe për projektimin dhe ndërtimin e unazave të reja – një te NGB “Nova Makedonija”, e dyta para mbikalimit kah Cërniçe, dhe të tre pas mbikalimit në funksion të bulevardit te nënkalimi  Makedonija i cili do të ndërtohet së shpejti. 

Me kërkimit e thellë në internet nuk mund që të gjendjen ndonjë informacion i ri lidhur me ndërtimin e unazës së premtuar, ajo nuk përmendet as edhe në Llogaridhënien e Trajanovskit për atë që është punuar në vitin 2016 dhe në planet për vitin 2017.

Deri në ditën kur është shkruar ky tekst (04.07.2017) te ndërtesa e “Nova Makedonija” nuk kanë filluar aktivitete ndërtuese për unazën në dy nivele.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të përfundohet se premtimi i Trajanovskit për “Fillimin e ndërtimit të unazës në dy nivele te ndërtesa e “Nova Makedonija””, është i parealizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *