Nuk ka filluar ndërtimi i shkollave të reja të mesme në Tetovë, Aerodrom, Haraçinë dhe Novo Sellë

Gjimnazi "Kiril Pejëinoviq" në Tetovë Foto: tetova.gov.mk

PREMTIM: Do të fillojmë ndërtimin e shkollave të reja të mesme në Komunën e Tetovës, Aerodrom, Haraçinë dhe Novo Sellë. Këto janë komunat të cilat kanë nevojë që të ndërtohen shkollat e reja të mesme. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM(2016) „Plani për jetë në Maqedoni“ (faqe 224), data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

LSDM nuk realizoi premtimin e dhënë në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016, se në gjashtë muajt e parë të zgjedhjes së Qeverisë do të fillojë ndërtimi i shkollave të reja të mesme në Komunën e Tetovës, Aerodromit, Haraçinës dhe Novo Sellës.

Ky premtim i LSDM-së është paraparë në Programin Plani për jetë në Maqedoni” – Plani 180° reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e Re në gjashtë muajt e parë” në faqe 224. 

I njëjti premtim gjendet edhe në Programin për punën e Qeverisë për periudhën 2017-2022 (faqe 31), ndërsa në programet e tyre e kanë vendosur edhe kryetarët e komunave të përmendura.

Komuna e Tetovës dhe Aerodrom në periudhën e kaluar, por momentalisht ballafaqohen me mungesë të hapësirës shkollore në shkollat e mesme. Përderisa, në Komunën e Haraçinës dhe Novo Sellë nuk ka shkolla të mesme dhe kanë nevojë për ndërtimin e shkollave të reja të mesme.

Zllatko Marin, kryetari aktual i Komunës Aerodrom në programin e tij për zgjedhjet lokale në vitin 2017 (faqe 20), premtoi ndërtimin e shkollës së mesme. Në pjesën “Arsim cilësor – ndërtim i shkollës së mesme, gjimnazi “Kuzman Josifovski – Pitu”, qëndron se gjimnazi do të ndërtohet në periudhën 2018-2020.

Edhe kryetarja e Haraçinës, Milikije Halimi në programin e saj (faqe 19) ka planifikuar ndërtimin e shkollës së mesme në afat prej vitit 2018.

Teuta Arifi si kryetare e Komunës së Tetovës edhe me një mandat në programin e saj (faqe 40) planifikon zgjerimin e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”.

 Ministria e Arsimit në buxhetin për vitin 2017 për ndërtimin e shkollave të mesme ka planifikuar 25 milion dollar, ndërsa për këtë qëllim në Buxhetin e Ministrisë janë paraparë 40 milion denarë.

Gjatë verifikimit në faqen e internetit në Ministrinë e Arsimit, Qyteti i Shkupit dhe komunat në të cilat është paraparë ndërtimi i shkollave të reja, mund të gjendet informacione për ndërtimin e njoftuar të shkollave të mesme në Komunën Aerodrom dhe atë se projekti është në fazën fillestare.

Aktivitetet për ndërtimin e shkollës së mesme të re në territorin e Komunës Aerodrom në fazën fillestare. Në këtë moment Komuna Aerodrom punon në gjetjen e lokacionit përkatës për të, me çka do të fillojë edhe përpunimi i dokumentacionit projektues, përgatitje  e tenderit dhe krejt në fund, ndërtimin e shkollës. Qyteti i Shkupit është përgjegjës për rikonstruktimin dhe realizimin e mësimdhënies në shkollat e mesme, përderisa ndërtimi i objekteve të reja hynë në investimet kapitale dhe si të tilla janë nën kompetenca të shtetit, gjegjësisht Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, deklaruan nga komuna për Nezavisen vesnik – deklarata origjinale.

Sipas drejtorit të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, Namik Qemal Mustafa, akoma nuk kanë përfunduar procedurat e paralajmëruara për ndërtimin e objektit të ri.

 Nuk ka njoftim për ndërtim, procedurat i dini. Unë nuk jam informuar se janë miratuar dhe se ka mjete për ndërtim. Vlerësojë se ndërtimi në shtator është në pikëpyetje. Kryeministri ka qenë mysafir në shkollë, tha se do të ndërtohet, do të ketë leje për ndërtim. Prej Ministrisë kërkuan detaje dhe unë mendojë se pjesa në ndërtesën e vjetër do të realizohet. Leja për ndërtim është përpunuar, projekti dhe të gjithë punët, ai ndërtim nuk është i komplikuar, mund të realizohet shpejtë sipas meje. Mirë është që u koncentruam në një objekt dhe do të ulim shpenzimet për atë se tani kemi dy ndërtesa – tha drejtori Mustafa. (Nova Makedonija – deklarata origjinale). 

 

Sipas informacioneve në dispozicion mund të përfundohet se edhe pas një viti prej zgjedhjes së Qeverisë dhe 10 muaj nga zgjedhja e kryetarëve të komunave, nuk ka filluar ndërtimi i asnjë shkolle të mesme në Komunën e Tetovës, Haraçinës, Aerodromit, dhe Novo Sellës, aq më pa të ketë njoftim se kjo do t[ ndodh në periudhën në vazhdim.

Sipas kësaj ky premtim i LSDM se do të fillojë ndërtimin e shkollave të reja të mesme në Komunën e Tetovës, Haraçinës, Aerodromit, dhe Novo Sellës, ku paraqitet nevoja për ndërtimin e shkollave të mesme të reja, nuk është realizuar. 

 

BURIMI:

  • Нова Македонија (29 08 2018)За доградба на тетовската гимназија повеќе се зборува отколку што се работи  [Пристапено 12 .09.2018]

 

Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska


Овој напис е изработен во рамките на Проектот за зголемување на отчетноста и одговорноста на политичарите и партиите пред граѓаните, Вистиномер, имплементиран од Метаморфозис. Написот e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација (NED - National Endowment for Democracy) и Балканскиот фонд за демократија, проект на Германскиот Маршалов фонд на САД (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), иницијатива која поддржува демократија, добро владеење и евро-атлантски интеграции во Југо-источна Европа. Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, проект на Германскиот Маршалов фонд на САД, или нивните партнери.