Nuk ka dënime për mediumet që shfaqnin “arrestime drejtpërdrejt”

 

 Nuk ka bazë për përgjegjësi juridike penale për mediumet të cilat me orë të tërë në oraret më pikante emitonin xhirime të “drejtpërdrejta të arrestimeve”, duke i nënçmuar para opinionit personat të cilët në atë moment kanë qenë të pafajshëm- thonë bashkëbiseduesit për “Vërtetmatësin”. Sanksionet mund të jenë vetëm etike.

Shkruan: Teofil Bllazheski

Mediumet gjatë  shkeljes të prezumimit të pafajësisë ose gjatë shfaqjes së sjelljes jo humane të personave zyrtarë gjatë ndonjë ngjarje në të cilat marrin pjesë organet shtetërore, nuk mbajnë përgjegjësi penale, por përgjigjen vetëm për shkelje të standardeve profesionale.

Në këtë përfundim na udhëzon mini hulumtimi rreth kësaj teme, për të cilën shkak ishin ngjarjet e më hershme në Maqedoni, mw fillimin e hetimit rreth aktit të arrestimit të ish ministrit të Punëve të Brendshme Lube Boshkovskit.

Kur  para disa ditëve Prokuroria Speciale Publike, e bëri të ditur hetimin me emrin “Tortura”, prokurorja publike Fatime Fetai në një moment tha që pjesë të  provave janë bazuar edhe “nga mediume të cilat, kuptohet, më herët kanë qenë të informuara”.

Fetai sqaroi që në hetim janë marrë parasysh edhe xhirimet që i kanë emituar një pjesë e madhe e televizioneve nën koncesion nacional nga akti i arrestimit të Boshkovskit një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të atëhershme parlamentare, gjatë të cilave ishte e dukshme shtrirja në tokë dhe ruajtja me pistoletë në kokë, pastaj edhe mbajtja me pranga në duar gjysmë ore përpara tualetit në afërsi të vendit të arrestimit. Pjesë nga xhirimet janë nga vetë mediumet, një pjesë janë nga kamerat e policisë me të cilat është xhiruar aksioni, të cilat më vonë u janë dhënë një pjese të mediumeve që t’i përdorin në emisionet e tyre të informimit.

 ARRESTIMI PA KAMERA NUK ËSHTË ARRESTIM

As ky rast as ndonjë aksion tjetër policor për arrestim nuk kanë qenë aq moti sa që opinioni të mos mund t’i kujtoj si ishin të eksponuar në cenimin e autoritetit dhe në shkeljen e të drejtave themelore të një pjese të madhe të rasteve të proceduara, posaçërisht në vitet e para të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.

Rastet e arrestimeve të drejtorëve të Fondit të shëndetësisë, të Mobimak, të ish kryetarit të komunës së Aerodromit, të mjekëve të njohur, të punësuarave në “Makedonija pat” gjatë dy aksioneve, etj, vetvetiu flasin për mentalitetin e krerëve të cilët i kanë udhëheq aksionet dhe i kanë zbatuar urdhrat e udhëheqësve të tyre që si këto raste të prezantohet në opinion, por edhe për qëndrimin servil dhe nënshtrues të një pjese të mediumeve, pa të cilat, siç dihet tani edhe me fakte, dikur aksionet e tilla nuk mund as edhe të fillonin?!

 

Rasti i një kirurgu në Shkup është jashtëzakonisht ilustrues, pas arrestimit të tij për rastin e komisioneve mjekësore, ka qenë i arrestuar në një vend në qytet, pastaj është sjellë në shtëpinë që jeton në mes të ditës, pastaj dy herë është detyruar të dal nga shtëpia dhe të shëtis në oborr deri tek makina e policisë, për shkak se herën e parë xhirimi nuk ju ka pëlqyer! E gjithë kjo përpara fqinjëve kureshtar dhe të shqetësuar dhe kalimtarëve të rastit…

Lajmet sensacionale për arrestimet dhe për “përkushtimin e fuqishëm” të qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit,në kohën kur njerëzit më së shumti shohin televizor, shfaqe të tilla janë emituar në lajmet qendrore, shumë shpesh pa mos i fshehur fytyrat e të arrestuarve, pas kësaj  shumë raste janë përsëritur gjatë muajve ose vjetëve në vijim, si ilustrim të ndonjë reportazhe për temën e njëjtë.

Duke krijuar një realitet ndryshe, mediat të cilat kanë rënë dakord me veprimet e këtilla sipas vullnetit të pronarëve të tyre dhe kryeredaktorëve, vazhdimisht i kanë shkelur standardet profesionale dhe normat etike, dhe mbi të gjitha nuk e kanë respektuar privatësinë e individëve, prezumimin e pafajësisë, gjegjësisht  rregullin që çdo person i cili ngarkohet me ndonjë vepër është i pafajshëm, deri atëherë kur të vërtetohet e kundërta.

Pikërisht ky qëndrim i bën këto mediume në një far forme bashkë pjesëmarrës në shkeljen e ligjeve dhe të drejtave themelore të njerëzve, prandaj parashtrohet pyetja edhe për shkallën e përgjegjësisë së tyre.

 

 PËRGJEGJËSIA ETIKE ËSHTË E PAKONTESTUESHME

Komunikologu dhe profesori në UEJL, dr Sefer Tahiri, vlerëson që mediumet, pikërisht në rastin e arrestimit të Boshkovskit kanë shkelur disa norma “themelore” të etikës, por e kanë treguar edhe rolin nënshtrues në raport me qeverinë.

 Para së gjithash, nuk është respektuar prezumimi i pafajësisë, sepse zbulohet identiteti i personit. Identifikimi nuk do të thotë publikimi vetëm i emrit të individit, por edhe përdorimi i fotografive dhe informacioneve me detale të cilat e identifikojnë personin në opinion – thotë Tahiri.

Si element me rëndësi për atë se kur një ngjarje do të plasohet Tahiri e trajton edhe interesin publik, por edhe atëherë, ekzistojnë rregulla në gazetari:

 Sipas doracakut për interesin publik të gazetarisë, në rastin e Boshkovskit nuk është respektuar edhe identiteti i të dyshuarit. Sipas sistemit juridik të Maqedonisë, një person konsiderohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij nuk vërtetohet në gjyq. Fakti se personi është nën hetuesi policore, vetvetiu nuk do të thotë se ka kryer vepër penale. Identiteti i personit mund të komunikohet vetëm me iniciale, a nëse ka incizime, ajo duhet të jetë e mjegulluar. Gjithashtu i papranueshëm është edhe xhirimi i aktit të arrestimit të dyshuarit. 

Tahiri na kujton edhe për dy parime të gazetarisë të cilët në këtë rast doli se ishin shkelur- politik e pavarur redaktuese dhe transparencë gjatë theksimit të burimeve të informacionit, diçka që mediumet janë të detyruara ta bëjnë edhe sipas kodeksit të Maqedonisë por edhe sipas parimeve të Federatës Botërore të Gazetarisë.

 Në rastin i cili është aktual këto ditë, shihet qartë që nuk respektohet parimi i integritetit dhe pavarësisë së politikës redaktuese te mediumet,  sepse nga ajo që dëgjuam nga bisedat e përgjuara telefonike, redaksitë nuk kanë vendosur në mënyrë të pavarur për mënyrën e informimit për këtë rast, por kanë vendosur me porosi nga ana e drejtorit të mëparshëm të policisë sekrete. Është cenuar edhe parimi i transparencës, i cili parasheh që mediumet dhe gazetarët janë të detyruar që opinionit t’i sqarojnë mënyrën se nga kanë ardhur deri tek informatat të cilat i publikojnë – thotë Tahiri.

Për profesorin nuk ka dilemë që mediumet janë  bashkëpjesëmarrës në punë të pista, me çka shkelen standardet etike, madje mund të shqyrtohet nëse janë pjesëmarrës edhe në vepër penale ndaj të dëmtuarit,( e cila duhet të dëshmohet) në rastin Boshkovski .

 Në këtë rast gazetarët kanë qenë bashkëpjesëmarrës në arrestimin i cili ka shumë veprime të paligjshme, për të cilat u deklarua edhe Prokuroria Speciale dhe si rezultat i kësaj, vlerësoj që përveç aspekteve profesionale dhe etike, mund të vërtetohet që a ka përgjegjësi ligjore te mediumet, gjegjësisht të udhëheqësve të mediumeve, për shkak se ato vendosin në një moment të dhënë të xhirojnë dhe të tregojnë se si nënvlerësohet integriteti i një individi dhe dinjiteti i ish njeriut të parë të policisë.

MEDIUMET NUK JANË PERSON AUTORIZUAR ZYRTARË

Për njohësit e të drejtës penale, të pakontestueshme janë shkeljet etike, por ata nuk e përjashtojnë mundësinë që ndonjë nga mediumet në këtë rast siç është Boshkovski dhe raste të ngjashme, të mund edhe ato të kenë përgjegjësi penal.e

Profesori, Dr Gordan Kalajxhievm, nga Fakulteti juridik i Shkupit, “JustinianI i parë”, thekson dy elemente të cilat e përjashtojnë këtë mundësi- të dëshmohet qëllimi dhe fakti se mediumet nuk janë persona të autorizuar:

Vështirë që në aspektin juridiko- penal mund të flasim për përgjegjësi të mediumeve në këto vepra penale- keqpërdorim të autorizimit për veprim jo human dhe ushtrim të torturës. Si e para, mungon elementi i vërtetimit të qëllimit për të bërë një gjë të tillë. Çka do të thotë, do të ishte patjetër të vërtetohet qartë një qëllim i tillë. Por edhe në kështu rasti, rënd do të kalonte, për shkak se, para së gjithave, që të mund të ngarkoheni me këtë lloj vepre penale, duhet të jeni person zyrtar, a gazetarët nuk janë të tillë. Kështu që bëhet fjalë për shkelje tjetër nga ana e mediumeve dhe gazetarëve, të cilat nuk përfshihen në materien penale e juridike, por para së gjithash kanë të bëjnë me standardet profesionale dhe etike të raportimit- thotë  profesor Kalijaxhiev

Dr Voisllav Stojanovski, ekspert i drejtësisë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejta të Njeriut, gjithashtu mendon që nuk ka bazë për përgjegjës penale për mediumet në këtë rast, ndërsa përgjegjësia etike është e pakontestueshme, njësoj si që është e pakontestueshme që këto media e kanë shkelur etikën profesionale.

Stojanovski, megjithatë, përgjegjësinë e sheh tek Prokuroria publike, e cila nuk i ka paralajmëruar me kohë mediumet që ta respektojnë prezumimin e pafajësisë.

Stojanovski na rekomandon nenin 8 të Ligjit për prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë, i cili parasheh si Prokuroria publike duhet të sillet rreth informimit të opinionit posaçërisht tek paragrafi 3 i këtij neni, i cili i dedikohet obligimit të Prokurorit publik të RM-së në rast kur shkelet e drejta e garantuar me Kushtetutë për prezumimin e pafajësisë:

Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë nëse vlerëson që të dhëna të caktuara ose komente të publikuara në mediume i shkelin të drejtat kushtetuese për prezumim të pafajësisë, parimin e mëvetësisë së Prokurorisë publike ose punës së Prokurorisë publike në bazë të Kushtetutës dhe ligjit ka të drejtë dhe detyrim që t’i drejtohet opinionit dhe është e obliguar të theksoj që janë cenuar parimet e lartpërmendura.

 

Nga përvoja e deritanishme, është më se e qartë që mediumet duhet të jenë të obliguara me rregulla shoqërore ose norma ligjore me atë se çka mundet, dhe çka nuk mundet të publikojnë- për shkak se praktika tregon që kjo është bërë me qëllim në më shumë raste, dhe që edhe organe dhe institucione të tjera në vend, duke përfshire edhe sektorin civil, duhet vazhdimisht të rikujtojnë dhe të tregojnë kufijtë në mes përmbushjes së interesit publik dhe spektakleve të cilat bazohen në shkelje të së drejtave themelore të njeriut.

Si ilustrim në fund të këtij teksti, ja një pjesë nga “bombat” të cilat i publikoi opozita:

Në një nga nga bisedat e përgjuara, zëri për të cilin LSDM thotë se është i pronarit të “Kanal 5”, Emil Stojmenov, i uron Mijallkovit për arrestimin:

ES:  Mik hallall të koftë për këtë sot. Unë u habita, nuk besoja. Unë e di që më tregove ti, ama mendova që nga e mërkura, nga dita me fat. Por ti nga sot, bash ashtu…

SМ:  Jo, jo, unë thash prej të hënën filloj dhe s’ka. Edhe atë  fillova nga ai që është ma kështu, ma, i bukur për ta burgos.

ES: Nga çapkëni po, më i miri.

SМ: Nga bukuroshi.

ES: Nga bukuroshi, Sheveningenin le ta shoh tash në Shkup, nënën e budallait.

SМ: Dërgo kamerë tash në gjyq.

ЕS: Mirë.

SМ: Do ta dërgojnë në gjyq.

ЕS: Mirë.

SМ: . Njëjtë edhe para Vodenicës ndoshta kishte kamera

ЕS:  Ka, ka. Abe e shikuam në ora 5.

SМ: Dëgjo!

ЕS: Hë?

SМ:  Shikoj këtë, mos.. Të lëshoni origjinalin siç e kanë incizuar, mos e mjegulloni.

ЕS: . Jo, e kanë lëshuar në ora pesë me pistoletën, unë e ndoqa në Kanal 5

SМ:E ashtu, po,po.

ЕS: E pash, pamjet janë xhiruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *