Nuk janë vendosur kolektorët diellor nëpër shkolla në Gjorçe Petrov

 

Projekt: Vendosja e kolektorëve diellor për kursim të energjisë në shkollat fillore: “Gjorçe Petrov”, “Mirçe Acev”, “Dimitar Pop Gjorgjiev – Berovski”, “Strasho Pinxhur”, “Tihomir Milloshevski” dhe “Joakim Kërçovski” (në bashkëpunim me qeverinë dhe Ministrinë për Arsim dhe Shkencë) Afati: dhjetor i vitit 2016

ARSYETIM:

Ky projekt është premtuar në programin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së për Gjorçe Petrovin (2013-2017)nga kandidati për kryetar komune Sokol Mitrevki në pjesën “ARSIM DHE SHKENCË”. Nga verifikimi që është bërë në faqen e Komunës së Gjorçe Petrovit dhe shkollave të përmendura është gjetur vetëm një informacion se SHF “Mirçe Acev” punon për një projekt të këtillë në bashkëpunim me programin Erasmus.

 Projekt përmes programit Erasmurs mes komunave Gjorçe Petro dhe Razgoll, Bullgari. Në këtë projekt me titull DO&LEARN janë përfshirë shkollat “Mirçe Acev” nga Maqedonia dhe Shën “Paisii Hilendarski” nga Bullgaria dhe do të realizohet në 24 muajt e ardhshëm prej tetorit të vitit 2016 deri në tetor të vitit 2018. Për nevojat e projektit do të përpunohen dy kolektorë diellor përmes të cilëve nxënësit e paraleleve të VII dhe të VIII nën mentorimin e mësimdhënësve do të realizojnë aktivitete përmes të cilëve do të prodhohet energji si qëllim përfundimtar dhe kjo do të bëhet pjesë e orëve mësimore dhe të programeve të mësimdhënësve të kyçur në projekt. Komuna e Gjorçe Petrovit dhe Komuna Razllog do të përpunojnë strategji për bashkëpunim të ndërmjetëm në më shumë fusha (arsim, sport, kulturë dhe të tjera)

Nuk ka informacione në mediume se kolektorët diellorë janë vendosur nëpër shkolla në Gjorçe Petrov, sipas kësaj nga shqyrtimi në internet faqet e Komunës së Gjorçe Petrovit, dhe shkollave fillore në të cilët është caktuar se do të vendosen kolektorët diellor mund të përfundohet se premtimi i Sokol Mitrevskit është i parealizuar. 

BURIME:

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *