Nuk janë rritur burimet për financimin e komunave nga tatimi

 

PREMTIM: Së bashku me trajnimin e përgjegjësive, do të rrisim të hyrat e komunave. Qëllimi jonë është që të hyrat nga TVSH-ja për komunat të rriten prej 4,5% në 7%, të hyrat e tatimit personal prej 3% në 35%, ndërsa të hyrat prej qirasë së tokave bujqësore prej 20% në 80%. Arritja e këtij qëllimi do të zhvillohet në faza. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së  „Plani për jenë në Maqedoni“, faqe 256,  data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), LSDM premtoi se në faza do të realizojë rritjen e burimeve të financimin të komunave përmes të hyrave të arriturave të realizuara dhe atë nga TVSH prej 4,5% në 7%, për tatimin personal nga 3% në 35%, ndërsa nga qiraja e tokës bujqësore prej 20% në 80%. Qëllimi themelor i premtimit të LSDM ishte që të mundësohet që komunat me sukses të kryejnë detyrimet prej decentralizimit. Këtë premtim LSDM e dha në “Planin për jetë në Maqedoni” faqe 256 edhe atë deri tani (28.03.2019) nuk është realizuar. 

Më saktë, në periudhën prej dy vitesh pas zgjedhjes së Qeverisë (31 maj 2017), nuk janë miratuar, as më pak, nuk janë propozuar ndryshimet e Ligjit për financimin e komunave në pjesën e financimit të tatimeve.

Sipas nenit 9 nga Ligji aktual, të hyrat e tatimit me vlerën e dhënë janë siguruar me lartësi: -4,5% prej TVSH së paguar  të realizuar në vitin fiskal paraprak. Ndarja e të hyrave nga TVSH kryhet më së paku 50% sipas kriterit për banorë dhe kritereve të tjera të vërtetuara me Dispozitën për metodologji për ndarje të të hyrave nga TVSH të cilin e miraton Qeveria.

Neni 5, vërteton se të hyrat e tatimit personal nga të hyrat e paguara përgjatë vitit ndahen në komuna, edhe atë: 3%  e të hyrave personale të të hyrave nga pagata e personave fizik të paguara në komunë në të cilën janë paraqitur me vendbanimin ekzistues dhe vendqëndrimit dhe 100% të tatimit personal të personave fizik që merren me zanat, të regjistruar në pajtim me Ligjin për zejtari, ku janë të regjistruar për kryerjen e veprimtarisë.

Edhe dispozitat e metodologjisë për ndarjen e të hyrave nga tatimi i vlerës së dhënë në komuna për vitin 2018 dhe për vitin 2019, të miratuar me 9 dhjetor të vitit 2017 dhe me 26 qershor të vitit 2018 i ndjekin dispozitat ligjore.

Sipas llogarive të cilin e përgatiti Ministria për Financa, mjetet di të ndahen sipas modelit në vazhdim: pjesa fiskale me vlerë prej tre milion denarësh për të gjithë komunat dhe për Qytetin e Shkupit dhe pjesë e ndryshueshme i cili do të ndahet sipas formulës matematikore – në varësi të numrit të banorëve në komunë – 65 përqind, në varësi të sipërfaqes së komunës – 27 përqind edhe sipas numrit të vendbanimeve në komuna – 8 përqind, thuhet në shërbimin mediatik të qeverisë

Se premtimi i LSDM nuk është realizuar e vërteton edhe kryetari i Shoqatës në njësitë e vetëqeverisjes lokale (ZELS), Petre Shillegov me 26 prill vitin e kaluar në ditën e komunave.

Tani për tani do të realizohet kërkesa shumëvjeçare e ZELS për rritjen e përqindjes së TVSH i cili shkon në të mirë të arkave me lartësi prej 4,5 përqind, dhe zotohemi se tatimi personal prej tre më së shumit 30 përqind sipas shembullit të shumë shteteve evropiane, tha Shillegov. 

ZELS në maj të vitit 2018 paraqiti edhe kërkesat në fushën e sistematizimit të qëndrimeve më lidhje me rritjen e të hyrave me rritje fazore në përqindjen e të hyrave të caktuar për komuna, si dhe rritjen e shtesave të shtetit.

Nga TVSH me 10% të të hyrave të tatimit shtesë të pagave të personave fizik në 50% dhe 50% të tatimit të fitimit të firmave të regjistruara në territorin e komunave. Tatimi nga lojërat e fatit dhe aparateve të jenë të hyra të komunave. Po ashtu procedura e Tatimit të pronës si tatim më i sigurt dhe më i drejtë tatimi të rritet me etapa prej 0,10% – 0,20% në 0,40% – 050%. Shpejtë të gjendet zgjidhje e pranueshme, e drejtë dhe e favorshme për debllokimin e llogarive të ELS dhe shkarkimin e ELS të borxheve të vjetra me sigurimin huave të buta me kamatë të ulët dhe afat për pagesë prej 20 vitesh. (ZELS qëndrime maj 2018)

Qeveria në shkurt të këtij viti (2019) formoi grup punues ndërmjet resor i cili duhet të bëj analizën e gjendjes dhe propozimin e modeleve të reja për financimin e komunave, në pajtim me praktikat më të mira të BE-së. Grupi punues prej fillimi duhet të revidentojë dispozitat ekzistuese për ndarjen e dotacioneve për arsim, mbrojtje fëmijërore, kulturë. Rezultati final duhet të jetë rritja e kapacitetit financiar të komunave, gjë që është edhe ndarje programore në Qeveri, si kusht për kryerjen e suksesshme të kompetencave dhe sigurimin e shërbimeve më kualifikuese për qytetarët.

Sipas kësaj, mund të arrihet në përfundimi se premtimi i LSDM se do të rrit burimet e të hyrave të komunave përmes rritjes së të hyrave të TVSH-së të rriten prej 4,5% në 7%, të hyrat e tatimit personal prej 3% në 35%, ndërsa të hyrat e qirasë bujqësore prej 20% në 80%, deri më tani nuk është realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.