Nuk janë plotësuar kërkesat kryesore të LSDM-së

Milloshovski në Ditarin e televizionit Sitel. Foto: Skrinshot.

 

 

Më 19.04.2016, Antoni Miloshovski anëtar i Komisionit Ekzekutiv të VMRO-DMPNE-së, deputet i parlamentit të RM-së dhe ish ministër i punëve të jashtme, në një intervistë për televizionin SITEL, duke biseduar për takimin e planifikuar të liderëve në Vjenë dhe për shtyrjen e zgjedhjeve të 24 prillit dhe 5 qershorit, dha këtë deklaratë:

Mendoj se janë përmbushur të gjitha kushtet që i ka kërkuar LSDM-ja para dy vjetëve. Të kemi Komision Shtetëror Zgjedhor të ri ku shumica qeveritare ka hequr dorë nga shumica përfaqësuese në KSHZ, të kemi qeveri ku kryetari i partisë qeveritare të mos ketë pozicion udhëheqës dhe këtë e kemi bërë më herët se që është parashikuar. Të kenë ministra, zëvendësministra, ministra plotësues, edhe këtë e kanë. (minuta e 1:56-2:24 në video)

[Burim: Sitel  (1:56 – 2:24 nga video  ) Data: 19.04.2016]

ARSYETIM:

 

Bëhet fjalë për deklaratë jo konsekuente sepse në të nuk përmendet kushti kryesorë për zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike, dhe ajo është Listë Zgjedhore plotësisht e pastruar, ashtu si është paraparë në Marrëveshjen e Përzhinos.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga katër partitë më të mëdha në vend, ndërsa garantues të zbatimit të saj janë Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, të cilët për zbatimin  e marrëveshjes  insistojnë në vendime konsensuale për të gjitha çështjet. Deri më tani nuk janë plotësuar kushtet kryesore të përfshira në Marrëveshjen e Përzhinos,  të domosdoshme për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, që Millohsovski nuk i përmend në deklaratën e tij:

  • Nuk është pastruar ista zgjedhore edhe përskaj asaj se kryetari i parlamentit ka nënshkruar vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor 2016. Me këtë vihet në pyetje besimi i qytetarëve dhe në përgjithësi kredibiliteti i zgjedhjeve.
  • Nuk janë marrë masa konkrete për ndarjen e shtetit nga partia dhe pengim të shtypjeve dhe kundër keqmenaxhimit  të resurseve shtetërore për qëllime partiake. Deri më tani nuk janë bërë hapa për investigime konkrete të rasteve të deritanishme për shfrytëzimin e resurseve shtetërore për qëllime partiake.
  • Obstruksionet e vazhdueshme dhe shtypjet nga ana e organeve shtetërore dhe partive qeveritare ndaj punës së Prokurorisë Speciale
  • Nuk janë vendosur mekanizma funksionues të kontrollit parlamentar ndaj DSK-së

Ajo që më shumë e vë në dyshim zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, është mbajtja e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike, dhe  një arsye që po ashtu nuk është përmendur në deklaratën e Antonio Milloshovskit është vendimi i Kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanov për amnestimin e disa politikanëve që janë të dyshuar kryesorë për kryerjen e veprave të rënda penale.

 

Më poshtë ju sjellim deklaratën e SHBA-ve, gjegjësisht Departamentit të Shtetit Amerikan, dhënë me 13.04.2016 në lidhje me vendimin e Presidentit:

“vendimi në vazhdim do të rrezikojë sundimin  e së drejtës në Maqedoni, integritetin e institucioneve gjyqësore dhe kredibilitetin e angazhimit të liderëve të saj kundrejt vlerave themelore  të NATO-së dhe EU-së…

Si mik i Maqedonisë, SHBA-të fuqishëm thërrasin Kryetarin Ivanov që të tërheq vendimin dhe ti lejojë Prokurorisë Speciale- të formuar në korniza të Marrëveshjes së Përzhinos-  që t’i hetojë  akuzat serioze për keqpërdorim nga ana e qeverisë, dhe të ju lejojë gjykatave  të bëjnë punën e tyre”…

Për shkakë të argumenteve të përfshira më lartë, deklaratën e Miloshovskit e vlerësojmë si jo konsekuente.

BURIME:

Televizioni Sitel-Ditari (minuta e 1:56-2:26 nga video) data 19.04.2016 (Qasur më 21.04.2016)

Vlerësuar nga: Milena Josifovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.