Nuk janë krijuar kushte për operator të tretë telefonik

Foto: maxpixel.net

 

PREMTIM: Do të krijojmë kushte për operator të tretë telefonik, që të mund të ulim çmimet e shërbimeve dhe qytetarët të kenë shërbime të cilësore.

[Burimi: Programi i LSDM për zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 “Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 212]

ARSYETIM:

Gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) LSDM premtoi se për gjashtë muaj pas zgjedhjes së Qeverisë do të krijojë kushte për operator telefonik të tretë, por këtë premtim nuk e përmbushi as edhe pas një viti që nga ardhja në qeveri.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Maçevski në fillim të vitit, gjegjësisht me 23 shkurt (2018) njoftoi se po bëhen hapat e nevojshëm për ardhjen e rrjetës së tretë të operatorit mobil në treg. Ai informoi se janë të nevojshme një sërë masash dhe ndryshimesh në disa akte nënligjore që të mund të realizohet huazimi i infrastrukturave shtetërore për kompanitë private.

Shteti nuk di se çfarë ka dhe është e nevojshme të shohim se çfarë infrastrukture posedojmë që të mund atë të jua ofrojmë investitorëve potencial. Tani ekzistojnë kufizime ligjore në mundësitë që mund infrastruktura shtetërore të ofrohet për kompanitë private. Po ashtu ka infrastrukturë të ndërtuar nga kompani private, e cila mund të jepet. Qëllimi është, që investitorëve potencial të ju prezantohemi, se , gjendja në shtet nuk është ashtu siç tregon ligji, por se ka një infrastrukturë ekzistuese e cila mund të shfrytëzohet. Ashti siç është e prezantuar në ligj, nuk jemi tërheqës për to sepse duhet të investohen shuma milionëshe, dhe të mund t’i kthejnë për 12 vite, sqaroi Mançevski

Gjatë kësaj ministri theksoi se procesi do të zgjat, dhe se tani është në vet fillim, dhe sipas njoftimeve do të udhëhiqet në mënyrë të centralizuar nga ana e Këshillit TIK. Parashikimet thonë se do të kryhet për dy vite.

Në ndërkohë as në mediume, as në ueb-faqen e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Agjencia për komunikime elektronike nuk ka të publikuar informacion se procesi i përgatitjes së kushteve për operator të tretë mobil është kah fundi, as se, është publikuar tender për zgjedhjen e operatorit të tretë celularë.

Sipas asaj që deklaroi ministri në fillim të vitit, se procesi është në vet fillim dhe do të zgjat më së paku dy vite, mund të përfundohet se ky vendim i LSDM nuk është realizuar, jo vetëm në periudhën prej gjashtë muajsh siç është dhënë afati, por as edhe pas një viti të zgjedhjes së Qeverisë.

 

BURIME:

Vlerësoi: Rada Isovska Manevska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.