Nuk janë bërë reforma në Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi

Foto: kzd.mk

Premtim: Do të reformojmë Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së, (2016), “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 35 dhe faqe 233);]

 

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) se në gjashtë muajt e parë të mandatit “do të riformojnë Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi”, deri më tani (13.04.2018), nuk është realizuar. 

Ky premtim zgjedhor i socilademokratëve është theksuar në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, së pari në kapitullin “Kontrolli mbi qeverinë”, në pjesën  “Të drejtat e njeriut”, ku në faqe 35 thuhet se vendosja e sistemit në largimin e tërësishëm të të gjithë formave të diskriminimit në Republikën e Maqedonisë do të jetë një prej prioriteteve të Qeverisë së re.

Për këtë qëllim, do të reformojmë Komisionin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili do të jetë i pavarur, trup profesional me kompetenca të rritura, i përbërë prej personave të cilët me të vërtetë i janë kushtuar mbrojtjes së të drejtave të njeriut. 

Premtimi për riformimin e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi është edhe në faqe 233 nga programi zgjedhor i LSDM-së, në “PLANI 180 – REFORMA URGJENTE ME PRIORITET TË QEVERISË SË RE NË 6 MUAJT E PARË”, në pjesën “Drejtësi, siguri, kontroll i qeverisë”. Që do të thotë se sipas afatit për realizim pjesë e programit (gjashtë muajt e parë të mandatit) reforma në Komisionin për Diskriminim do të duhet të bëhet më së voni deri në fund të nëntorit të vitit 2017 (duke pasur parasysh se Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017). Përsëri, përkundër planeve të atilla deri më tani (13.04.2018), edhe pse kanë kaluar më shumë se dhjetë muaj, kjo nuk ka ndodhur.

Organizimi i punëve dhe kompetencave të Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, si dhe zgjedhja dhe shkarkimi i anëtarëve të saj, u rregulluar me Ligjin për ndalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, të miratuar në vitin 2010. Me këtë ligj në periudhën e kaluar janë bërë disa ndryshime, ndërsa për herë të fundit është ndryshuar në janar të vitit 2018 (rreth kushtit të njohjes së gjuhës angleze).

Verifikimi i “Vërtetmatësit” tregoi se deri në momentin kur është shkruar ky tekst (13.04.2018), nuk është marr ndonjë vendim i ri ligjo i cili do të mundësojë që të reformohet Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi.

Para një jave (04.04.2018) mediumet transmetuan njoftim prej Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) se është duke e përgatitur Ligjin e ri për ndalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

Me këtë ligj rregullohet parandalimi dhe ndalimi nga diskriminimi, format dhe llojet e diskriminimit, procedurat për mbrojtje nga diskriminimi, si dhe përbërja dhe puna e Komisionit për ndalim dhe mbrojte nga diskriminimi. (MPPS)

Së fundmi (23.03.2018), mediumet informuan se Komisioni i Venecias i ka propozuar qeverisë që të rrit pavarësinë në Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi. Portali “Dua të them“, transmetoi se Komisioni i Venecia vëren se:

Në drafti-ligjin nuk ka mekanizma  të mjaftueshëm për mbrojtje me të cilët do të sigurohet pavarësia e vërtetë e Komisionit, veçanërisht për zgjedhje dhe shkarkim të anëtarëve të Komisionit. Komisioni do të kërkojë që të hetohen dispozitat për ndërprerje të parakohshme të mandatit të anëtarëve të Komisionit, sepse ato kufizojnë pavarësinë e Komisionit, si dhe të hiqen dispozita me të cilin Komisionit i hiqet e drejta për parashtrim të ankesës deri te Inspektorati Shtetërorë Administrativ në raste që Komisioni to mos veprojë brenda afatit ligjor 

Duke pasuar parasysh se afati për realizim të premtimit (dhjetor 2017) ka skaduar, prej fillimi po përgatit tekst i ri ligjor, premtimi i LSDM-së se “Do të reformojë Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi” , e vlerësojmë si të parealizuar. 

Përndryshe, Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, numëron shtatë anëtarë të cilët i zgjedh Kuvendi me konkurs publik, me mandat prej pesë vitesh, pa të drejtën e rizgjedhjes. Ky Komision për herë të parë është formuar në janar të vitit 2011, ndërsa në seancën e saj konstituive kryetari i parë u zgjedh Dushko Minovski, në atë kohë i punësuar në Ministrin për Punë dhe Politikë Sociale. Përveç Minovskit, në përbërjen e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi ishte edhe Prof. Dr. Rizvan Sulejmani, Prof. Dr. Jovan Ananiev, Agim Nuhiu, Irena Gjorgjiova, Lençe Kocevska dhe Daniela Paunova.

Ekipi aktual i Komisionit kundër diskriminimit është zgjedh në janar të vitit 2016, ndërsa në të janë: Toni Naunovski, Aleksandar Dashtevski, Aleksandar Spasenovski, Nena Nenovska – Georgievska, Jovan Ananiev, Irfan Dehari dhe Bekim Kadriu.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.