„Nuk fluturoi“ sistemi i ri për navigacion ajror

Ngelen edhe vetëm katër muaj e gjysmë për furnizim me pajisje. Foto: M-NAB

 

PROJEKT: POROSITJE, INSTALIM DHE TESTIM I SISTEMIT TË RI ATM (AIR TRAFFIC MANAGEMENT), PËRFSHIRË EDHE SALLËN TEKNIKO- OPERATIVE PËR TË

ATM- sistemi është sistem primar nëpërmjet të cilit realizohen shërbimet elemntare të M-NAB, të ashtu quajturës, dhënie e shërbimeve të navigacionit ajror në hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë, me qëllim realizim të sigurt, efikas dhe të rregullt të komunikacionit ajror. Duke pas parasysh kërkesat specifike të ICAO dhe EUROCONTROL për sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin e harxhimeve, qëllimi i pajisjes me sistem ATM të ri është që të sigurohet shërbim më efikas të navigacionit ajror, të rritet niveli i sigurisë, si dhe të përmirësohet indikatori kryesor për realizim ( siguri, kapacitet, efikasitet të harxhimit, efikasitet, fleksibilitet, parashikim dhe mjedis jetësor). ( Buxhet: vlera e përcaktuar 8.100.000 euro) Afati: Viti 2016)

 

 

ARSYETIM

Partia në pushet para zgjedhjeve të vitit 2014, në programin e saj zgjedhor me të cilin e kërkoi besimin e qytetarëve, në faqe 87, në pjesën ” komunikacioni ajror”, gjegjësisht në pjesën ” ndërtimi i sistemit për navigacion ajror“, premtoi sistem të ri të kontrollit të fluturimit dhe sallë të re operative në të (ATM sistem).

Kërkuam të dhëna për realizimin e këtij premtimi dhe erdhën deri në konstatimin që nuk është realizuar, duke pas parasysh që punët ende janë në fazën e përgatitjes dhe se janë larg fillimit. Por, edhe në rast se projekti fillon së shpejti, është më se e qartë që do të shkelet afati i përcaktuar në programin zgjedhor ( dhjetor 2016).

Në fakt, i njëjti premtim është i theksuar edhe në Programin e punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për periudhën 2014-2018, në pjesën Infrastruktura, pika “Komunikacioni ajror”.

Pajisja, instalimi dhe testimi i sistemit  ATM (Air Traffic Management), duke përfshirë edhe sallë tekniko operative për të njëjtin ( 2016)

Për këtë sistem rastisëm në dy tender të publikuar, që do të thotë që nuk ka pas më shumë. Por edhe tek ato dy nuk vërejtëm përfundim të ndonjërit prej tyre.

Me 30 qershor të vitit 2014 është publikuar një tender, ndërsa me 22 prill 2015 të dytin që e gjetëm. Kërkimi në faqen e M-NAV nuk dha ndonjë informacion për aktivitetet të marra, përveç se në faqen kryesore në pjesën “Projekte” që Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim e ka dhënë për borxh për pajisje për një sistem të tillë.

. Me 2 tetor vitin e kaluar në informim për takimin në Eurokontroll në ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski dhe drejtori i Agjencisë Ajrore Civile, Goran Jandreoski me drejtorin gjeneral të Eurokontrollit, Frank Brener, u deklarua që:

… theks të veçantë u vendos në investimet të cilat janë në fazën e realizimit, siç është pajisje me sistem të ri ATM me vlerë prej 8 milion eurosh, porosia e pajisjeve për komunikim me vlerë prej 2 milion euro, pajisje me radarë me vlerë prej 3,7 milion euro si dhe furnizimi me pajisje meteo për të dy aerodromet në vlerë prej afërisht gjysmë milion euro.

Por, kjo nuk do të thotë diçka konkrete.

Gjatë kërkimit në internet deri më tani, (18.08.2016) nuk ka informacione që është porositur, instaluar dhe testuar sistemi ATM ( siç është premtuar në programin zgjedhor). Duke pas parasysh që premtimi ka ngecur në procedurën e prokurimit, realisht nuk ka mundësi që projekti të realizohet në katër muaj e gjysmë në vijim ( deri në shkelje të afatit të premtuar), kështu që këtë premtim zgjedhor, e vlerësojmë si të parealizuar.

BURIME

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.