Nuk është zvogëluar koha e pritjes për operacion të kataraktit

Nikolla Todorv Foto: Ueb-faqja e VMRO-DPMNE-së.

Me rritjen e numrit të intervenimeve kirurgjike në shtet, do të zvogëlohet periudha e pritjes së operacionit të kataraktit. Në vend të tre deri në gjashtë muaj, pacienti do të pres më së paku dy muaj. (Nikolla Todorov – 12.08.2013)

 

 

ARSYETIM:

Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorv, në konferencë për shtyp të mbajtur me 12.08.2013, lajmëroi se numri i intervenimeve për kataraktin, deri në fund të vitit 2013, do të rritet nga 500 deri në 1.200 në disa qytete si Manastir, Tetovë, Shtip, Prilep dhe Strumicë, si dhe në Shkup, me çka do të zvogëlohet koha për pritje të intervenimit. Siç transmetuan mediumet, Torodorv atëherë tha se për operacion të kataraktit duhet që të pritet tre deri në gjashtë muaj, ndërsa intervenimi në këtë periudhë të zvogëlohet për rreth dy muaj. Kontrolli i “Vërtetmatësi”, tregoi se, edhe pse ministri këtë premtim e dha në vitin 2013, përsëri, kjo deri tani (16.03.2017) nuk është realizuar.

Bashkëbiseduesi i jon nga Shkupi thotë se para një muaji ka tentuar që të caktojë termin për operacion të kataraktit në klinikën e Shkupit për oftalmologji, por i është thënë se termin ka për dy vite, pas të cilës ka shkuar edhe në spitalin privat Sistina.

Nuk mund që të pres dy vite, do të verbohem deri atëherë. Isha në Sistina, aty më caktuan termin për një javë. Do të paguaj privat, çka të bëj kur shikimi është në pyetje – thotë bashkëbiseduesi i Vërtetmatësit. 

Tentuam që të vijmë në kontakt me drejtorin e klinikës së syrit Dr. Iljaz Ismalili, por në bisedë telefonike na tha se është i zënë dhe se do të të marrim telefonat zyrtare kur do të na dorëzojnë të dhënat për atë se sa pritet për operacionin e kataraktit në Klinikën të cilën e udhëheq. Nuk morëm përgjigje.

Drejtori i SPQ “8 Shtatori”, Dr. Sasho Stojçev thotë se për operacion të kataraktit në Spitalin e qytetit pritet rreth 3 muaj.

Vitin e kaluar kishim 2.200 intervenime të tilla, ndërsa atë numër do të tentojmë që ta kemi edhe këtë vit. Por, nëse kryhen kaq shumë operacione në nivel shtetëror dhe në spitalet e tjera, siç është klinika e syrit dhe spitali klinik në Manastir, Tetovë, Shtip, Prilep dhe Strumic, atëherë sigurisht listat e pritjes do të zvogëlohen – deklaroi Dr. Stojçev për “Vërtetmatësin”. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të përfundohet se premtimi i ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov, se pacientët do të presin më pak se dy muaj për operacion të kataraktit, është i parealizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.