Nuk është zvogëluar censusi për referendum lokal

Foto: pixabay.com

 

Do të ulim censusim për për deklarim me referendum të qytetarëve për çështje lokale. Me këtë qytetarët drejtpërdrejt do të mund të shprehen dhe do të mund të imponojnë vullnetin e vet për çështje të rëndësishme me karakter lokal.  

[BURIME: Programi parazgjedhor i LSDM-së “Plani për jetë”, faqe 164 dhe 229, data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) se në gjashtë muajt e parë të mandatit do të ul censusin gjatë deklarimit me anë të referendumit për çështje me karakter lokal, deri më tani (11.07.2018) nuk është realizuar. 

Ky pretim zgjedhor i socialdemokratëve është përmendur në dy vendet në programet e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“. Së pari në kapitullin “E ardhmja evropiane dhe jetë cilësore”, në pjesën “Vetëqeverisje lokale dhe zhvillim rajonal”, ku në faqen 164 përmendet se në funksionin e “Rritjes së transparencës dhe llogaridhënies”, do të rritet pjesëmarrja e pakushtëzuar e qytetarëve në vendimarrje në nivel lokal dhe në kontrollin e zbatimit të politikave të miratuara. Gjatë kësaj është premtuar:

Do të ulim censusin për deklarim me referendum të qytetarëve për çështje me rëndësi lokale…

Premtimi se do të ulet pragu i referendumit për çështje lokale është edhe në faqe 229 të programit zgjedhor të LSDM, në “Plani 180 – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 6 muajt e parë”, në pjesën “Qeveria më afër qytetarëve”. Që do të thotë se sipas afatit të caktuar për realizim të përfshirë në program (180 ditët e para pas ardhjes në qeveri), censusi për referendum për çështje lokale duhej që më së voni të ulej deri në fund të nëntorit të vitit 2017 (duke pasur parasysh se Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017). Përsëri, përkundër planeve të këtilla deri më tani (11.07.2018), edhe pse ka kaluar më tepër se një vit (13 muaj) deri te ndryshimi i qeverisë, kjo nuk ndodhi.

Verifikimi i “Vërtetmatësit”  tregoi se deri në momentin kur është shkruar ky tekst (11.07.2018), nuk është marr ndonjë vendim zgjedhor i cili do të mundësojë që vendimi gjatë referendumit lokale do të merret me dalje më të vogël të qytetarëve (census më të ulët).

Në fuqi janë akoma dispozitat e Ligjit për referendum dhe forma të tjera të shprehjes së drejtpërdrejt, të miratuar në vitin 2005, sipas të cilave që një referendum të jetë i suksesshëm, gjegjësisht që të miratohet një vendim referendumi, në votim duhet të dalin 50 përqind, plus një, prej numrit të votuesve që gjenden në Listën zgjedhore të komunës.

Më saktë, në lidhje me censusin për çështje me karakter lokal, në kapitullin (3) “Referendum në nivel lokal” në Nenin 41 paragrafi 1 nga ky Ligj është paraparë se:

Neni 41

  1. Vendimet për referendum në nivel lokal do të vlejnë nëse për ato kanë votuar shumica nga numri i përgjithshëm i numrit të qytetarëve që kanë votuar, nëse kanë votuar më shumë se gjysma nga numri i përgjithshëm i shkruar në ekstrakt të Listët zgjedhore për komunën, Qyteti i Shkupit dhe komunat në qytetin e Shkupit ku po realizohet referendumi. 

 

**** Vërjetjes

Para gjashtë muajsh (22.01.2018) Ministria e drejtësisë publikoi propozim-ndryshime të Ligjit për referendum në Regjistrin e vetëm nacional elektronik për rregulla në Republikën e Maqedonisë (ENER), ndërsa ditën tjetër (23.01.2018) i tërhoqi, pasi që mediumet publikuan se ndryshimet ligjore do të miratohen me procedurë të shkurtuar dhe pa diskutim publik. Nga Ministria e Drejtësisë atëherë komunikuan se ndryshimet e propozuara nuk ndryshojnë thelbin e Ligjit, por bëhet fjalë për  përputhje të termineve me ligjet e tjera (Kodin Zgjedhor), por edhe se me to janë hequr disa zgjidhje të vjetëruara. Përsëri, nuk ka informacion as për atë se kur do të bëhet korrigjimet dhe kur do të publikohen në përputhje teknike në Ligjin për referendum.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.