Nuk është zgjidhur problemi me deponinë në Strugë

 

Premtim: Zgjidhje e problemit me deponinë e egër në Strugë. Qytetarët do të kenë qytet të pastër, mbeturinat do të mblidhen dhe do të transportohen deti te deponia rajonale. 

[ Programi zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2017 i kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, data: tetor 2017 ]

ARSYETIM:

programin zgjedhor të kryetarit të komunës në Strugë, Ramiz Merko me të cilin morri pjesë në zgjedhjet lokale (15 tetor 2017), në pjesën Mjedisi jetësor (faqe 27) është premtuar “zgjidhja e problemit me deponinë e egër duke zhvendosur mbeturinat në deponinë rajonale”. Ky premtim zgjedhor i kryetarit Merko deri më tani (06.06.2018), nuk është realizuar. 

Me 14 korrik të vitit 2017, Ramiz Merko, kryetari i tanishëm i Strugës, atëherë ministër pa resor, i pyetur prej mediumeve për zgjidhjen e problemit me deponinë, deklaroi:

Ne kemi ndihmë edhe prej Qeverisë së tanishme, me çka që para një jave filluam me tenderin për prokurim të makinave për shtypje, me të cilat janë paraparë edhe katër kontejner me të cilët do të ngarkohen mbeturinat dhe të njëjtat do të transportohen në Drislla në Shkup. Për transport janë siguruar mjete dhe besojë se deri në maj do të kemi vend grumbullimi ku do të ngarkohen. 

Pas fitores në zgjedhjet lokale, me 19.12.2017 i pyetur nga “Portalb” për premtimet në mandatin e tij, në lidhje me deponinë si kryetar i Komunës së Strugës deklaroi:

Një ndër problemet më kryesore që kishte kjo komunë në periudhën e fundit ishte deponia e saj, e cila mori flake dhe shkaktoi shqetësim, brengosje dhe hidhërim te banorët. Ndotja e ajrit nga djegia e deponisë shkaktoi revoltë tek banorët të cilët ngritën zërin në mënyrë të ndryshme duke kërkuar përgjegjësi komunale dhe zgjidhje të menjëhershme të problemit.

Me 22.05.2018 në intervistën e tij të dytë për Portalb, i pyetur në lodhje me deponinë ai përsëri tha se është hapur tender për ndërtimin e punktit prej ku mbeturinat do të transportohen në “Drislla”. Por, edhe pse është pyetur, ai nuk u përgjigje rreth ndërtimit të deponisë së re rajonale.

Me 02.06.2018 Alsat-M njoftoi se afati i fundit i dhënë – fundi i muajit maj, është kaluar nga ana e kryetarit të komunë dhe se deri më tani ky problem nuk është zgjidhur:

Asnjë zgjidhje për deponinë e madhe në hyrje të qytetit të Strugës, përkundër paralajmërimeve se një gjë e tillë do të përfundonte në maj. I pari i Komunës Merko tani jep premtim të ri, problemi sipas tij do të zgjidhet në korrik.

Përsëri, edhe përkrah një mundësie për zgjidhje të përkohshme të problemit me deponinë, momenti më i rëndësishëm prej të cilit varet nëse në të ardhmen do të zgjidhet problemi me deponinë në Komunën e Strugës dhe rrethinë, mbetet premtimi për ndërtimin e deponisë së re rajonale. Ajo është planifikuar që të ndërtohet në Komunën fqinje, Debarcë, por pushteti lokal i atjeshëm thotë se nuk do të lejojë një gjë të tillë.

Për këtë, duke pasur parasysh të gjithë informacionet, sipas metodologjisë së “Vërtetmatësit”, premtimi i kryetarit Merko “për zgjidhjen e problemit të deponisë së egër në Strugë me bartjen e mbeturinave në deponinë rajonale”,  e vlerësojmë si të parealizuar. 

BURIME:

 

Vlerësoi: Drilon Saliu


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *