Nuk është ndërtuar zona industriale në fshatin Reçicë, Kumanovë

Komuna e Kumanovës ka nevojë që të rrit investimet e vendase dhe të huaja të cilët do të kontribuojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe do të paraqes zhvillim ekonomik digjital. 

Zgjidhja 1: Ndërtimi i zonës së zhvilluar teknologjike-industriale bashkëkohore në fshatin Reçicë prej 60 mijë metra katrorë, e cila do të ketë dalje në autostradën E75 (Shkup-Beograd). Do të ketë qasje të sigurt deri të ujësjellësi, energjia elektrike, kanalizimi dhe gazi natyror me çka do të sigurohen kushte për tërheqjen e investitorëve më të mëdhenj në Komunë. Në suaza të kësaj zone të zhvilluar teknologjike-industriale 11 do të ketë mundësi që të hapen 60 objekte ekonomike me projektim prej 2500 deri në 3000 punësimin të reja. 

 

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e zonës bashkëkohore teknologjike-industriale në fshatin Reçicë, është pretim i parealizuar i kryetarit të Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski. Projekti është pjesë e programit të tij parazgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013, të titulluar si “E ardhmja tani! Është koha! (faqe 10). 

Këtë premtim Damjanovski e ka dhënë gjatë kohës së fushatës parazgjedhore me 05.03.2013.

Në takim me simpatizuesit dhe anëtarët e LSDM-së në lagjen Ajduçka Çeshma, kryetari Zoran Damjanovski premtoi ndërtimin e zonës industriale në fshatin Reçicë në të cilën do të punojnë 60 kompani dhe do të hapen 2500 vende të reja të punës, informoi portali Kumanovonews

Me 18.09.2013, portali A1On publikoi informacionin se Komuna e Kumanovës shet parcela nga zonat industriale, mes të cilave edhe në atë të fshatit Reçicë.

Damjanovski biznesmenëve ju ofro përfitimet që mund të kenë nëse vendosin, nëpërmjet ankandit elektronik të vijnë deri të parcelat e zonës, te kazerma “Hristijna Todorovski-Karposh” dhe te kazerma në fshatin Reçica. 

Ankandi elektronik për shitjen e 11 parcelave,do të fillojë të hënën, përderisa parcelat e mbetura do të promovohen muajt e ardhshëm, varësisht prej interesit. Çmimi fillestar për ankand është një euro për m2, me depozitë prej 30 përqind nga çmimi i paraparë, i cili do të kthehet nëse humbin në ankand. 

Me 07.11.2013 televizioni Kanal 5 publikoi se ministri i atëhershëm për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe kryetari i Kumanovës Zoran Damjanovski, janë përplasur për zonën industriale në Reçicë”

Në vend të një euro për metër katror si çmim fillestar për tokën shtetërore të zonës industriale Reçicë, të cilën së voni e promovoi kryetari i Komunës së Kumanovës para shoqërisë së biznesit, parcelat do të shiten prej 4 deri në 14 euro. Komuna instruksione të këtilla ka marr nga Ministria per Transport dhe Lidhje sepse toka ka qenë edhe për qëllime të tjera, jo vetëm për industri, por do të të përfshihen edhe përmbajtjet komerciale. 

Me 21.01.2014, Radio Evropa e Lirë informoi se Qendra për zhvillim të rajonit veri-lindor ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar të katër projekteve, mes të cilëve edhe ndërtimi i infrastrukturës në zonën industriale në fshatin Reçicë.

Duke pasur parasysh se fati i pavarur i zonës industriale në fshatin Reçicë, për shkak të mosmarrëveshjes mes vetëqeverisjes lokale në Kumanovë dhe institucioneve shtetërore, i pyetur se çka do të ndodh me projektin, Protiq thotë se atyre nuk ju intereson politika. 

Me 10.09.2014, RTM informoi se Komuna e Kumanovës publikoi konkurs të dytë për zonën industriale në Reçicë.

Komuna e Kumanovës përsëriti konkursin për ankand publik për tokën në zonën industriale Reçicë, pasi që në thirrjen e parë nuk u paraqit asnjë ofrues. Në Konkursin aktual përsëri garohet për tre parcela të përcaktuara për ndërtim të hotelit, kompleksit komercial dhe hapjen e fabrikës nga fusha e lehtë jo-ndotëse. 

Me 10.12.2014, portali Kumanovonews informoi se Komuna e Kumanovës për herë të tretë publikoi ankand për zonën industriale në fshatin Reçicë, pasi që në të parën nuk u paraqitën investitorë, ndërsa në të dytën i interesuari i vetëm nuk ka pasur komplet dokumentacionin e tenderit. Janë ofruar tre pesë parcela me madhësi të ndryshme të lokalizuara afër autostradës Kumanovë-Tabanovcë.

Shpresojmë se për herë të tretë ndonjëra nga këto parcelat do të shitet. Do të krijohen kushte për formimin e zonës industriale në lokacionin e përcaktuar. Njoftimi publik zgjat 40 ditë, ankandi do të jetë elektronik dhe do të shohim se në ofertën publikë kush do të jetë më i suksesshëm. Ka parcela prej 6000, 7000, 13000 metër katror varësisht prej qëllimit – deklaroi Lidija Lang Spasovska, udhëheqëse në sektorin për urbanizëm në Komunën e Kumanovës. 

 

Me 24.06.2017, portali Kurir, duke transmetuar konferencën për shtyp të VMRO-DPMNE-së, publikoi se “Në vend të zonës industriale, Damjanvoski lë livadhin e zbrazur” 

Për fat të keq, mund që të konstatohet se e ashtuquajtura zonë industriale e DAMJANOVSKIT është vetëm një prej premtimeve të shkuara huq në letër. Aty sot, përveç një livadhi bosh dhe barë i pakositur, nuk mund të shihet asnjë projekt infrastrukturor i filluar, të cilin është dashur që ta realizoj pushteti lokal, me qëllim që të tërhiqen investitorë. Në livadhin i cili duhej që të ishte kapacitet industrial, nuk është kyçur ujë, kanalizimi, rryma, aq më pak është ndërtuar ndonjë rrugë për këto qasje.  

Në internet kërkimet, si dhe faqen zyrtare të Komunës së Kumanovës nuk mund që të gjendet informacion të tipi se në zonën industriale në Reçicë është ndërtuar ose se kompanitë aty kanë hapur zyrat e tyre.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, si dhe faktin se mandati i kryetarit të komunës formalisht ka përfunduar (ai faktikisht është vazhduar deri me 15 tetor të vitit 2017, kur do të mbahen zgjedhjet lokale), mund që të përfundohet se premtimi i Damjanovskit për ndërtimin e zonës së zhvilluar teknologjike-industriale bashkëkohore në fshatin Reçicë, është i parealizuar. 

 

 BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastatsovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *