Nuk është ndërtuar tregu i kafshëve

Projekt: “Zgjerimi dhe modernizimi i tregut të kafshëve”. tregu i kafshëve në Çeshinovo-Oblleshevo është tregu më i madh i kafshëve në Maqedoninë lindore. Me ndryshime të Planit të përgjithshëm urbanistik do t’i qasemi rregullimit të infrastrukturës së tregut ekzistuese për kafshë. Tregu i ri do të  ndërtohet në pajtim me standardet më moderne dhe më bashkëkohore për punë në tregun e kafshëve. Në këtë mënyrë do të mbështetim hapjen e kapaciteteve për përpunim të mishit dhe produkteve të mishi dhe do të sjellim efikasitet në punë për qytetarët të cilët merren me këtë veprimtari. Mjetet: 1.216.000,00 denarë. Burim i financimit: Buxheti i Republikës së Maqedonisë. Afati: viti 2015

ARSYETIM:

Premtimi për zgjerimin dhe modernizimin e tregut të kafshëve në Çeshinovo-Obleshevi është premtim i parealizuar i kryetarit të kësaj komune, Kostadin Liçkov. Projekti është pjesë e programit parazgjedhor në për zgjedhjet lokale të vitit 2013-2017, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Çeshinovo-Obleshev më të mirë!” (faqe 35).

Kryetari Çeshinovo-Obleshevës, e 23.08.2017 mbajti konferencë për shtyp në të cilin dha llogari për atë që është punuar.

Periudhën e kaluar punuam pa u ndalur dhe me vetëdije me qëllim që Komunën e Çeshinovo-Obleshevës, ta bëjm vend të përshtatshëm për jetesë. U munduam që të shkojmë hap pas hapi me realizimin e qëllimeve të vendosura dhe realizimin e projekteve nga Programi. Është realizuar numri më i madh i projekteve infrastrukturore të cilët janë të rëndësisë së lartë për banorët. Punuam vazhdimisht në përpunimin e projekteve në drejtim të përmirësimit të kushteve në komunë, theksoi kryetari i Komunës së Çeshinovo-Obleshevës, Kostadin Liçkov, i cili dha llogari për atë që është punuar në 4 vitet e fundit, transmeton Kurir

Por, në konferencë për shtyp, Liçkov nuk përmendi se është ndërtuar tregu i ri i kafshëve në komunën e tij.

Projekti nuk përmendet si i përfunduar në Llogaridhënien për projektet e realizuara, e cila është publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Çeshinovo-Obleshevës.

Në kërkimet në internet, si dhe në faqen zyrtare të komunës, nuk ka informacion se ka filluar ndonjë procedurë në lidhje me tregut e kafshëve. Me qëllim që të marrim një përgjigje më konkrete, ju drejtuam komunës, prej ku na vërtetuan se tregu i kafshëve deri më tani nuk është ndërtuar dhe se ende funksionon tregu i vjetër.

Duke pasur parasysh këtë, mund që të përfundohet se premtimi i Liçkovit për ndërtimin e tregut të ri të kafshëve në Çeshinovo-Obleshev është i parealizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *